Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama po na ofron Edin, si zgjidhje!

Forum E mërkurë, 15 Shtator 2021 18:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Çim Peka/

Opozitarë, politikanë, analistë, profesorë, znatçinjë të `shoqnisë` civile, mësues, mjekë, emigrantë, astiras, shkozarë e zharzarë, minatorë e tregtar të vegjël, të varfër e të `mesëm`…janë kthyer të gjithë përnjëherësh si Lulet e Diellit, nga dielli i protestës së studentëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Shihni çfarë po ndodh. Papritur të gjithë i kanë shpresat dhe sytë nga një lëvizje që nisi në auditoret e Arkitekturës, si një instikt vetëmbrojtës e mbijetues, pasi u zunë në befasi nga një gjobë e radhës e qeverisë Rama. Shumica e “mendimtarëve” publikë dhe mediatikë janë lëshuar të zbardhin konspiracionin, se kush e organizoi e kush është mbrapa kësaj lëvizje që po shkund shqiptarët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jo është Mona me “kamikazët” e saj rinorë, jo Luli me ca të huaj, Lali Eri me ish mjaftistët për ti bërë presion Ramës, Qorri e Organizata Politike dhe më e bukura, si shkëndijë shitet edhe vetë kryeministri, që paska pasur hall të shmang vëmendjen nga skandali i pastrimit të parave në Unazën e Madhe.

Broçkulla me `brirë`!

Të gjithë këta që kemi rreshtuar më sipër, do të donin të ishin prapa protestës së studentëve dhe e vërteta është që po bëjnë çdo gjë, që të bëhen pjesë e saj. Dhe nuk ka asgjë të keqe, që kushdo të shfrytëzojë energjinë e studentëve kur bëhet fjalë për qëllime emergjente kombëtare, siç është rrëzimi kësaj organizate kleptokrate e kriminale në pushtet.  Por meritë në startimin e saj, nuk kanë dhe pikë.

Lëvizja e këtij Dhjetori nisi thjesht, kur në xhepat e studentëve dhe të prindërve që i investojnë, u shtua edhe një vrimë më shumë nga rrjedhin para për qeverinë, rektoratin, profesorët e korruptuar, etj.

As vetë ata dhjetëra të rinjtë e parë që u nisën nga 21 Dhjetori drejt ministrisë së Arsimit nuk e dinin, që do të bëheshin kaq shumë. Nuk e kishin parashikuar se do ta fitonin aq lehtë heqjen e 670 lekëshit gjobë, për çdo kredit provimi. Ditë pas dite janë përhapur në gjithë Universitetet e vendit dhe shtuan kërkesat, duke shkuar drejt rrëzimit të gjithë skemës koruptive të sistemit arsimor, të cilën Rama e ka shitur si “Reformë historike”.

Tani jemi në pikën që në mënyrë subkoshiente, ata po godasin në fakt gjithë sistemin politiko-shtetëror në Shqipëri. Shihni parullat e tyre; sa vijnë e bëhen më politike.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa- është një dëshirë e ëndërr 28 vjeçare. Por a janë të përgatitur që këtë referim instiktiv, ta kalojnë në fazën e një lëvizjeje të mirë organizuar, politike e anti-estabilishment?!

Ata janë shpresa-thotë Luli dhe Mona. Na shpëtoni nga Edi Rama, rrëzojeni- bëjnë sikur përgjërohen Fatosi me Andin. Bashkëqeverisni me mua dhe hajdeni të luftojmë së bashku korrupsionin-tallet Edi Rama!

Luftoni edhe për Teatrin, Astirin, korrupsionin, koncesionarët, varfërinë, ata që ikin në emigrim, prindërit që nuk kanë punë, taksat, rrugët, çmimet, shkollat, spitalet, lotot…u bën thirrje studentëve, histeria kolektive. Tani na ka ngelur që atyre 18-20 vjeçarëve, t`ju kërkojmë që të detyrojnë  edhe presidentin Macron, që të japë dorëheqjen meqenëse nuk po ju plotëson kërkesat “jelekverdhëve” në Francë!

Domethënë studentët u ngritën që u ngritën, duhet edhe të zgjidhin gjithë hallet e opozitës, grupeve të goditura të interesit e të gjithë shqiptarëve!

Vini re me vëmendje se çfarë po përpiqet që të bëjë Edi Rama sot, në monologun e tij të përçartur. Krahason këmbënguljen e studentëve për të mos negociuar dhe biseduar fare për kërkesat e tyre, me “Çadrën” e Bashës; Ultimatume, ultimatume!

Dhe në fakt ai pikërisht nga ultimatumet ka frikë, por vetëm nga ato që çohen deri në fund.

Dihet, si përfundoi historia e Çadrës. Edhe atëherë u ngrit deri në astrosferë shpresa e gjithë shqiptarëve, por të gjithë e pamë se fundi na zhyti edhe më thellë në pusin e Rilindjes. Rama me organizata e tij ecën përpara dhe “rilindën” sërish, edhe më të fuqishëm e arrogant.

Bisedoi me Lulin, negocioi me banorët e Zharzës dhe çfarë ishte përfundimi?!

Studentët e kanë kuptuar me kë kanë të bëjnë, prandaj janë të vendosur; Ose merri dhe zgjidhi, ose lëri. Me ty nuk ka rrugë të mesme-kurthe, siç je mësuar!

Kjo është situata, ku ka ngecur mes flutura të tij imagjinare Edi Rama. Frika e vërtetë që ka, nuk janë kërkesat e studentëve. Sepse përderisa e fut dorën në thesin e parave publike sa herë që i vijnë oferta miliardëshe “të pa kërkuara” nga biznesmenët e oborrit të Surelit dhe oazit të prapategut, nuk e ka problem që të lëshojë ca kocka, sa për të hedhur lumin sërish.

Ai ka frikë, nga fryma e kësaj proteste. Ka frikë se të gjithë shqiptarët e kuptuan përfundimisht, se mendon vetëm bizneset e veta, më saktë për skemën e ndërmarrjes korruptive e kriminale, që ka ndërtuar nëpërmjet pushtetit.

Dhe ja ku jemi përpara një gjysmë dejavu-je, të viteve 1990-1991. Themi gjysmë, sepse deri më tani studentët janë të vendosur dhe të pa negociueshëm vetëm për kërkesat ekonomike brenda “shtëpisë”. Brezi i baballarëve të tyre kuptoi, se “kushtet ekonomike” i ka në dorë vetëm skema politike. Prandaj avancuan për ta prishur atë, kërkuan “kokën” e Ramiz Alisë, pluralizëm dhe pollën parti.

Sot skema politike në Shqipëri, vetëm formalisht mund të quhet plurale. Me vota apo jo, dhunë apo para, Rama është mbret (pa thonjëza) njësoj siç ishte Ramiz Alia, deri në ditën kur studentët u nervozuan për “kushtet ekonomike”.

Prandaj ai po bën njësoj, si Alia atëherë. Ku të gjejë një Fatos Nano?! Gjithçka, që  të ruajë skemën edhe nëse i duhet të presë koka brenda radhëve. Sepse `koka` e tij dhe skema janë baras.

Gjithçka, edhe duke mohuar e duke u shfaqur jashtë partisë dhe Rilindjen. E dëgjuat çfarë u tha studentëve-Hajdeni të luftojmë së bashku korrupsionin e Rilindjes!

Edhe 28 vite më parë kurthi për studentët u ngrit mbi skemën, se Partia e Punës kishte degraduar, Adil Çarçani ishte i paaftë dhe i keq, por shoku Ramiz është i mirë dhe nuk i dinte të gjitha.

Sot në  vitin 2018: Rektorët, profesorët dhe vetë Lindita Nikolla është e keqe dhe fajtorë; por Edi Rama i mirë!

Atëherë për të shpëtuar Ramizin, e shndërruan në “bombë e flamur Zërin e Popullit të  Kiço Blushit dhe RTSH-në.

Sot kanë prehur lapsin dhe kanë bërë top;  Top Channel, Klan, Report tv, Neës 24, RTSH… dritare e frëngi.

E njëjta skemë me Temë; kur nuk shpëtojmë dot qeverinë dhe partinë, të shpëtojmë  ram(izi)ën. Dikur me bashkimet profesionale e Hysni Milloshin, sot me OP e Qorrin. Atëherë mbroheshin duke sulmuar zogistë e ballistë, sot duke demonizuar PD-në, Berishën, Bashën dhe çdo media që pasqyron thelbin e shkaqeve të protestës së studentëve.

Me Lulin pa Lulin, me Monën apo pa Monën, Rama nuk shpëton dot. Është shumë e thjeshtë; ai i ka mbyllur orët e punës, nuk ju duhet më as atyre që e kurdisën, kur ju fut valles së politikës dhe pushtetit!

I ngujuar brënda zyrës, po bëv çdo gjë që të bëjë shqiptarët të besojnë metafmorfozën; nga krimb mëndafshi, të shndërrohet në një flutur si ato që ka stamposur në mure! Nga Rama 6 vite kryepushtetar fuqiplotë, në Edi që do të donte të ishte student, e sot të protestonte edhe ai.

Por e ka prerë biletën, studentët janë thjesht faturino!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.