Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:31 Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë Portugalja pritet të arrijë 910 milionë dollarë investime në kapital sipërmarrës në 2026, një rritje prej 187% krahasuar me 320 milionë dollarët e 2025-ës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kastriot Islami: Protesta e ndëshkim, paralelisht me reformën

Forum E martë, 28 Janar 2020 20:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Kastriot Islami-

Ngritja e Këshillit Politik nuk shënon asnjë rivendosje të paqes mes opozitës e Rilindjes sepse s’mund të ketë paqe me hajdutët, kriminelët dhe trafikantët e pronës dhe parave publike apo të votave. Vendimi për krijimin e Këshillit Politik mund të cilësohej vetëm si fillimi i fundit të Rilindjes. Ky vendim nuk është dhe nuk duhet konsideruar si paqe e Opozitës me Rilindjen apo për Rilindjen, por një veprim për fillimin e largimit të qeverisjes së saj.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Nëse nuk do të ndodhte kështu, atëherë vendi do të zhytej më thellë në krizë e kaos. Për më tepër që vendimi për të ngritur Këshillin Politik duket rrjedhojë e vendimit të Bundestagut për të vendosur 9 kushtet e hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë. Kushte, ku janë përfshirë të gjithë kërkesat e opozitës, për të mundësuar largimin e butë të Ramës nga qeverisja e vendit dhe ardhjen e opozitës në pushtet me zgjedhje të lira e të ndershme, pra me votë dhe vetëm përmes votës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Betejat për ta hequr Ramën si Kadafi, Sadami apo Noriega përmes protestave e demostrimeve masive popullore, apo mosbindjes civile jo vetëm nuk rezultuan fizibël, por duket edhe s’u konsideruan adekuate (por me shumë gjasa duket se nuk janë përjashtuar plotësisht nëse Rama do të obstruktonte rrugën e “butë” të largimit të tij nga pushteti) nga partnerët kryesorë të Shqipërisë.

Duket se në vitet 2017-2020, ndonëse dosja e hajdutërisë së qeverisë Rama dhe e lidhjeve të saj në ngushta me krimin, si dhe blerja e votave e kërcënimi i votuesve, gjenden mbi tavolinat e kancelarive të të gjithë vendeve anëtare të BE, Shqipëria trajtohet më shumë një vend anëtar stabël i NATO-s (vendim i marrë me konsensus) dhe që pret konsensusin e “madh” për hapjen e negociatave me BE, pra që mendohet se zotëron maturinë e nevojshme për të gjetur zgjidhjet e krizave përmes rrugës perëndimore të negociatave, madje pa ndërhyrje nga jasht.

Thënë sa më sipër, ndjekja e rrugës së “butë” s’do të thotë aspak se opozita do të abandononte protestat apo tubimet paqësore masive, por paralelisht me uljen në tavolinë do të vazhdonte të mbante të lartë presionin mbi Ramën në mënyrë që ta detyronte atë të realizonte zgjedhje të lira e të ndershme ose thënë ndryshe ta detyronte atë të pranonte rrugën e “butë” të largimit të tij nga pushteti për të shmangur përplasjet eventuale…

Kjo do të thotë se opozita s’ka bërë e natyrisht s’do të duhet të bëjë asnjë lloj paqeje me sektin e hajdutërisë së votës dhe të krimit elektoral, madje duhet të përgatisë, përveç rrugës së “butë” edhe alternativat e tjera të veprimit demokratike, ndërkohë që për momentin është ulur në tavolinë për të ndjekur rrugën perëndimore të ndryshimeve të nevojshme të rregullave të “lojës” ose thënë ndryshe për të ndërtuar rrugën e “butë” të ardhjes së saj në pushtet që përmbyllet me zgjedhjet e lira e të ndershme, domodoshmërisht të parakohshme ose pa Ramën kryeministër….

Po ashtu opozita, sic përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut, krahas me uljen në tavolinën e reformës, duhet të ringrejë e të përdorë protestat e tubimet për të detyruar SPAK të ndëshkojë ashpërsisht të gjithë hajdutët e kriminelët e votës së lirë që jo vetëm të zbulohet në sytë e publikut delegjimiteti i pushtetit qëndror e vendor të Ramës por që askujt në të ardhmen të mos i shkojë ndërmend të ndjekë këtë rrugë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 1 minute

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.