Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Revista më e madhe në botë: Si u bë Shqipëria i pari narko-shtet në Europë

Forum E diel, 26 Shtator 2021 14:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas gazetës Bild, një tjetër medium shumë i njohur vjen me një reportazh për Shqipërinë, ku vendi ynë cilësohet si i pari narko-shtet në Europë. Bëhet fjalë për revistën VICE, me qendër në Kanada e SHBA, e cila publikon reportazhe dhe investigime. Këtë herë tregohet se si Shqipëria është bërë një narko-shtet në zemër të Europës. Revista shkruan se pavarësisht se është një vend i NATO-s, Shqipëria është bërë i pari narko-shtet në Europë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Këtu qëndron tensioni për Europën: koncepti i një narko-shteti gjithmonë është ndjerë larg nga europianët, të cilët tentojnë të kuptojnë se shtetet e korruptuara që prodhojnë drogën e tyre janë problem i dikujt tjetër. Por pozicioni qëndror i Shqipërisë në industrinë e drogës e ka sjellë problemin më afër, në një kohë kur shqiptarët po shpresojnë të jenë më të lidhur me motorin ekonomik të BE-së. Kjo është gjëja më tragjike për një narko-shtet: Mbështetja e elitës së një kombi me fonde nga veprimtaria kriminale nuk e ka ndikimin në vendet e tjera, por tek mundësitë për popullin e saj”, shkruan revista.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 18 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 18 orësh

Ajo më pas tregon se i gjithë shkëlqimi i makinave dhe ndërtesave në zemër të Tiranës nga paratë e drogës është vetëm një iluzion, pasi vendi mbetet shumë i varfër, kurse shumica e shqiptarëve duan të largohen. Lexoni më poshtë një pjesë të këtij shkrimi:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga Alfredo Affazi, VICE

Është janar dhe në një periferi të Tiranës, kryeqytetit shqiptar, takohem me dy trafikantë vendas të kokainës, që sapo janë kthyer nga një ‘udhëtim pune’ në Gjermani. Si shumë të tjerë të rinj në trafikun e drogës në Shqipëri, Artani dhe Luli janë zhvendosur nga trafiku i kanabisit drejt kokainës, për shkak se atje ka më shumë para dhe është më e lehtë për ta kapur veten. Ata më thonë se mund të bëjnë deri në 23 mijë euro duke trafikuar një kilogram pudër në vendet e pasura europiane, ku tregu për kokainën po zgjerohet.

Mes historive maço me shkopinj bejzbolli dhe grushta, ata diskutojnë për orat Rolex, makinat e shpejta dhe vajzat e bukura. “Siç mund ta shohësh,” thotë Artani, duke treguar nga rruga e përmbytur, e cila nuk është rregulluar që kur mbahet mend, “nëse do të bësh përpara, duhet të bësh udhëtimin në Gjermani, Itali apo Angli. Kokaina është puna që duhet bërë”.

Që pas krizës financiare të vitit 1990, që solli trazira dhe kaos civil, gjenerata e re e shqiptarëve e ka gjetur veten të ngecur në një lëmsh me varfëri dhe korrupsion. Për disa, trafiku i drogës ofron një shpëtim nga getot e tyre në periferitë e Tiranës. Por trafiku i drogës nuk është diçka e re: është një tregti me rrënjë të thella në Shqipëri. Pavarësisht se është një vend i NATO-s dhe është në prag të hyrjes në BE, Shqipëria është bërë i pari narko-shtet në Europë.

Sipas përcaktimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të një narko-shteti, ai është një shtet ku “institucionet legjitime janë penetruar nga fuqia dhe pasuria e tregtisë së drogës”, si Venezuela, Guinea-Bisau dhe Afganistani. Shqipëria është zhytur deri në gju në paratë e drogës.

Një raport i vitit 2018 i Departamentit të Shtetit e përshkruan Shqipërinë si vendin e korrupsionit galopant, institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare dhe kontrollit të dobët të kufijve, me trafikun e drogës, evazionin fiskal, kontrabandën dhe trafikun njerëzor si krimet më përfituese në vend. Droga është një biznes i madh këtu.

Ky vend i vogël malor ish-komunist në brigjet e Adriatikut është prodhuesi më i madh i kanabisit të rritur jashtë në Europë. Në vitin 2017, Shqipëria kapi 68 ton kanabis, me vlerë 680 milionë dollarë. Por trafiku i kokainës është ai që po i jep Shqipërisë statusin e narko-shtetit. Përgjatë dekadës së fundit, siç zbulon VICE, bandat shqiptare si Hellbanianz janë bërë aktorë të rëndësishëm në tregtinë fitimprurëse të kokainës në Britani dhe në pjesën tjetër të botës. Bandat shqiptare kanë bërë emër duke shitur kokainë të pastër me një çmim shumë konkurrues, duke kontribuar në rritjen e pastërtisë dhe pranisë së kokainës në Europë që prej vitit 2012.

Trafikantët shqiptarë kanë vendosur linja direkte furnizimi përmes Amerikës së Jugut drejt Europës për kokainën e madhe, që mbërrin nga portet e Belgjikës dhe Holandës. Në shkurt të vitit të shkuar, policia kapi 613 kilogramë kokainë të fshehur në një dërgesë bananesh nga Kolumbia, e cila mbërriti në portin e Durrësit në Shqipëri. Ndërkohë ka pasur një shtim të vrasjeve të shqiptarëve të dyshuar si kriminelë në Amerikën e Jugut. Në vitin 2017, Remzi Azemi një shqiptar i Kosovës dhe trafikant i dyshuar i kokainës, u vra në mënyrë mafioze teksa udhëtonte me familjen në një mjet të blinduar në Guayaqil të Ekuadorit. Një vit më para, Ilir Hidri, një tjetër shqiptar i dyshuar për trafik droge, u vra në të njëjtin qytet.

Shqipëria është unike në Europë për shkak se baronët e drogës nuk janë persona të paligjshëm. Në fakt ata janë të lidhur fuqishëm me ata që drejtojnë vendin dhe shpesh edhe me ata që kanë për detyrë që t’i ndjekin të paligjshmit.

Paratë e drogës janë pjesë e rëndësishme e sistemit demokratik shqiptar, për shkak se mënyra më e mirë për të siguruar votat e njerëzve është që t’i paguash në cash, dhe gjeneratori më i mirë i parave cash është tregtia e drogës. Një studim i financuar nga BE, nga viti 2016 deri në vitin 2019, zbuloi në mënyrë shokuese se 20.7 përqind të shqiptarëve iu ishin ofruar para ose favore në shkëmbim të votës. Në janar, u zbulua se grupet e kokainës kanë manipuluar në mënyrë të suksesshme zgjedhjet duke blerë vota. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit Shqiptar për Studime Politike, thotë se roli i bandave kriminale në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017 ishte më i madh se roli i partive politike. “Sot, ka një përshtypje të përgjithshme se askush nuk është në gjendje të fitojë zgjedhjet pa mbështetje nga grupe të tilla,” thotë ai.

Për shkak se tregtia e drogës është kaq e lidhur me ata në pushtet, njësitë britanike të inteligjencës janë vendosur në Tiranë për të monitoruar trafikantët. Një anëtar i ekipit ndërlidhës të Mbretërisë së Bashkuar tha për VICE se kishin dëshmi të qarta se informacionet e përbashkëta të inteligjencës po përfundonin në duart e trafikantëve nga policia shqiptare. Britanikëve iu janë bashkuar ekipe nga SHBA, Holanda dhe Italia, të cilët vendosën të përfshihen pasi zbuluan se informacioni që ndanin me autoritetet shqiptare, përfundonte në duart e gabuara.

Dy ministrat e fundit të Brendshëm të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, janë rrëzuar për shkak të skandaleve të lidhura me drogën. I pari, Saimir Tahiri pritet të dalë në gjyq më vonë gjatë vitit për akuza për trafik droge dhe korrupsion. Emri i Tahirit u përmend në një përgjim nga policia anti-mafia e Italisë në lidhje me trafik armësh dhe droge. Tahiri i mohon akuzat ndaj tij. Ai u zëvendësua nga Fatmir Xhafaj, ndërkohë që ministri i Brendshëm e la shpejt detyrën, pasi gjysmë-vëllai i tij Agron u burgos për shtatë vite për trafik droge në Itali. Edhe pse nuk ka prova që Xhafaj të ishte përfshirë direkt në krimet e vëllait, presioni politik brenda dhe jashtë vendit bëri që Rama ta hidhte poshtë ministrin e tij.

Në vitin 2017, Ermal Hoxha u burgos për dhjetë vjet për pjesëmarrje në një operacion për të trafikuar 120 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Europën Perëndimore. Megjithatë, Ermali nuk i ngjiti shkallët e krimit nga getot e Shqipërisë: ai është nipi i diktatorit famëkeqe të Shqipërisë, Enver Hoxha, që sundoi vendin për 41 vite deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Por askush nuk e ilustron afërsinë mes elitës shqiptare dhe lojtarëve të saj të drogës, apo historinë se si ky komb po shfaqet si narko-shteti i parë në Europë, se Klement Balili, një pronar i një hoteli luksoz, ish-nëpunës civil dhe mbret i drogës, i përshkruar në urdhër-arrestin e tij grek si ‘Pablo Eskobari i Ballkanit’. Një dosje prej 10 mijë faqesh, e përpiluar nga qeveria greke dhe e shqyrtuar nga VICE, e përshkruan perandorinë ndërkombëtare 1-miliard dollarëshe të narkotikëve, të organizuar në mënyrë perfekte prej tij, të ndërtuar mbi kanabisin dhe kokainën që dërgohet në vende si Greqia, Italia, Gjermania dhe Britania.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 18 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 32 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 48 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 49 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.