Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse deklarata e Ditmir Bushatit i ngjan sinjalit “SOS”

Forum E enjte, 30 Shtator 2021 11:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj – 

Dje Kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste! Pas një verë të shkrumbuar jo vetëm nga zjarret por mbi të gjitha nga “vakitë” e njëpasnjëshme të cilat po vetërrezojnë të turpshmin 30 qershor u poqën krerët e “Rilindjes”!

Ajo çka na bën të perceptojmë gjithë sa ka ndodhur në atë mbledhje me tone të larta është deklarata për media e ish ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati! Më në fund në atë parti në të cilën kishte vite që sipari i heshtjes e frikës nga Edi Rama kishte rënë si gur varri dikush foli! Mbase vonë kur ne kurriz ngarkoi mënjanimin dhe pasojat e krenarisë se vet për t’u shprehur! Çudi qe askush në atë parti nuk pipetiu kur një person me CV te pasur politike, një ministër i Jashtëm i cili si ka bërë dëme vendit të tij u zëvendësua si drejtues politik me një person me te kaluar problematike ne raport me ligjin, as kur kjo u zbulua! Ky ngjan me kodin e heshtjes e “Omerta-s” që përdorin organizatat mafioze! Të flasësh mirë për Ditmir Bushatin kur njihesh si person që kritikon Kryeministrin, menjëherë atij i bën një dëm të madh tek armata e servileve që i lyrosen atij për t’u ngjitur me zell kërmilli! Por e vërteta më intereson më shumë se travaji që i shkaktohet Bushatit! Deklarata e tij është drita e kuqe që shfaqet nga një anije që po mbytet, sinjali sos! Kjo nuk vlen vetëm për gomonen e PS por edhe për barkën “made in Albania”!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndonjë javë më parë kolegu Skender Minxhozi pas rastit të Shkodrës me të drejtë e shikonte ndër të tjera problemin tek vendimmarrja vertikale e partive Shqiptare tek uni qe vendos e do te shtoja që zotëron “ arsyen supreme e racionale” , “dijen e epërme”, “ taktin dhe momentin e duhur për të reaguar”, të cilat përjashtojnë meritokracinë kur vendosin për personat e ndryshëm duke përjashtuar forumet dhe proceset! Po kjo më shumë se kujtdo i shkon për shtat Edi Rames pa i lënë jetim në bashkëfajësi të tjerët! Por vetëm ai ka patur një dorë të tille e cila  kap të shumtë që kanë lidhje me boten e krimit në “thesin shoqëror”!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lulzim Bashes mund ti bësh kritika sa të duash po ketë rod njeriu ai se ka qasur as në pushtet lokal as në listat e veta! Të mos jesh me precedent penal është detyrim etik shoqëror në çdo vend normal dhe jo motiv për tu mburrur sigurisht! Shqipëria nuk nevojë për krahasimin kriminel, jo  kriminel për tu bërë më e mire! Kjo është thagma e dramës sonë! Konkurrenca do duhej të ishte mes më te mirëve, mes elitave te majta me ato të djathta, në programe dhe ide, por Edi Rama këtu e ka ulur piacen ! Zërat se ata janë disa që vijnë nga mbledhja e mbrëmshme pohojnë dy gjëra të rënda ! Së pari kërcënimi  “për ndërprerje karrierash” ndaj  çdo zëri kritik e jashtë korit me uzinjolë të propagandës dhe së dyti ai më i kobshmi që pa “ata” dmth , të “fortët” , të dënuarit, “Rilindja” nuk fiton dot! Afermacione kësodore të bëjnë me mendue për pushtetin absolut të Edi Rames në PS , për fuqinë e tij të nënshtrimit dhe nevojën  e tij për aleancë me boten e krimit! Në këto nivele vetëasgjesohet diskursi për standarde demokratike e shtet ligjor ! Nëse “të fortët” të japin mbështetje e bëjnë sepse me ta do ndash pushtet!

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Ata sigurisht në bashkëpunim nuk frymëzohen nga parimet e Tukevilit për demokracinë, as nga iluminizmi dhe deklarata e të drejtave të njerit, nga kushtetuta amerikane jo e jo! Paraja, mujsharia, krekosja, dajaku janë parimet e doktrinës së tyre! Mendoni çfarë i merret shtetit , të së përbashkëtës, jetës qytetare si çmim për karrigen e Edi Rames

Një bashkëpunim i tillë nënkupton që në shkëmbim të votave që ata marrin me metodat e tyre ne komunitet, kërcenim, joshje, blerje ata marrin poste, tenderi, domene dhe kësisoj republika ndahet në çifliqe! Megjithëse  në 30 Qershor Kryeministri udhëtoi fillikat drejt monizmit dhe mos konkurrencës prapë s’u ndie i sigurtë! Dy Kryebashkiakë i Shkodrës dhe me sa duket i Vorës u bënë subjekt i ligjit për dekriminaizimin, dy të tjerë dëgjojmë t’ja behin në pak javë! Çfarë tregon kjo !? Vetëm një gjë pushtetin me çdo çmim dhe friken e madhe se pa “ata” nuk e merr nuk e mban dot edhe kur shkon vetëm në zgjedhje! Pyetjen kujt dhe pse duhet një pushtet i tille dhe se çfarë është Shqipëria nën të, çdo socialist anëtar kryesie apo i thjeshtë fare, çdo qytetar i këtij vendi është i lirë përballe ndërgjegjes së vet t’ia bëjë vetes në formën që do dhe kur do! Po e kënaqi përgjigja aferim i qoftë!/Panorama

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 2 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 9 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 16 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 25 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.