Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rimarrja e rezolutës së pavlerë, tradhëti e thikë pas shpine ndaj lidershipit të akuzuar

Forum E hënë, 9 Nëntor 2020 14:33
Rimarrja e rezolutës së pavlerë, tradhëti e thikë pas shpine ndaj lidershipit të akuzuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami –

1. Parimi dhe morali: Të fshihesh pas dickaje që dikush të akuzon, duke refuzuar përballjen me drejtesinë, aq më tepër kur ti e konsideron gënjeshtër do të thotë ti japësh shpifësit të drejtën të vazhdoje të të akuzojë, duke rënë në kurthin e tij dhe kështu të mos provosh kurrë pafajësinë tënde.

2. Tradhëti: Këtë ka bërë gjithë kohës dhe po bën edhe këto ditë tinëzisht Edi Rama, i cilësuar masivisht si “tradhëtari” e vrasësi i pavarësisë së Kosovës, duke ricikluar kurthin e miqve të tij me të cilët kërkonte prej kohësh të ndryshonte kujfitë në Ballkan për të copëtuar Kosovën e cënuar kështu pavarësinë e sovranitetin e saj, dhe të hidhte në erë stabilitetin e Ballkanit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

3. Sulm ndaj BE e SHBA: Ai duket sikur gjoja po sulmon kundërshtarët e tij për interesa të pushtetit të tij personal, por në fakt ai po sulmon “këshillimet e ndershme e miqësore” të partnërëve të rëndësishëm të Shqipërisë, SHBA, e BE, që i kishin kërkuar qeverisë shqiptare të mos votonte kundër rezolutës së KiE sepse zhurma që do të krijohej nga vota kundër e Shqipërisë do të shërbente për palën e interesuar si alibi për fshehjen nga e verteta apo më saktë do të ishte kurthi që kishin përgatitur nismëtarët e kësaj rezolute në mënyrë që Shqipëria të binte brënda. Nga ata nismëtarë me të cilët Rama ka bashkëpunuar për të ndryshuar kufijtë në Ballkan dhe coptuar Kosovën…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

4. Kurthi i miqve të Ramës: Kurthin që Shqipëria të votonte kundër rezolutës së KiE, draftin e së cilës e kishte përgatitur Dick Marty, e kishin ngritur ata që kishin marrë nismën për këtë rezolutë dhe aktualisht bashëkrëndojnë veprimet me Ramën për ndarjen e Kosovës. Por Shqipëria e shmangu rënien në këtë kurth, falë përgjegjshmërisë ekstreme që institucioneve drejtuese shqiptare të asaj kohe dhe këshillimit miqsor e të ndershëm nga SHBA e BE.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

5. Përmbajtja e Rezolutës: Rama e di shumë mirë se cfarë përmban rezoluta dhe që raporti nuk miratohet në KiE dhe cfarë realisht ka ndodhur në atë kohë. Gjithashtu e di shumë mirë se votimi kundër rezolutës së KiE, do të ishte edhe kundër këshillimit racional e të mirëmenduar të SHBA e BE për mos rënien në kurthin e votimit kundër, sepse vota kundër do të keqëpërdorej si alibi e nismëtarëve për fajësinë e palës kosovare. Për më tepër që në rezolutë s’akuzohej konkretisht askënd nga lidershipi Kosovar. Por vetëm rimerreshin shpifjet e ish-prokurores së GjNP të ish-Jugosllavisë dhe pasquroheshin hamëndësimet “pa prova e fakte” të Dick Martit, një person që kishte qënë qartas kundër bombardimeve të Natos dhe më tej edhe kundër pavarësisë së Kosovës. Rama e dinte shumë mirë se në rezolutë përcaktoheshin kryesisht detyra për Eulex…

6. Hapet rruga për GjN. Institucionet shqiptare të asaj kohë, të këshilluara nga SHBA e BE, jo vetëm mbajtën qëndrimin e duhur duke votuar për rezolutën thjesht e vetëm për të mos ju fshehur në asnjë rast të vertetën që ishte tërësisht në anën e Shqipërisë e Kosovës, por ndërmorën më vonë edhe veprime të tjera për djegur plotësisht këtë plan makiavelik, duke i hapur rrugën Gjykatës Ndërkombëtare të vinte në Shqipëri dhe të bënte transparencën e gjithcka ajo mendonte me vlerësimin se Shqipëria ishte e pastër dhe s’kishte asgjë për të fshehur. Kjo ishte rruga për të djegur planin diabolik por edhe mënyra efikase që e varrosi përfundimisht rezolutën e përgatitur nga D. Marty.

7. Halli i madh që mundon Ramën: Rimarrja nga Rama e kësaj cështjeje të vdekur, bëhet sepse Rama gjëndet në një pozitë shumë të rënduar elektorale e mentale: sepse ose është një lojë për interesa të pushtetit personal, ose po përpiqet të heqë njollën e pashyeshme të tradhëtarit, ose është i kapur ti shërbejë atyre që kishin ngritur kurthin dhe me të cilët Rama prej shumë kohësh punon për coptimin e Kosovës; ose të trija bashkë?! Ky duket se është një hall i madh që e mundon Ramën dhe duket se po vjen momenti kur ky “qelb” të shpërthejë…

8. Thikë pas shpine lidershipit të akuzuar: Ricilikimi i një rezolute të varrosur e për më tepër të pavlerë, është vecse shërbim tipik i një tradhëtari të luftës clirimtare të Kosovës. Thënë ndryshe, tradhëtari i damkosur, duke e rimarrë këtë cështje po i shërben makinerisë së mikut të ngushtë me të cilin së bashku tentuan ti ngulnin thikën pas shpine sovranitetit të Kosovës, stabilietit të rajonit e Gjermanisë që mbrojti fuqimisht mos ndryshimin e kufijve. Por edhe për të goditur tinëzisht pas shpine lidershpin e akuzuar, ndonëse bën sikur vajton!

9. Haga s’e përmend fare Rezolutën: Roli i tradhëtarit të Tiranës rezulton gjithashtu shumë i cuditshëm e diabolik edhe nga një aspekt tjetër. Nga njëra anë Rama bën sikur vajton për të akuzuarit e Hagës por në fakt nga ana tjetër me lojën që po bën duket se po i fundos edhe për cështje për të cilat ata s’janë akuzuar. Njëri prej të akuzuarve kryesorë të këtyre ditëve ka deklaruar se në Hagë se askush s’i ka pyetur lidhur me “akuzat” e ngritura në rezolutën e KiE, duke provuar se arrestimet e këtyre ditëve skanë asnjë lidhje me cfarë shkruhet në rezolutën e Dick Martit.

Syri.net
9 nëntor 2020

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.