Revista amerikane Newsweek: Dështimi i qeverisë “Rama” me hashashin
Revista prestigjioze amerikane “Newsweek” i ka kushtuar një artikulli çështjes së kanabizimit në Shqipëri. Gazetari shqiptaro holandez Vincent Triest dhe amerikani Will Nicoll e kanë cilësuar fushatën e qeverisë “Rama” kundër hashashit në Lazarat, gjatë vitit 2014, si një fitore publicitare. Në shkrimin renditen shifra që tregojnë se veç kabanizimit, në Shqipëria është kthyer dhe në zonë ku trafikohen drograt e rënda, si kokaina dhe heronia.
“Katër vjet më pas, tymi i Lazaratit është zhdukur vërtet, por, e parë në retrospektivë, është e vështirë ta shohësh këtë fitore të hershme më tepër se një fushatë marrëdhëniesh publike”, shkruan “Newsweek.
“Fitoret e vogla kundër trafikuesve të kanabisit janë lënë në hije nga ardhja e drogave të rënda, si kokaina e heroina. Kultivimi i bimëve narkotike nuk shihet më si shumë fitimprurës për organizatat e mëdha kriminale, teksa drograt e rënda kanë vlerë tregu në rrugë 1000% më të lartë se marijuana. Ky vend i vogël në periferi të Bashkimit Evropian tani po u shkakton diplomatëve shqetësime të konsiderueshme, kryesisht sepse vlera dhe volumi i drogës së trafikuar u ka dhënë mundësi organizatave kriminale shqiptare të kenë një prani brutale brenda vetë Bashkimit Evropian.
Departamenti Amerikan i Shtetit vë në dukje në raportin e këtij vitit për strategjinë e kontrollit ndërkombëtar të narkotikëve se “Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha marijuane, kryesisht për përdorim evropian, dhe është vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane”. Edhe Europol ndan të njëjtin mendim. Statistikat më ilustruese janë ato të Italisë, që flasin për 219 hektarë tokë të përdorur për kanabis më 2016, me rreth 754 mijë rrënjë të identifikuara.
Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë vlerëson se vendi ka 566 hektarë tokë bujqësore në përdorim. Sipas kësaj, i bie që për kultivimin e marijuanës është përdorur 38.16% e tokës bujqësore. Drogat e forta janë të vështira për t’u vlerësuar, sepse të dhënat ende mungojnë, por fakti që Shqipëria është bërë vendi numër një i konsumimit të kokainës për kokë më 2016-17 tregon shumë.
Këto statistika nuk janë treguesi i luftës kundër drogës që premtoi Edi Rama. Progresi me kanabisin është zhgënjyes. Rritja e shpejtë e përdorimit të kokainës është një fatkeqësi kombëtare.
Lulzim Basha, i cili është një jurist e arsimuar në Holandë dhe lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë, u kritikua nga media për përqendrimin e madh te kanabisi gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare. Ngjarjet e fundit i kanë dhënë të drejtë. Por, teksa flet nga zyra e tij në Tiranë, zoti Basha nuk shfaq kënaqësi që e vërteta e fushatës së tij u provua. Përkundrazi, shpreh një trishtim të madh për rënien e vendit të tij në kriminalitet. “Ky është një problem shumë i madh i cili vetëm sa e distancon Shqipërinë nga Evropa, në një kohë kur kemi ndërmarrë kaq shumë iniciativa të tjera për të përmirësuar lidhjet dhe harmonizuar legjislacionin”, thotë Basha.
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, foli pa doreza në një fjalim të kohëve të fundit. “Nëse Amerika dhe BE do t’i përkushtojnë burimet dhe kredibilitetin e tyre kësaj lufte kundër krimit, ne presim rezultate”, tha Lu, duke iu referuar arrestimeve midis zyrtarëve të lartë, të cilët praktikisht duken të paprekshëm nga ligji. Tensionet u ngritën më tej kur ish-ministri i jashtëm dhe deputeti Saimir Tahiri duket se është përmendur në përgjigjet e interceptuara nga policia italiane.
Shumë në komunitetin evropian kanë shprehur shqetësime për integritetin e klasës politike shqiptare. Të tjerë, si SHBA, kanë bërë akuza direkt për lidhjet me kriminalitetin. Vetë shqiptarët akuzojnë vazhdimisht politikanët për korrupsion, bashkëfajësi, korrupsion dhe abuzim pushteti. Pavarësisht përkufizimeve që mund të përdoren, zoti Rama nuk mund të cilësohet si një lider, teksa në mandatin e tij si kryeministër problemi i drogës është shndërruar në një pandemi kombëtare, e cila do të ndikojë në pozicionin ndërkombëtar të vendit të tij dhe rrugën drejt hyrjes në BE.
Asnjë lider nuk do të ndikonte kaq keq në jetën e elektoratit. Nëse nuk veprohet me urgjencë, trashëgimia politike e zotit Rama do të jetë ajo e një njeriu të paaftë për të implementuar politikat e vështira dhe zgjidhjet që e përkufizojnë vërtet një lider”.