Provat e provave…
Nga Ylli Manjani
Kanabis në çdo cep të vendit. Trafik i jashtëzakonshëm i drogës. Sasi pa fund droge të sekuestruara nga Italia. Avionë që ngrihen e ulen në pista të parapërgatitura në kushte rrethanore;
Të rinj 20-25 vjeç që shfaqen krejt pa pritur biznesmenë dhe pronarë llogarish bankare. Banka me aksionerë nga off-shore. Kontrata koncesioni që çdo firmë e bankë serioze do hezitonte ti financonte. Policë të kapur në flagrancë me kultivuesit dhe trafikuesit e hashashit.
Një drejtor i Përgjithshëm i Policisë largohet në mënyrë misterioze, kurse tjetri mbrohet po në mënyrë misterioze (të paktën dy ministrat e fundit nuk e njohin për drejtor).
Një “Audi 003” që u shit e u ble po kërkush nuk po e gjen. Radarët paskan qenë fikur e ndezur për llogari të trafikut. Cilido që denoncoi kanabizimin u përndoq ligjërisht dhe politikisht. Përgjimet, o zot përgjime pa fund, që përdoren për shantazhe korridoresh pushteti nga më të paparat. Asnjë kultivues apo trafikant nuk është arrestuar. Vetëm rrogëtarë e “hallexhinj”. Raporte ndërkombëtare, si ansjëherë tjetër më parë. “Drunj të shtrembër” që “drejtohen” për më pak se 24 orë. Deputetë, ministra, kryetar bashkish njerëz të afërt me kryeministrin e familjarë të tij kanë lidhje direkte me krimin, që rrëfehen hapur tashmë në publik;
Megjithatë. PROVA S’KA!!! Kush kërkon prova është Tropojan; kazan; kastravec; i korruptuar e kush e di se ç’është! Kot e keni! PROVA S’KA. Kush kërkon prova do ta hajë me Vetting!
Provat duhet të paraqiten vetëm në kryeministri me qëllim shkatërrimi ose shantazhi ndaj “të pa bindurve”.Provat e tjera janë të sajuara!
P.S. Për këtë temë po mbahen leksione në Pogradec, si të fshihet e vërteta! Ka edhe demonstrime…
(VIDEO E POSTUAR NGA YLLI MANJANI NE FACEBOOK)
https://www.facebook.com/100013033472627/videos/363482720762841/