Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama si prestigjiator elektoral

Forum E martë, 12 Janar 2021 15:28
Rama si prestigjiator elektoral
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Belina Budini- Përgjegjshmërinë qeverisëse për efekte skenike Edi Rama e luan si pakkush tjetër. Me aftësinë e një prestigjiatori për të krijuar iluzionin e qeverisjes. Loja e tij e preferuar është ajo me imazhet dhe dukjen, e cila i shërben pikërisht për të fshehur dhe mbuluar. Njëlloj sikurse i shërben iluzionistit tërheqja e vëmendjes së spektatorit për të fshehur trukun e tij të prapaskenës! Madje sa më shumë të ketë për të fshehur aq më spektakolare është performanca e mbulimit të saj. Pa ekzagjerim apo ekstravagancë nuk ka mbulim efektiv të prapaskenës, kuptohet! Kështu zhvendoset vëmendja ndaj të gjithave trukeve, manipulimeve dhe prapësive të bëra…

Numri i radhës i kryeministrit prestigjiator me sjelljen e mistifikuar të një doze minimale të vaksinës anti-Covid, është tipike prej tij duke peretenduar madje njohje të meritave për shfaqjen e servirur, e cila vijon. Një zëvendësim i menaxhimit qeverisës me menaxhim imazhi. Njëlloj si me tragjedinë e tërmetit të cilën e menaxhoi me sentimentalizmin e telenovelave turke; përmbytjet apo aksidentet me jetë njerëzish të cilat “i zgjidh” me qoka e dorë në zemër; intervistat agresive në ekrane të cilat i përballon me “dalje nga binarët”; krizën e pandemisë në tërësi që shyqyr është në dorë të Zotit dhe kjo është edhe strategjia e tij e përballjes; skandalet, aferat si edhe protestat apo krizat institucionale e politike, të cilat i menaxhon me demonstrim simbolik të forcës së mohimit dhe deri tek fushatat elektorale që mbahen mend për ahengun dhe batutat e “one-man shoë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Kuptohet, në ka diçka për të cilën emri i Edi Ramës do të mbetet si referencë thelbësore në komunikimin politik në Shqipëri është krijimi i efekteve skenike si formë qeverisjeje. Ky është bilanci dhe trashëgimia e tij kryesore në jetën publike dhe kjo nuk mund t’i mohohet! Mund t’i vësh edhe emra apo etiketime të tjera si modernist, populist apo neo-autoritarist, por mbizotëruese mbeten tiparet e prestigjiatorit në secilin prej këtyre roleve. Cirku i tij politik ka qenë i paimagjinueshëm dhe i pashoq në skenën tonë publike dhe në këtë drejtim Rama ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në çlirimin e kodeve të komunikimit dhe të përfytyrimit. Me shumë sukses për të si protagonist dhe me efekte pozitive ndoshta sa i përket një lloj demokratizimi në terma të imazhit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur paraqitjet e jashtme dhe imazhi shërbejnë për të komunikuar në terma profesionale të PR-it dhe komunikimit politik modern, në mënyrë etike dhe legjitime, këtu do të kishim një fund të lumtur të historisë. Pothuaj të gjithë politikanët dhe qeveritë e sotme në vendet demokratike aplikojnë praktika të marrëdhënieve publike profesionale dhe strategji të komunikimit politik. Madje këto praktika i përdorin edhe regjimet më diktatoriale e shtypëse të botës së sotme, që supozohet se nuk kanë nevojë për to, sa kohë mund të qeverisin me mjete të tjera. Fasada u hyn në punë të gjithëve. Mirëpo a nuk është qëllimi ai që justifikon mjetin? Kur qëllimi është maksimalizimi i pushtetit si në rastin e Putinit dhe liderëve të tjerë në demokracitë imituese, “politika është një luftë konstante midis formave demokratike dhe substancës jodemokratike” sikurse pohojnë Ivan Krastev dhe Stephen Holmes në librin e tyre ‘Light that Failed”. Kështu ndodh që fasada demokratike në vende me demokraci gjasmuese sikurse ajo e Rusisë së Putinit dhe vendeve ish-komuniste të Lindjes, në vend që të nxisë krijimin e qeverive elektoralisht të përgjegjshme, shërben për një kombinim të rrezikshëm të demokracisë me autoritarizmin. Në të vërtetë, regjime të tilla nuk i varin shpresat as tek loja e imazhit, as tek lojërat ideologjike apo bindja etike. Kudo ku është në pushtet, populizmi nuk sundon intelektualisht, por elektoralisht. Madje edhe populizmi mediatik ose ai i krijuar përmes mediave, sikurse është rasti i Ramës. Ndaj zgjedhjet janë “lepuri” nën kapelën e prestigjiatorit politik. Trukimi i tyre mundëson fasadën dhe anasjelltas.

Tek zgjedhjet qëndron pra e gjithë loja! Rama dhe të tijtë e kanë gjithë specializimin, përvojën dhe sofistikimin e nevojshëm për ta luajtur këtë lojë sërish përpara syve tanë, duke kërkuar edhe duartrokitje në fund për suksesin apo shuplakat. Ndërsa përballon me shou dhe media vetë mediat dhe oponentët publikë, nuk është fasada por paskuinta ajo që vlen më tepër, pasi në terren kanë nisur “përllogaritjet krijuese” të votave. Njëlloj sikurse shprehen studjuesit e përmendur më lart se ndodh në regjimin e Putinit me fiksimin e rezultatit të zgjedhjeve paraprakisht përmes sigurimit dhe planifikimit të tij në terren përkundrejt një përqindje të përcaktuar nga Kremlini qysh më parë, ky është edhe skenari më i keq që duket se i ka të gjitha gjasat të jetë i mundur në rastin e vendeve që gjenden në zgrip drejt autoritarizmit, ndërsa në rastin e Shqipërisë ky skenar është edhe praktikisht më i thjeshtë duke qenë shumëfish më e vogël dhe më e menaxhueshme në terren sesa Rusia e Putinit. Të ashtuquajturit specialistë të votave bëjnë të mundur që të mos ketë surpriza elektorale, atëherë kur një regjim i caktuar ka tipare si ato që ka shfaqur tanimë regjimi i Tiranës, të cilit nuk i thotë gjë aq pluralizmi partiak, as opozitarizmi, as mediat e pavarura, as transparenca publike e aq më pak liria e qytetarëve të mirëinformuar për të marrë pjesë në zgjedhjen e pushtetit.

Kjo është “demokracia e post të vërtetës”, sidomos në mjedise kulturore ku polarizimi ndërmjet demokracisë dhe autoritarizmit nuk ekziston në mendjet e zgjedhësve, pra në vendet ish-komuniste. Projekti i ri politik i Ramës i afrohet kësisoj gjithnjë e më tepër atij të një autoritaristi që demokracinë e ka fasadë njëlloj si spektaklin e tij mediatik, por objektivi i qartë është të fitojë legjitimitetin përmes ruajtjes dhe instalimit të inercisë politike ose status-quos-ë. Këtë ia mundëson ingranazhi i makinerisë elektorale, të cilën e ka plotësisht nën kontroll nëse ka vullnetin për ta bërë këtë. Kështu u projektua edhe Rusia putiniste sipas Krastev dhe Holmes, duke e bërë të pamundur për më tepër përfytyrimin e një alternative ndaj lidershipit politik të Putinit, edhe pse kjo ishte një mungesë e sajuar e alternativave.
Ki edhe në shembullin e mësipërm, mund të ndodhë që nëse nuk përfytyrohet apo nuk shfaqet bindshëm një “kundërelitë” që të mund të krijojë apo të formojë një bazë të gjerë zgjedhësish, si në Rusi ku “Putini dhe rrethi i njerëzve të tij në pushtet krijuan një hapësirë politike që të dukeshin si e vetmja zgjidhje e pranueshme”. Po ashtu, autorët theksojnë se fshehja e paaftësisë për të ndërtuar ka qenë dhe mbetet në qendër të artit të të qeverisurit të Putinit, ndërsa kjo i ka mundësuar atij të ushtrojë pushtet të pakontroluar duke përdorur madje një minimum të forcës. “Në vend që t’i përfaqësojnë votuesit, zgjedhjet e manipuluara synojnë të ekzagjerojnë efektivitin e pushtetit mbi një publik edhe të frikësuar, edhe të bindur”, – theksojnë autorët si rrezik që vjen bashkë me instalimin e këtyre regjimeve pa alternativë, pasi shpresat për “elektoratin e zgjuar nga gjumi që derdhet rrugëve për të mundur makinerinë anakronike të autoritarizmit” shpesh nuk materializohen dhe demokracia e rreme bëhet normë dhe hipokrizi e përgjithshme, ndërsa përgjegjësia e politikanëve ndaj qytetarëve përfundon si diçka iluzive dhe sa për efekte skenike. Tek e fundit magjepsja pas pushtetit është mëkati i preferuar në politikë dhe kështu mund të ndodhë që në biografinë politike të dikujt të mund të shkruhet diçka e ngjashme me atë të hungarezit jo pak të talentuar Viktor Orbanit, tanimë autoritarist i konfirmuar, që përshkruhet si “një ish-liberal, riosh energjik, i pamëshirshëm dhe i talentuar, që përfundoi peng i magjepsur pas pushtetit të tij absolut”. Ndoshta ky është edhe fati i keq i prestigjiatorëve, kur nisin e i besojnë edhe vetë realitetit të trukuar…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 40 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 45 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 1 ore

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 1 ore

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.