Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:31 Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për protestën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve të publikuara në rrjetet sociale për grumbullimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Që Rama të vijojë (mos)qeverisjen e vendit…

Forum E premte, 24 Shtator 2021 14:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Klementin Mile/ Gazeta Liberale

Ku gabon Rama kur fut ushtrinë në Aeroportin civil të Rinasit? Kryeministri duket të jetë frymëzuar nga futuristët, për të cilët dhuna ishte mënyra e preferuar e ndërveprimit me realitetin, ishte çelësi për të hapur një kuptim të ri të estetikës dhe shtegu për të krijuar Njeriun e Ri. Megjithatë, si në rastin e futuristëve ashtu dhe të kryeministrit shqiptar, nuk bëhet fjalë për ushtrim dhune, por për demonstrimin spektakolar të saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 4 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 21 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 22 orësh

Futuristi i famshëm Marineti shkruante më 1909-n: “Ne kemi për qëllim të lartësojmë veprimet agresive, pagjumësinë e ethshme, hapat e vrapuesit, kërcimin vdekjeprurës, grushtin dhe shuplakën”. Rama, kryeministri me sfond artisti, duket të jetë dakord me manifestin futurist të Marinetit. Në mos në art, të paktën në politikë. Përveç “1 milion shuplakave” që na kujtojnë fjalë për fjalë Marinetin, qeverisja e Ramës karakterizohet nga lëvizja e ethshme për të kompozuar dhe dekompozuar estetikisht një pafundësi elementesh, së cilës, nga ana tjetër, i korrespondon një palëvizshmëri strukturore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Roli i estetikës në qeverisjen e Ramës, me sa duket, është të mbulojë zhdukjen e rolit të etikës (veprimit të mirë), epistemologjisë (veprimit të informuar) dhe metafizikës (veprimit të bazuar). Çfarë tjetër, përveçse të përmbushë funksionin estetik, mund të bëjë ushtria në një aeroport civil, ku nuk ka ndodhur dhe nuk pritet të ndodhë sulm terrorist dhe ku forcat policore normale, po ta kryenin normalisht punën e tyre, nuk do të kishin fare nevojë për ndihmë nga policia ushtarake?!

Ushtria në Rinas nuk është vendosur për të garantuar sigurinë e veprimeve në aeroport. Ajo është aty për të prodhuar një lëvizje estetike, një kompozim elementesh që vë në skenë një teatër dhune, ku dhunës së kriminelëve u vihet përballë një dhunë më e madhe dhe prej këtij spektakli prodhohet ekzaltimi i masave. Veprime agresive (ushtria në një vend civil), pagjumësi e ethshme (publiku që ndjek çfarë po ndodh me aeroportin), kërcim vdekjeprurës (ushtria, jo policia), grusht (deklarata të forta të ministres së Mbrojtjes), shuplakë (jemi gati t’i ndëshkojmë kriminelët po e provuan prapë). Fiks Marineti!

Rasti i futjes së ushtrisë në Aeroportin e Rinasit, në fakt, është vetëm një shembull në vargun e gjatë të veprimeve spektakolare të qeverisë “Rama”. Siç e përmend me krenari edhe njëri nga avokatët e qeverisjes së tij, Baton Haxhiu, suksesi kryesor i Ramës është reforma e shijes. Aty ai ka përqendruar thuajse të gjitha energjitë dhe burimet qeveritare.

Reforma e shijes nuk është sqaruar ndonjëherë mirë se çfarë nënkupton. Ajo lidhet më së shumti me idetë e Rilindjes Urbane dhe hopin cilësor që supozohet të ketë sjellë ajo. Baton Haxhiu, për shembull, ka thënë: “Reforma e parë për mua është reforma e shijes. Është ekselente dhe është një prej gjërave që do e shijojë çdo shqiptar për një kohë të shkurtër. Nuk ke pasur qytet në Shqipëri ku ke mundur t’ia bësh një fotografi; dhe shihni fotografitë, për vite të tëra i keni ose përpara sheshit “Skënderbe” ose te një det, i cili nuk përfaqëson asgjë. Dhe këto katër vite nëpër qytet mund të bësh fotografi. Me sa di unë një pjesë e shijes ndërtohet brenda dhe atëherë njerëzit, duke parë diçka të bukur, e zgjerojnë vetë shijen. Nuk mundesh secilit njeri t’ia ndërtosh dhe zgjerosh shijen, në rast se shteti nuk ka ndërhyrë në shijen e parë”.

Në fakt, reforma e shijes e Ramës është më tepër sesa Rilindja Urbane. Ajo nuk është nocion arkitekturor ose infrastrukturor, por është stil qeverisje. Duke e estetizuar qeverisjen, Rama e strukturoi debatin politik dhe në përgjithësi diskutimin për çështjet publike në një zgjedhje të thjeshtë ndërmjet së bukurës dhe së shëmtuarës. Në këtë mënyrë ai mund t’i portretizonte kundërshtarët e tij si mbrojtës të shëmtisë, “djegës gomash”, “media kazani”, ndërkohë që vetë të shihej si promotori i së bukurës, i shijes, i kujdesit për detajet.

Por Rama bën një gabim etik me reformën e shijes. Stili i tij i qeverisjes na fton ta gjykojmë duke përdorur shijen në vend të arsyes. Sepse, siç dihet tashmë, shija gjykon më shpejt se arsyeja. Po të pëlqeu, mos pyet nëse ka fakte dhe argumente për ta bërë. As mos pyet sa kushtoi. As nëse mund të veprohej ndryshe. As nëse mund të veprohej më herët. As nëse mund ta bënte një institucion tjetër. As nëse është në përputhje me Kushtetutën. As nëse kështu kufizohet liria. As nëse cenohet siguria. As nëse dëmtohet interesi kombëtar. As nëse është kundër interesit publik.

Mbledhje qeverie ku kryeministri u kërkon llogari ministrave për pëlqimet e pakta në rrjete sociale – ky fenomen, në nivele kaq të larta të qeverisë, konfirmon se qeverisja e Ramës synon vetëm shijen. Që Rama të vijojë (mos)qeverisjen e vendit, duhet që njerëzit të mos lejohen ta përdorin arsyen. Prandaj reforma e shijes është kaq thelbësore, ajo i bën të panevojshme reformat e tjera.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 9 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 54 minutash

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 1 ore

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.