Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 11:40 Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas Juventusi do të sfidojë sot Genoan në kampionat, por trajneri Luciano Spalletti do të duhet të bëjë llogaritë me një numër të konsiderueshëm mungesash.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama e shtrin në Kosovë luftën e tij kundër mediave

Forum E premte, 21 Shkurt 2020 12:17
Rama e shtrin në Kosovë luftën e tij kundër mediave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për një postim në Facebook ku shprehet se pajtohet me një akademik shqiptar, i cili ka akuzuar mediat e Kosovës për përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër Shqipërisë. “E pata të pamundur të mos e ndaja me ju”, shkroi Rama të martën, duke iu referuar një postimi të mëparshëm nga Rexhep Qosja, i cili akuzoi televizionin T7 dhe Gazeta Express për përhapje të “urrejtjes shoviniste ndaj Shqipërisë”.

Qosja tha se këto media ishin edhe më keq sesa ish-lideri serb Sllobodan Millosheviç. Ata ia kishin kaluar edhe “kryeministrit të Serbisë mbretërore, Nikola Pasiç, ose ministrit të Sigurimit të Brendshëm Shtetëror, UDB, të Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandar Rankoviç, ose kryetarit të Serbisë pseudodemokratike-fashiste Sllobodan Milosheviç, që e kanë dëshiruar aq shumë zhbërjen e shtetit shqiptar”, tha ai. Duke mbështetur këto pretendime, Rama akuzoi mediat kosovare se po zhvillojnë “një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pav...

Para 1 ore
Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 23 orësh
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 23 orësh

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të mërkurën, se i konsideronte sulmet e Ramës shkelje të së drejtës për liri të shtypit, “sidomos duke marrë parasysh raportet e dobëta të kryeministrit me mediat në Shqipëri”. Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, tha për BIRN se Rama ishte bërë tashmë “i famshëm në nivel ndërkombëtar për shumë arsye të gabuar” për shkak të sulmeve të tij të përsëritura ndaj gazetarëve, shpesh duke shënjestruar në veçanti gazetaret.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas Kusarit, Rama ishte mërzitur nga mediat e Kosovës për shkak se qeveria e tij nuk duron dot mendime të ndryshme, kjo ishte arsyeja pse ai tani “po përpiqej të ndoste hapësirën publike edhe në Kosovë”. Kusari tha se liria e medias ishte përkeqësuar me shpejtësi në Shqipëri nën qeverisjen e Ramës, duke theksuar veprime të tilla si paketat kundër shpifjes, mbylljen e faqeve në internet dhe fushatat e denigrimit kundër gazetarëve individualë.

Në korrik 2019, qeveria e Shqipërisë zbuloi një seri amendimesh ligjore në ligjin për median audiovizuale të vendit si dhe në ligjin për komunikimet elektronike, me synimin për të rregulluar atë që e quan ‘epidemi’ të lajmeve të pavërteta në median në internet. Më vonë, në dhjetor 2019, parlamenti i kontrolluar nga socialistët miratoi dy ligje që synojnë rregullimin e mediave online, pavarësisht kundërshtimit të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, UNDP-së dhe organizatave vendase për lirinë e shprehjes dhe të drejtave të njeriut.

Në fund të janarit, pas një presioni të madh në vend dhe ndërkombëtar, deputetët e partisë në pushtet morën një vendim të minutës së fundit për të pritur një vlerësim të Komisionit të Venecias, një organ këshillimor i Këshillit të Europës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se i ftonte të gjithë aktorët politikë dhe të tjerëve t’i drejtohen institucioneve kompetente në raste shpifjesh të mundshme “dhe të mos kryejnë fushata degraduese kundër gazetarëve”.

/BIRN/

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas
Para 4 minutash

Sulmi nuk po funksionon, Juventusi thërret edhe sulmuesin shqiptar ndaj Genoas

Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!
Para 13 minutash

Pjesëmarrja e votuesve në Izrael, 77.7 përqind!

Real Madridi kërkon falje ndaj Kinës për deklaratat e Mbappes: Respektojmë historinë dhe kulturën tuaj!
Para 19 minutash

Real Madridi kërkon falje ndaj Kinës për deklaratat e Mbappes: Respektojmë historinë dhe kulturën tuaj!

Studentët 16 ditë protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit
Para 24 minutash

Studentët 16 ditë protestë, grumbullohen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 14 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 13 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 13 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 14 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.