Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:29 Edhe sot kërkon DIALOG! Kryeministri Rama ka postuar sot, si përditë, kërkesën drejtuar studentëve për DIALOG. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

Forum E premte, 23 Korrik 2021 06:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati

Nëse ka një fjalë që mund të përmblidhet e tërë protesta e opozitës, ajo është mungesa e çdo risie.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 14 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 17 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 19 orësh

Përpos numrit të militanteve që ishte brenda limiteve të asaj që çdo bashkim partish mund të mbledhë, aty nuk pati asnjë surprizë dhe asnjë mesazh që të tërhiqte vëmendjen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në tribunë u ngritën po ata krerë legjendarë të partive të vogla pa asnjë votë. Madje disa prej tyre janë bërë fjalimbajtës profesionistë mitingjesh, sepse të njëjtat gjëra i kanë thënë edhe dikur, në tribuna, përkrah Edi Ramës.

Aty mungoi çdo prurje apo fytyrë e re (përpos spektaklit patetik të atij socialistit të zhgënjyer) që do të kriojonte idenë se që nga pranvera e vitit të kaluar, kauzës së opozitës i janë bashkuar edhe grupime të reja shoqërore, si psh naftëtarët e Ballshit, protestusit kundër inceneratorit të Fierit, studentët e pakënaqur nga tarifat etj.

Nga tribuna, Monika Kryemadhi, nuk surprizoi me asgjë, veçse mbështeti këmbënguljen e saj për të vazhduar gjuajtjen me çizme të Edi Ramës.

Ndërsa homologu i saj, Lulzim Basha, konfirmoi frikën proverbiale për të përmendur oligarkët bashkë me të cillët Edi Rama po zhvat Shqipërinë. Ai arriti të citojë veçse emrin e Vilma Nushit, që me sa duket është e vetmja fituese parash publike që nuk qëras me to të dyja palët.

Por, mbi të gjitha, ajo që i mungoi protestës, ishte mbyllja e saj pa një mesazh për të ardhmen. Organizatorët u dukën sikur shpëtuan nga një përgjegjësi që u kish mbetur në qaftë, të cilën e kryen si një detyrë të bezdisshme.

Premtimi i vetëm për njerëzit e mbledhur në bulevard ishte se liderët do të vazhdonin të qëndronin përkrah tyre.

Ndërkohë, mbi të parin miting që opozita organizonte që pas maskaradës së mbylljes së çadrës, rendonte si shpata e Demokleut një mallkim i madh: nga ajo kërkohej të bënte diçka që do ta tejkolonte kërcënimin me bojkokot të zgjedhjeve. Nga ajo pretendohej më shumë sesa ndonjë xham i thyer, më shumë sesa ndonjë konfrontim me policinë.

Në lojë ishte vënja në pikpyetje e sistemit dhe bllokimi i tij.

Kjo shpresë ishte ndezur edhe nga një propozim i ish kryeministrit Berisha pas seancës së zgjedhjes së prokurores së përkohshme, ai për djegjen e mandateve të deputetëve dhe braktisjen përfundimtare të parlamentit.

Nga këndvështrimi se si i shikon gjërat opozita, e cila vizaton një Shqipëri të kapur nga kriminelët dhe trafikantët, ku përditë vidhet pasuria publike, ku Edi Rama pasi ka futur nën sqetull çdo pushtet, në grykësinë e vet do të kullufisë edhe federatën e futbollit, propozimi i Berishës mendohet të jetë e vetmja rrugë. Në një terren anti- demokratik, duhet të jesh donkishot të pretendosh se do të fitosh me armë demokratike.

Prandaj shpresa e vetme për politikën e faktit të kryer që po ndej kryeministri është zhytja e vendit në një krizë permanente.

Ajo do t’i bënte edhe shqiptarët indiferentë edhe ndërkombëtarët e rrehatuar nën mbretërtrimin e Ramës, të shkundeshin nga pajtimi me stabilitetin e rremë.

Historia e shkurtër e çadrës, përpara se Lulzim Basha ta tradhëtonte në mënyrë të turpshme atë, tregoi se vetëm krijimi i një krize serioze dhe vënja në pikpyetje e sistemit, së pari, mund ta afrojë opozitën me faktorë të rinj brenda vendit dhe së dyti, mund ta shpjerë problemin shqiptar nga pragu i korruptuar i diplomatëve lokalë drejt hallkave shumë më të larta të kancelarive të tyre.

Por, në mitingun e sotëm, as Luli dhe as Monika, që i bënë njerzve thirrje të shpërndahen paqësisht, nuk dëshmuan dot se kanë në mendje diçka që e kapërcen radikalizmin e çadrës. Të gjithë ata që shpresuan marrjen parasysh të propozimit të Berishës, apo çdo lloj zgjidhje tjetër që vë në pikpyetje sistemin, mbetën të zhgënjyer.

Prandaj, protesta e opozitës la shijen e një “déjà vu” je të trishtuar, ku njëlloj si gjithmonë, dëgjohen fjalimet e Nard Ndokës, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës. Basha dhe Kryemadhi u duk sikur e hoqën qafe detyrën e bezdishme të të bërit opozitë duke dëshmuar se janë të pa aftë për të sakrifikuar më shumë sesa kaq. Lapsi.al

Lexoni lajme të tjera për këtë argument në “Koha Jonë”

Basha: Qeveri antimafie, zgjedhje të reja. Kryemadhi: Rama IK!

Qindra mijëra protestues para Kryeministrisë

Berisha: Sot qytetarët “varrosën” 25 qershorin

Lubonja: Pse nuk e nxjerrin me shkelma nga zyra Edi Ramën?

Pas protestës provokon PS: Nuk u mjaftojnë shuplakat

Protesta e opozitës, jehonë në mediat ndërkombëtare

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 8 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 2 orësh

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.