Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Referendumi i 25 prillit, mision kombëtar

Forum E hënë, 1 Mars 2021 12:16
Referendumi i 25 prillit, mision kombëtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fjala e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Nga Monika Kryemadhi-

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 32 minutash
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Sot është një ditë historike do ta quaja për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike. Por më e rëndësishme do të ishte për të gjithë shqiptarët, sepse bashkimi dhe konsolidimi i një koalicioni përfundimtar përballë një sekti kriminal më 25 prill, do të jetë i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, sidomos të të rinjve dhe të rejave tanë.
Sot LSI dhe PD janë bërë bashkë si një aleancë kundër dështimeve të qeverisë së Ramës dhe sot në një ditë që ne bashkohemi formalisht, do të bashkojmë forcat dhe të punojmë me njëri tjetrin në shërbim të popullit shqiptar. Partneriteti ynë dërgon një sinjal të fortë dhe të qartë për të gjithë shqiptarët se ndryshimi po vjen, se ndryshimi është i paevitueshëm dhe se ditë më të mira ka përpara për shqiptarët kudo që jetojnë.
E di se do të ketë shumë prej atyre që do të thonë se LSI-ja është një parti që rritet nga elektorati i së majtës, por një parti si ne, LSI, ku në thelb të saj ka social demokracinë dhe bashkë me Partinë Demokratike që është parti e djathtë, dua të adresoj këtë gjë, që së pari ne si LSI dhe PD do të vijojmë të jemi dy entitete, me identitetin e tyre. Do të vijojmë, që në kohëra mund të kemi mund të kemi edhe kundërshtime për politika të caktuara, por zotohemi se do të gjejmë gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit dhe të punojmë fort me njëri tjetrin, duke vendosur gjithmonë përpara interesin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Së dyti, jemi absolutisht të unifikuar me besimin se vendi është sot më keq seç ka qenë 4 apo 8 vite më parë, pothuajse të gjithë shqiptarët, përveç atyre që kanë lidhje të ngushta me qeverinë, të cilët janë më mirë se 99% e shqiptarëve. Ne dhe Partia Demokratike jemi të unifikuar në besimin se vendi po shkon drejt drejtimit të gabuar dhe se duhet të bëjmë më shumë për të lëvizur Shqipërinë dhe shqiptarët atje ku ata duan të jenë, në Bashkimin Evropian, që të kenë një jetë më të sigurt, të kenë një kosto jetese më të ulët, të kenë një standard jetese më të lartë, të kenë një arsimim më të mirë për fëmijët e tyre, të kenë një sistem shëndetësor më të mirë për ta dhe mbi të gjitha duhet të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre.
Ne duhet të ndalojmë dëshirën e shqiptarëve për të emigruar nga Shqipëria, por duhet t’u krijojmë atyre më shumë mundësi, më shumë punësim, në mënyrë të tillë që të ndihen si qytetarë evropianë në Shqipëri.
Së fundmi, partneriteti ynë do t’i lejojë LSI-së që të ndjekë axhendën e saj politike. Në veçanti, ne si LSI do të punojmë për implementimin e pesë prioriteteve tona në pesë muajt e parë, për të ulur koston e jetesës për shqiptarët, për të krijuar punësim të mirë paguar për ta, për t’iu dhënë shqiptarëve shpresën dhe mundësinë që ata ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre.
Dua të garantoj të gjithë shqiptarët që ky është një partnership i ndërtuar për të zgjatur, jo vetëm gjatë fushatës elektorale, por edhe në qeverisjen e re të LSI me Partinë Demokratike dhe me z. Basha duke drejtuar të gjithë frontin opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.
Do të punojmë krah për krah të gjithë së bashku, do të punojmë krah për krah z. Lulzim Basha, por jo vetëm, por edhe ne të gjithë përkrah njëri – tjetrit, në çdo qytet, në çdo qark, në çdo shtëpi e në çdo rrugicë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por jo vetëm këta, por edhe të rinjtë dhe të rejat, të gjithë ata që janë pa parti, por që duan të ndryshojnë Shqipërinë, që duan të sjellin një jetë më të mirë për të rinjtë dhe për të rejat dhe që duan të jenë qytetarë dinjitozë në vendin e tyre.
Ne jemi përgatitur të fokusojmë të gjithë vëmendjen në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë në post-Covid, atë të cilës Edi Rama jo vetëm që nuk i dha zgjidhje, por përkundrazi e futi vendin në krizë të jashtëzakonshme. Edi Rama premton që do të hapë vende pune, por një njeri që krijoi kriza pa pasur kriza, mendoni se si mund të nxjerrë vendin nga një situatë e tillë.
Dua t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, që të bashkohemi të tërë së bashku, të shkojmë drejt kutive të votimit më 25 prill. Referendumi i 25 prillit nuk është kalkulim politik. Referendumi i 25 prill është mision. Është mision kombëtar për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë çdo sekti, që kërkon të marrë peng të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Unë ju ftoj të gjithëve, duke iu falënderuar, të drejtohemi drejt kutive të votimit, të flasim me miqtë, me shokët, me familjarët tanë, t’i bindim ata. E kuptojmë që janë të lodhur nga politika, e kuptojmë që janë të zhgënjyer nga politika, por sot më shumë se kurrë, bashkimi i LSI me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj është një sinjal më i fortë, në këtë ditë të mrekullueshme, në ditën e parë të muajit mars, në ditën e pranverës për të filluar një pranverë të re, pranverën e zhvillimit, pranverën e emancipimit, për të pasur më shumë gra dhe vajza, jo vetëm në qeverisje, por edhe në politikë bërje, për të pasur më shumë të rinj dhe të reja jo vetëm në qeverisje por edhe në politikë bërje, dhe për t’i dhënë forcë votës së shqiptarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë




Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 27 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 32 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 36 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.