Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:04 Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama do pushtetin, jo Kushtetutën

Forum E diel, 26 Shtator 2021 19:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Desada Metaj – Nëse do të kuptosh se ç’po ndodh me krizën politike në Shqipëri, së paku duhet të dish të lexosh Kushtetutën ose të gjesh kohë dhe durim të kuptosh ata që prej disa ditësh shpjegojnë ligjin themeltar të shtetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por meqë shpjeguesit, interpretuesit dhe ligjvenësit kanë opinione të ndryshme për çështjen nëse Presidenti e ka shkelur apo jo Kushtetutën, shqiptarit të zakonshëm i mbetet të vrasë mendjen vetë të kuptojë çfarë po ndodh.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 17 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 17 orësh

Në rastin më të keq, ai mund të kërkojë të dëgjojë gjykimin e tij në dorë shumicës dhe opozitës para se ta ndajë mendjen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por në këtë pikë, çdo qytetar e kupton fare thjeshtë se kriza në vetvete nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën, as me ligjin: ajo është fund e krye politikë.

Dhe politika, sipas rastit, e përdor Kushtetutën dhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese për ta zhvendosur debatin atje ku duhet të jetë, jo tek mungesa e ligjeve, por e vullnetit për t’i zbatuar ato.

Nëse kriza, sot, duket kaq intriguese e veshur me fjalën e madhe “kushtetuese”, zanafilla e saj, në të vërtetë nuk është Kushtetuta, por krimi dhe bandat që blenë votat në zgjedhjet e vitit 2017 dhe dhunuan vullentin e popullit të shenjtëruar në Kushtetutë.

Vjedhja e votave nuk u nxit nga Kushtetuta. Këtë e dimë të gjithë edhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Madje, në Shqipëri, vjedhja e votës dënohet nga ligje kushtetuese, nga më të ashprat në botë, sidomos kur votat i vjedhin kriminelët e organizuar.

Në Shqipëri ka ligje, por nuk ka prokurorë profesionistë dhe hetim të pavarur. Pikërisht, drejtësia e munguar për dhunimin e vullnetit të njerëzve është thelbi i krizës të vështirë për t’u zgjidhur.

Prokuroria dhe gjykata kanë patur mjeftueshëm prova dhe kohë për të dosjet, famëkeqe ndërkombëtarisht, 339 dhe 184. Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, që kanë mbetur ende në detyrë, e kanë kuptuar se për të vijuar karrierën duhet të bëjnë siç bëjnë shefat e tyre: ti shërbejnë qeverisë, verbërisht dhe pa asnjë peng, sepse, në fund të ditës, dikush pranë Kryeministrit do të kujdeset qe vetingu për ta të jetë një provim shtesë dhe jo prova e vërtetë e ndershmërisë dhe profesionalizmit.

Sot, të zhytur në krizën që e ka ndarë vendin dhe shoqërinë, si në vitet e errëta të përplasjes civile, mjeshtëria e mpakur dhe e plakur e Edi Ramës nuk synon gjë tjetër veç shmangjes nga realiteti dhe problemi i vërtetë i qeverisjes së tij.

Në kushtet kur ish ministra apo bashkëpunëtorë të afërt të Kryeministrit dalin qartas si shefa apo vartës të banditëve dhe kriminelëve gjatë dhe pas procesit zgjedhor, sigurisht është luks të diskutosh në Kuvend apo publik për kushtetutën dhe zbatimin e saj.

Me frikën se ndoshta të tjera përgjime do të risjellin në vëmendje jo vetëm abuzmet milionëshe të ministrave, por edhe banditizmin e rrënjosur thellë të “rilindjes”, Edi Rama nuk lodhet së përdoruri “agjenturën ruse” si bashkëpunëtore të opozitës.

Kryeministër, që do hyjë në histori si njeriu që e mbajti vendin e tij jashtë BE-së, sa herë ndonjë qeveri europiane flet apo kërkon t’u rivendosë vizat shqiptarëve, nxjerr nga sirtarët librat dhe filmat e vjetër me spiunazhin rus.

Me shpresën se një popull, që kulmin e audiencës e arrin me telenovelat, do të ripërtypë trillin e radhës me armiq të financuar nga Rusia.

Në këto kushte, ata që mendojnë se Edi Rama po e përjeton keq krizën e ndoshta do të ulë tonet për të gjetur një zgjidhje, ndoshta, gabohen rëndë.

Sepse Kryeministri është më i qartë se kurrë se tashmë është momenti të përdorë çdo metodë a mekanizëm për ta mbajtur ende në pushtet.

Është i gatshëm të përdorë çdo bashkëpunëtor e prokuror të vetëofruar për të kaluar vetingun, çdo ish-ministër, çdo ish-deputet apo deputet ish-listash opozitare, apo çdo parti të rilindur nga ricklimi i mbetjeve të opozitës. Është i gatshëm të bëjë paqe dhe me atë që sot e shan më fort.

Edi Rama nuk ka për qëllim të zgjidhë krizën, as të shkarkojë Presidentin, madje as të ndryshojë datën e zgjedhjeve.

Edi Rama do thjesht të zgjasë pushtetin dhe jetën e tij politike, duke dashur të përdorë për këtë edhe opozitën.

Ndaj më shumë se debatet kushtetuese, marrjen me thirrjet qesharake të prokurorëve të “nëndetses 105”, opozita dhe PD duhet të angazhohen qartas në pozicionet dhe kërkesat e tyre.

Ata nuk duhet të merakosen shumë për Kushtetutën, të cilën Edi Rama mund ta ndryshojë në çast me fuqinë e aleancës së tij euroatlantike me gjuzët e përfaqësuesit parlamentarë të bajrave, shullazëve dhe avdylajve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 9 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 9 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 13 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet
Para 14 minutash

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.