Rama mes joshjes nga ShBA dhe frikës nga Merkel

Edi Rama, megjithëse i është shmangur me insistim një përgjigjeje për ndarjen e Kosovës, ka renditur për herë të parë një sërë argumentash që janë pro saj. Ndërkohë që të gjithë kanë folur dhe janë shprehur për propozimin e Hashim Thaçit për të këmbyer teritore me Serbinë, Edi Rama ka refuzuar të prononcohet mbi këtë temë. Shpesh herë i akuzuar se qëndron mbas palnit të miqve të tij Thaçi dhe Vuçiç për të krijuar një Shqipëri dhe një Serbi të madhe, Rama u lëkund shpesh herë mes përgjigjes politikisht korrekte : « Nuk është koha që të flas » dhe evidentimit të argumentave që janë pro një marëveshjeje që duket se po gjen përkrahje edhe në ShBA. «Kjo ende nuk është një platformë por vetëm një ide, ndaj unë nuk mund të përgjigjem » tha ai. Rama ka vazhduar të mos i përgjigjet, pyetjeve të Eni Vasilit në emisionin e ri « Open » duke këmbëngulur se « nuk flas në emer të Kosovës » dhe duke thënë : « Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosoven dhe çfarë përfaqesuesit e zgjedhur të Kosoves do të vendosin».
Por, ajo që u vu re ishte se qëndrimi i Ramës qe krejt i ndryshëm nga ministri i tij i jashtëm që foli për « hapjen e kutisë së Pandorës ». Nga nënteksti i pa thënë shqeto kuptohej se fjalët që zgjidhte Rama ishin më shumë pro një ndarjeje që mund të sjellë më pas bashkimin e dy pjesëve të kombit shqiptar
« Kjo mundësi mund të mos na jepet më edhe për 30 vjet », « në mendimin tim SHBA është pro », « pse nuk flisin për mundësinë e bashkimit kombëtar », tha Rama i cili kur u pyet nga Vasili për kancelaren Merkel që është kundër ishte i qartë kur u përgjigj : « Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares ».
Pra me sa duket kryeministri shqiptar tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, të cilën po heziton t’a thotë publikisht.

SHKARKO APP