PS shpëtoi ish-ministrin Tahiri, Edi Rama synon mosrrëzimin e Qeverisë
Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama nuk kanë suprizuar sot. Ashtu siç kanë deklaruar prej një jave, e mbrojtën Saimir Tahirin me vota në Kuvend dhe me avokati falas kundër akuzave të Prokurorisë. Në Parlament, socialistët dhanë 75 vota për të mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm që akuzohet për “trafik droge” dhe “korrupsion”.
Megjithë presionin e fortë të opinionit publik, të medias dhe opozitës sërish socialistët qëndruan stoik në mosdorëzimin e ish-ministrit. Me votimin e sotëm çështja “Tahiri” tashmë quhet e përfunduar për PS. Ish-ministri do të hetohet si deputet i thjeshtë, por nuk rrezikon të arrestohet, derisa nuk ka një vendim gjykate. Për momentin edhe Tahiri duhet i kënaqur me këtë vendim dhe nuk ka ndërmend të nis ndonjë sulm brenda PS, siç dha sinjalet një javë më parë në emisionin “Opinion”. Shkurt, nuk ka ndërmend të flas dhe të marrë me vete në vorbullën e akuzave të tjerë qeveritarë që mund të implikohen në çështje të nxehta. Po ashtu, moralisht socialistët ndjehen të qetë pasi nuk e lanë një ish-kolegun e tyre të binte në “duart e drejtësisë”.
Faza e parë e stuhisë te mazhoranca duket se ka kaluar. Por tashmë një tjetër problem po shfaqet në sfond. Derisa socialistët dhe qeveria zgjodhën të mbrojne Tahirin, gjithë akuzat publike të ish-ministrit tani rëndojnë edhe mbi qeverine. Bile mbi koken e kryeministrit do vijnë stuhi nga pertej Atlantikut. Akoma stuhia eshte duke ardhur. Sa është nisur dhe po sillet mbi Oqean në drejtim të Tiranës zyrtare.
Retorika e këtyre ditëve, investimi i fortë publik i Kryeministrit në këtë mbrojtje, qëndrimet e ministrave dhe deputetët “pro” Tahirit kanë dhënë efekt të kundërt në opinion. Tahiri mund të dalë i pastër nga e gjithë kjo rrëmujë, por Qeveria “Rama” u bë pis dhe mori një njollë që do e ndjekë gjatë. Kur Rama zgjodhi të mbrojë Tahirin, bashkë me ish-ministrin, mori dhe përgjegjësinë për ato mëkate që dyshon prokuroria. Kjo është një kosto që Edi Rama e mori përsipër me vetëdije. Me dëshirë, apo i shantazhuar, kjo është një çështje tjetër. Sot përballë gjithë presionit te publikut, te bazes socialiste, opozitës dhe ndërkombëtarëve ndodhet Edi Rama dhe qeveria e tij.
Nëse Tahiri shpëtoi, Qeveria sapo ka nisur të ndjejë efektet e para. Sondazhet e shpeshta që Edi Rama bën për testimin e opinionit këto ditë i tregojnë se shqiptarët nuk e kanë ngrënë kollaj gjithë këtë histori. Në rrjetet sociale, janë edhe vetë votuesit e PS ata që “ja plasin në fytyrë” disa të vërteta lidhur me çështjen “Tahiri”. Ndërkohë, opozita ndodhet sot në kuotat më të mira. Përplasja Drejtësi-Qeveri u ka dhënë më shumë argumente partive të opozitës PD-LSI kundër qeverisë.
Ndërkohë ajo që i druhet më shumë Edi Rama është qëndrimi i ndërkombëtarëve. Dhe nga Fronti i Perëndimit erërat që po fryjnë për Qeverinë “Rama”, nuk janë të mira. Partitë Popullore Europiane dje dhanë sinjalet e para të kundërshtimit të fortë të qeverisë Rama. Kreu i PPE i kujtoi Kryeministrit se me këto presione ndaj drejtësisë nuk mund të hapen negociatat për Shqipërinë. Të tjera reagime të forta pritet në ditët në vijim.
Pas Tahirit, Edi Ramës i duhet të shpëtojë Qeverinë. Në Kuvend mbajti një fjalim me bejte dhe batuta, por sikleti dhe nervozimi i lexohej qartë. E manifestoi hapur, live, me gazetaret dhe kunder kujtdo qe beson se me rastin Tahiri qeveria ka mbaruar politikisht. Edi Rama e kupton mjaft mire se ajo cka i beri Tahiri nuk ia kane bere gjithe kundershtaret qekur ka hyre ne politike. Edi Rama mbetet i vetdijshem se hovi, entuziazmi dhe projektet pas 25 qershorit, sic i ka menduar, nuk ekzistojne me. Keshtjella e tij po bie nga pak e perdite; per fajin e Sajmir Tahirit qe ishte njeriu dhe ministri me i besuar i tij. A ka lidhje Tahiri, ne kete histori, me kryeministrin mbetet te presim, ndonese eshte idiote dhe miopi politike nese e ka lejuar ne nje aktivitet kriminale, nese vertetohet nga drejtesia.
Më shumë se ajo që ka ndodhur kryeministrin Rama e shqetëson ajo që pritet të ndodhë në ditët ne vijim. Të tjerë ministra përfliten të përfshirë në afera korrupsioni dhe lidhje me krimin. Nëse dosjet e korrupsionit dalin, një tjetër betejë publike me Prokurorinë dhe drejtësinë mund të trondiste jo vetëm ministrat që përmenden, por mund të shpartallojë gjithë qeverinë “Rama”.
Ndaj Edi Rama ka nevojë më shumë të jetë i qetë, i kthjellët dhe të mendojë se si mund të rikthejë “dashurinë” që kishtë, por e braktisi në pabësi natën 17 majit. Mbi të gjitha të largojë, pa meshirë ndonjë ministër për të cilin ka informacione apo dyshime se mund ti plas si një skandal tjetër.
Tashmë Edi Rama nuk eshte me ai Edi që ishte në ditët e pas 25 qershorit.