Shkarkimi i një ministri amerikan për punë biletash
Nga Ilir Levonja
Dje në darkë ministri i shëndetësinë në kabinetin e Donald Trumpit, dha dorëheqjen. Sipas tij disa kontradikta mes presidetit, ligjit Obama për shëndetësinë etj. Por në fakt është përdorimi i avionit privat në udhëtimet e tia për punët e qeverisë. Pak ditë më pare vet presidenti i qe përgjigjur ftohtë gazetarëve duke u thënë qartë se, nuk më pëlqen kjo formë udhëtimi që Tom Prajs (Tom Price) aplikon. Bëhet fjalë për ato që ne në Shqipëri i quajmë si udhëtime pune të qeveritarëve. Faturat e mufatura të dietave, karburantit, mjetet etj.
Tom Prajs një mjek karriere, merrte avionin e tij, duke i faturuar shtetit fatura të larta. Sipas shtypit të sotshëm deri në 60 mijë dollarë për një udhëtim që fare mire me linjat ajrore normale, shto edhe ato kuotat që janë të para planifikuara për shtetarët, mund të shkojnë deri në 6 mijë dollarë.
Ndryshimin e shihni vet. Kjo për disa muaj, që nga maji i këtij viti kur Prajs mori detyrën e ministrit të shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore. Pas dorëheqjes, Donald Trump jo vetëm që e pranoi, por theksoi se, nëse Prajs nuk do e jepte atë, pra dorëheqjen, shkresa për pushimin e tij ishte gati.
Dua ta lidh të gjithë këtë, me demokracinë e vendit tim. Kulturën e dietave dhe përdorimin e fondeve të shtetit. Mjeteve private me karburantin e shtetit etj.
Në fakt është një fushë ku abuzohet tmerrësisht. Aq sa nuk ka asnjë diskutim, që, me atë vlerë, ato rrugët apo ai mjerimi i zonave ruale, sidomos atyre të thella apo të vdekura për mungesën e komunikimit, ato që bëri prezent ajo zonja nga Rubiku, të jeni të garantuar që do ishin sheshuar.
Me që ra fjala, t’a bëftë i madh Zot dritë moj grua e bukur.
Fole ashtu sikundër kurrë nuk ka folur një burrë në Kuvendin e shqiptarëve. Dhe të mendosh në këtë historinë 100 vjeçare të shtetit tone, kanë kaluar atyre holleve, janë ulur atyre karrikave, me mijra burra.
Po me sa duket Shqipëria jonë veç burra nuk paska.
T’a bëftë Zoti dritë se ia bërë në kokë tualetit, bojrave, depilimeve, markave të shtrenjta të Xhozit, Oltës, apo të tjerave femra meshkuj që mban ai batak aty. Përballë fisnikërisë plot mjerim të atyre duarve apo syve që presin furgonin në anë të rrugës. E u mbetën bijtë rrugëve të metropolove.
Fole si shenjtore moj fisnike.
Paralel me këtë, me shpërdorimin pa kriter të burimeve shtetërore, po i referohem edhe fjalëve të fundit të ambasadorit amerikan Lu. Thjesht dhe qartë, për t’ju informuar juve mbi atë se në demokraci pushteti është i juaji.
Kjo ndodh sot në Amerikë, ndaj duket e pështirë faktikja që një minister me taksat e qytetarëve faturon shtetin dhjetëfish, për avionin e vet. Kur ka plot linja e kompani nga e përditshmja që të shërbejnë shumë mire dhe me shumë më pak para.
Amerika nuk ka asgjë me privacinë. Dhe nuk do ta hidhte tej një minister pse përdor avionin e tij dhe me të njëjtat çmim biletash si ato në sportelet e tregut. Jo, jo aspak. Por nuk ia fal dhjetëfishimin e çmimit të biletave në kurriz të taksave qytetare. Arsyeja është e thjeshtë, ti po vjedh. Dhe vjedhja është një neveri sociale.
Ndofta në vendin tone do ndodhi kjo, mbase atëhere kur gjithkush prej nesh më parpara se socialist a demokratë, do jetë qytetar. Atëhere po. Të lutemi për këtë kohë.