Provokatorët real të Skënderbeut!
Nga Mero Baze
Vjet për Kurban Bajram pati një histeri qysh në mëngjes. E kishin kapur me Skënderbeun. Qysh herët në mëngjes, të njëjtët njerëz që sot kanë vënë kujen për Skënderbeun e “mbuluar”, po krenoheshin që gjunjëzuan myslymanët besimtarë në Tiranës, dhe I “detyruan” ti faleshin Skënderbeut. E postuan e ripostuan një foto të besimtarëve në gjunjë para Kalit të Skënderebut, ndërkohë që mua nuk më dukej e tillë. Myslymanët falen duke u drejtuar andej nga u thotë feja e tyre, cka koincidon me pozicionin e Monumentit të Skënderbeut.
Aq e neveritshme u bë zhurma që “myslymanët ishn gjunjëzuar” para Skënderbeut, që edhe mua që jam ateist dhe kam një bezdi nga këto ritet fetare kolektive nëpër sheshe, filloi të më vij keq që ua paskan bë me hile këtyre myslymanëve dhe I kanë “gjunjëzuar”.
Sot në mëngjes që në orën 6.00, ma nxorri gjumin një prej këtyre tipave. Kishte pritur se si do t’ua “dhiste” Skënderbeu prap myslymanëve. Por pa që dhjetë metra para Skënderbeut, tabela elektronike e reklamave pengonte pamjen e Skënderbeut. Në pozicionet e tjera Skënderbeu duket normalisht, por me rëndësi ka fotua që nuk duket, e që quhet se është “mbuluar Skënderbeu” Dhe nisi një histeri e re.
Nga Kosova një miku më shkruan se I kanë vënë burk, një tjetër thotë I kanë mbuluar dhe koqet kalit. Në fakt ato duken po të ulesh poshtë siç falen ata. (Me një fjalë I kanë rrujt koqet siç thotë populli në këtë rast).
Kjo është një histeri e shëmtuar, nga ato provokacionet e ndyra që duan deomos konflikt mes myslymanëve dhe feve të tjera në Shqipëri.
Nuk e vë në dyshim që dikush është kujdesur për skenografinë që edhe Skënderbeu të mos mbulohej, por dhe të mos shikohej nga të gjithë, duke e penguar skena. Ka aty brenda një zell politiko-fetar kundër tij, duke kujtuar natyrisht dhe “triumfalizmin” e vitit të kaluar, të atyre që I “tallën” se ju gjunjëzuan Skënderbeut. Por këta histerikët që bëjnë si “Gardistë të Skënderbeut”, janë në fakt autorët e vërtet të kësaj beteje fallco.
E donin vitin e kaluar, duke “u tallur” me besimtarët se ua kishte future Erion Veliaj dhe i kishte vënë të faleshin para Skëndrebut dhe po I provokojnë sivjet kur shpikin sikur kanë mbuluar Skënderbeun.
Më e neveritshme është pastaj që gjithë llumi I shoqërisë, ata që duan të bëhen protagonist, ata që duan të bëhen “proeprendimorë” me Skëndrebun, dhe pro turq në grabitje të vendit, vazhdojnë histerinë.
Ky është një rast I mirë për të hartuar një rregullore të përdrimit të Sheshit Skënderbej për festa fetare, manifestime politike, apo festa kombëtare dhe këtu merr fund debati.
Skënderbeu nuk ka nevojë as të “gjunjëzoj” besimtarët myslyman, as të gjunjëzohet prej tyre. Atij I janë gjunjëzuar gjithë shqiptarët duke e pranuar si simbolin unfikues kombëtar dhe jo si drejtues meshash apo Kurban Bajramesh. Ai është aty për të na kujtuar historinë dhe rrënjët e kombit dhe I ka mbyll betejat me të gjallët më 1468, gati 550 vjet më parë.
Ndaj figurave të tilla të mëdha, do ketë gjithnjë njerëz që do hedhin gurë, apo njerëz që do ti ngjitet pas bishtit të kalit, që të duken si ai, por kjo nuk e prek atë.
Ata që gëzojnë dhe vajtojnë, duke përmendur emrin e tij, thjeshtë kanë axhendën e tyre ku Skëndrebu është I keqpërdoruri i madh .
Nëse i bën keq dikush Skënderbeut në këto kohë, janë pikërisht këta që e duan Skënderbeun, antimyslyman, katolik apo ortodoks.
Lereni të qetë maj kalit, dhe altarit të kombit shqiptar, se as ata që ulin kokën poshtë tij, e as ata që duan të rrijnë në krah të tij, si “Skënderbej” të rinj, thjesht e bezdisin. Siç bezdisnin në të gjallë mizat kalin e tij, kur I hyjnë nga poshtë. TemA