Pse po ikin shqiptarët nga Shqipëria?

 

Nga Spartak Ngjela

Ikja apo eksodi nuk është një fenomen i ri shqiptar, sepse ai ka filluar që në shekullin e pesëmbëdhjetë. Dhe kështu vijoi. Ikje…ikje… nga gjendja e brendshme. Ikja e parë ishte nga ardhja e turqëve…ikjet e tjera kanë qënë si pasojë e qeverisjeve shqiptare: në vitin 1914, në vitin 1924; në vitin 1944; në vitin 1990; në vitin 1991; në vitin 1997; dhe ja, më në fund, serish ikje sot e gjithë ditën, në vitin 2015. Dhe sigurisht që kanë të drejtë këta të sotmit, ashtu siç kanë pasur të drejtë edhe ata të djeshmit e të pardjeshmit: nga një gjendje e rëndë ku të rezikohet ekzistenca duhet ikur.

A iu rrezikohet ekzistenca shqiptarëvë sot? Sigurisht që po. Këta që po ikin ndoshta kanë intuitën e njërëzve të parë që parandiejnë shtrëngatën.

Ky është një fenomen i njohur që e njeh psikologjia. Rreziku ka "ultratinguj” që paralajmëron ata që kanë aftësinë t'i dëgjojnë.

Jam i bindur kur them se janë dëgjuar ultatingujt paraljmëruesë, prandaj po ikin shqiptarët. Sepse gjendja ekonomike është e rëndë. Zhgënjimi është i madh, dhe pritja nuk mund të vazhdojë. Njerëzit duan punë dhe punë s'ka. Me se të jetojnë? Po e nesërmja? Kush u ka dhënë një shpresë? Asgjë: qeveria nuk ka asnjë projekt për përmirësimin e gjendjes, kurse ata që e kundërshtojnë flasin përçart në Parlamënt.

Atëhetë kujt do t'i drejtohen njërëzit? Vërtet mendoni se shqiptarët janë kaq të cekët sot sa të mendojne se gjendja e tyre që po shkon drejt mjerimit do të përmirësohet me ane të “kutivë të votimnit"?

Po bien kambanat e orëve dhe qeveria po mbjell palma…por paraja po zhduket nga tregu dhe shpresa europiane kërkon moralitet në qverisje.

Ja, ky është ngërçi, që e dinë të gjithë shqiptarët: ata janë qeverisur e po qeverisen me korrupsion, prandaj nuk kanë asnjë shpresë shpetimi. Kush nuk e kupton se nuk ka më kohë për të humbur, e ka ngrënë kohën e vet.

Ata që vjedhin dhe që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, po vijojnë të hapin një gropë ku do të bien të gjithë brenda – edhe vjedhësit edhe të vjedhurit. Nëse këta pushtetarë janë të vegjël nga mendja, të paktën të shohin historinë…

SHKARKO APP