Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse gratë jetojnë më gjatë se burrat?

Forum E hënë, 6 Shkurt 2023 09:31
Pse gratë jetojnë më gjatë se burrat?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mesatarisht, meshkujt jetojnë disa vite më pak se femrat. Nuk dihet pse. A e shkurton jetën kromozomi Y “mashkull”?

Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për burrat dhe gratë është rritur në mënyrë konstante gjatë dekadave të fundit, por një ndryshim mbetet – burrat ende vdesin mesatarisht rreth pesë vjet më herët se gratë. Dukuria është e ngjashme në të gjithë botën. Një arsye e mundshme për këtë mund të jetë kromozomi Y.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të ashtuquajturat kromozome X dhe kromozomet Y janë pjesë e informacionit gjenetik në qelizat e trupit tonë. Gratë zakonisht kanë dy kromozome X në qelizat e tyre, ndërsa burrat kanë një X dhe një Y. Kromozomi “mashkull” është dukshëm më i vogël dhe siguron zhvillimin e karakteristikave seksuale mashkullore në embrion.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, me plakjen, gjatë ndarjes së qelizave, kromozomet individuale Y mund të zhduken. Kjo ka kohë që dihet në qarqet profesionale. Ky mutacion nuk është krejtësisht i padëmshëm, shpjegon kardiologu Andreas Zeier, i cili hulumton këtë temë në Spitalin e Universitetit në Frankfurt: “Në dy-tre vitet e fundit janë bërë studime që kanë treguar se humbja e këtij kromozomi shkakton sëmundje kardiovaskulare, Alzheimer, sëmundje të ndryshme, diabetin etj. Edhe sëmundja klasike e degjenerimit makular të lidhur me moshën, pra një humbje e lehtë e shikimit, shkaktohet prej humbjes. Dhe pas kësaj, lind pyetja: si është e mundur kjo?

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Qelizat e gjakut janë veçanërisht të prekura

Humbja e kromozomit Y ndodh kryesisht në qelizat e formimit të gjakut, të cilat prodhojnë miliarda qeliza gjaku në palcën e eshtrave çdo ditë, shpjegon Zeier. Nëse një qelizë e tillë burimore e gjakut humbet kromozomin e saj Y, jo të gjithë pasardhësit e saj do ta kenë atë dhe shpesh qeliza të tilla prodhojnë edhe më shumë qeliza të reja gjaku se të tjerat.

Sipas shkencëtarëve gjermanë, rreth 40 për qind e meshkujve mbi 70 vjeç janë të prekur nga ky mutacion, ndërsa është prekur edhe rreth pesë për qind e 45-vjeçarëve. Megjithatë, jo të gjitha qelizat burimore të gjakut humbasin kromozomin Y – në vend të kësaj, krijohet një i ashtuquajtur mozaik qelizash me forma të ndryshme informacioni gjenetik.

Problemet me zemër

Ekipi hulumtues i udhëhequr nga ky kardiolog tani dëshiron të zbulojë se cilat ndryshime në këto qeliza janë rezultat i mungesës së kromozomit Y. Sepse ndezja ose fikja e gjeneve mund të shkaktojë procese patologjike në trup. Shkencëtarët ekzaminojnë rregullisht mostrat e gjakut nga pacientët e moshuar meshkuj me probleme të zemrës dhe kërkojnë qeliza pa një kromozom Y.

Është treguar se qelizat e gjakut pa një kromozom Y janë dukshëm më të shpeshta tek meshkujt me sëmundje të zemrës sesa tek meshkujt e shëndetshëm.

Ndryshimet e organeve

Në eksperimentet e kafshëve, një grup kërkimor në SHBA tashmë ka arritur të demonstrojë rolin e rëndësishëm të kromozomit Y për shëndetin. Qelizat e gjakut pa të tek kafshët shkaktuan procese inflamatore – jo vetëm në zemër, por edhe në mushkëri dhe veshka.

Rezultati është: indi shndërrohet në të ashtuquajturën fibrozë, ind që trashet dhe ngurtësohet si një plagë. Plagët e tilla e bëjnë zemrën më të ngurtë dhe më pak të aftë për të pompuar, thotë Zeier. Ende nuk është sqaruar përfundimisht nëse ky zbulim vlen edhe për njerëzit.

Por qelizat nga pacientët në Spitalin Universitar në Frankfurt prodhuan gjithashtu më shumë substanca që shkaktojnë inflamacion: “Prandaj ne besojmë se rezultatet e hulumtimit të miut mund të aplikohen edhe te njerëzit”.

Akoma pa terapi

Nuk ka terapi për pasojat e mungesës së kromozomit Y. Gjithashtu nuk dihet nëse humbja e kromozomit Y mund të parandalohet.

Por ka disa zakone të jetesës që nxisin zhdukjen e saj. Prandaj, kardiologu Zeier u rekomandon meshkujve që të jenë fizikisht aktivë, të mos pinë duhan dhe të shmangin stresin. Ekipi i ekspertëve të Frankfurtit shpreson të zbulojë pasoja të mëtejshme të mungesës së kromozomit Y në trup dhe të jetë në gjendje të zhvillojë terapi kundër problemeve shëndetësore që lidhen me të./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 41 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.