“Rigerta u kërkoi me mençuri deputetëve të kthejnë sytë nga fshati, por ata s’kanë vizion”

Nga Brixhida Kokëdhima

Rigerta Loku, kjo grua e mençur dhe tepër e qartë, e sinqertë dhe me vizion i kërkoi deputetëve e qeverisë të kthejnë sytë nga fshati. Ata nuk e bëjnë dot!

Thjesht sepse nuk e kanë aspak prioritet zhvillimin e vendit, nuk kanë asnjë vullnet real, asnjë aftësi, nuk punojnë dhe nuk kane vizionin e duhur as për fshatin e as për Shqipërinë tonë! Gertës i them dashamirësisht; Nuk duhet t’i lutemi më të kthejnë sytë nga ne që i votojmë, as të qajmë për fatin tonë, por ti kërkojmë llogari, në çdo formë, mjet e mënyrë!

Ndryshe do mbetemi si sot e më keq! Shqetësimi yt i vërtetë dhe dashuria jote për vendin tënd janë pikërisht ndër vlerat që mishëron ZGJIDHJA ndaj bashkoju ZGJIDHJES e mira Gerta! E vetmja mundësi për vendin tonë!

SHKARKO APP