Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Ringritja e demokracisë nëpërmjet artit”- Edmond Budina: Tetë prioritetet që duhet të ketë qeverisja e re për kulturën!

Forum E hënë, 8 Mars 2021 14:52
“Ringritja e demokracisë nëpërmjet artit”- Edmond Budina: Tetë prioritetet që duhet të ketë qeverisja e re për kulturën!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Edmond Budina –

Në këtë kohë ethesh elektorale, ankthe listash, premtimesh propagandistike, programesh herë të thelluara e herë të harruara, arti e kultura, për fat të keq, janë parë përherë si pikat e fundit të programit të çdo qeverisjeje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 1 ore
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Ky është një gabim që i kushton shtrenjtë çdo vendi e veçanërisht një vendi si ky yni. Arti, kultura e trashëgimia nuk duhen parë vetëm si një ushqim thjesht për t’u zbavitur, por si një element bazë, i cili rrit mirëqenien shpirtërore, emancipon shoqërinë dhe ndikon realisht në rritjen ekonomike. Investimi në këto fusha, jo vetëm rrit punësimin, por nxit edhe turizmin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për fat të keq, në këta tetë vjet të qeverisjes rilindëse, jo vetëm që arti, kultura e trashëgimia nuk janë parë me përparësi, por, përkundrazi, janë bërë hapa të frikshëm prapa. Kjo u finalizua më 17 maj me aktin barbar, kriminal të shembjes së Teatrit Kombëtar. Është e dukshme për çdokënd që kjo qeveri e korruptuar në çdo qelizë, jo vetëm nuk e do kulturën, artin e trashëgiminë, por e lufton atë e për rrjedhojë punon kundër interesave kombëtare.

Është detyrë e opozitës, që duhet të bashkohet nën shenjën e artit. Në këndvështrimin tim modest, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të kenë një program të përbashkët elektoral për artin, kulturën e trashëgiminë. Ky program duhet të shërbejë si një urë lidhëze mes tyre, që rindërton edhe demokracinë nëpërmjet artit.

Rimëkëmbja e ekonomisë nëpërmjet artit, kulturës e trashëgimisë duhet të fillojë me ringritjen e Teatrit Kombëtar atje dhe ashtu si ishte (me fondet e atyre, që e shkatërruan dhe me ndihmën e Europës). Po ashtu, ndërtimi i një teatri tjetër të ri modern, me fonde publike, do të ishte sinjali më i mirë i fillimit të një periudhe të re në drejtimin e shtetit shqiptar, i cili hedh një hap në të ardhmen, duke bërë epiqendër të tij artin, kulturën, trashëgiminë kombëtare.

Për këtë, nëse nesër opozita e sotme do të marrë qeverisjen, do ta ketë të nevojshme edhe ndërhyrjen në legjislacionin ekzistues. Së bashku me miqtë e mi, që në këta tre vjet kemi protestuar e vazhdojmë të protestojmë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, kemi menduar të ofrojmë ndihmesën tonë për programin e kulturës.

1- BARAZIMI I BUXHETIT PËR ARTIN, KULTURËN DHE TRASHËGIMINË ME VENDET E RAJONIT

Barazimi i buxhetit me vendet e rajonit do të thotë rritje jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi. Rritja e cilësisë do të thotë më shumë interes për Shqipërinë, më shumë mundësi për të shitur produktet tona artistike, pse jo, edhe jashtë vendit. Janë të ardhura që i shtohen ekonomisë së vendit. Do të thotë më shumë punësim, më shumë mundësi për bashkëpunim me të huajt e, për rrjedhojë, edhe të ardhura shtesë nga bashkëpunimet. Kur ndihesh e je i barabartë mes të barabartëve, ke të drejtë edhe të pretendosh. Askush nuk vjen të bashkëpunojë e të investojë në art e kulturë, kur sheh, që vetë shteti nuk ka interes për këtë.

2- RISHIKIMI I LIGJIT PËR ARTIN DHE TRASHËGIMINË NË PËRGJITHËSI

Të gjitha objektet publike, që i përkasin artit e kulturës (teatrot, shtëpitë e kulturës, galeritë, bibliotekat etj.), si edhe trashëgimisë (monumentet e kulturës, vendet arkeologjike, ndërtesat karakteristike, muzetë, kështjellat etj.) të mos tjetërsohen. Destinacioni i tyre të jetë përherë kulturoro-artistik. Dhe ku është mundësia, ato t’i rikthehen destinacionit të parë.

T’u jepen në përdorim (në asnjë rast të mos privatizohen) artistëve, kryesisht të rinj, për t’i riaktivizuar me veprimtari në fushën e artit dhe kulturës. Ristrukturimi i objekteve të kryhet nga shteti dhe ai duhet të mundësojë lehtësira për menaxhimin e tyre. Objektet e trashëgimisë të rëndësisë së veçantë të mos i jepen privatit, por të menaxhohen prej shtetit, sikundër ndodh në vendet më të qytetëruara.

T’i jepet përparësi zbulimit e ruajtjes së vendeve arkeologjike, çlirimit të tyre nga ndërtimet abuzive (shembull: restoranti mbi muret e Kalasë së Tiranës). Rigjallërimi i zbulimeve arkeologjike e të trashëgimisë me aktivitete artistike.

Ringritja e bibliotekave, muzeve, galerive të artit në sa më shumë qendra të banuara. Nxitja e hapjes së muzeve e galerive private, duke u krijuar atyre lehtësira në legjislacion. Ristrukturimi e zgjerimi i Bibliotekë Kombëtare në ndërtesën aktuale. Rimarrja e hapësirave të katit të dytë dhe të tretë mund të shfrytëzoheshin, qoftë për të ruajtur fondin, por edhe për të pasur një muze të përhershëm me ekzemplarët e rrallë. Tarraca në katin e fundit mund të shndërrohej në një sallë leximi të hapur, e gjelbëruar, si një kopsht në lartësi. Rivënia në funksionim e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe pasurimi i saj me veprat më të mira të autorëve bashkëkohorë.

Lehtësira fiskale për kompanitë private, që financojnë në ngjarjet kulturore, artistike e në trashëgimi. Të ulet ose të hiqet fare TVSH-ja për librin. 10% nga të ardhurat e lotarisë kombëtare t’i shkojë artit, kulturës e trashëgimisë.

Të nxiten prodhimet kombëtare në fushën e teatrit, kinematografisë e televizionit, duke rritur edhe kompensimin financiar për çdo vepër kombëtare. RTSH, por edhe televizionet private, të kenë detyrimin e prodhimit të filmave televizivë shqiptarë.

3- RISHIKIMI I LIGJIT PËR TË DREJTËN E AUTORIT

Është domosdoshmëri ligji për të drejtën e autorit. Do të ishte në interes të të gjitha palëve, që agjencia e prokurimit të të drejtave të autorit të ishte shtetërore, sikundër ndodh në vendet më të zhvilluara. Po sjellim vetëm shembullin e SIAE (Shoqëria Italiane e Autorëve dhe Botuesve): “SIAE është një sipërmarrje publike ekonomike e bazuar në anëtarësim, përgjegjëse për mbrojtjen dhe ushtrimin e ndërmjetësisë së të drejtës së autorit në Itali, në formën e shoqërisë së përbashkët, pa qëllim përfitimi”

4- LIGJI PËR TEATRIN

Parësore në ligjin për teatrin duhet të jetë pavarësia prej politikës. Drejtuesit e institucioneve teatrore duhet të zgjidhen nga vetë anëtarët e komuniteteve artistike, mbi baza meritash e rezultatesh. Po ashtu, edhe bordet drejtuese.

Shteti duhet të ndihmojë e të nxitë krijimin e sa më shumë trupave teatrore, qofshin ato publike apo private. Për këtë, trupat duhet të kenë lehtësira nga pikëpamja fiskale e po ashtu edhe në pagesat e qirave të objekteve publike, që shfrytëzojnë. Është domosdoshmëri ringritja e teatrove në qytetet kryesore të vendit.

Për të mos iu bërë barrë buxhetit, teatrot duhet të kenë një autonomi në administrim, p.sh., 90% e të ardhurave nga biletat t’i mbetet trupës, një praktikë që ka funksionuar në të shkuarën.

Të gjitha trupat teatrore publike ose gjysmëpublike të kenë detyrimin e organizimit të turneve në të gjithë territorin kombëtar.

5- PËRMIRËSIMI I LIGJIT PËR KINEMANË

Ligji për kinemanë dhe QKK deri tani ka funksionuar relativisht mirë, por gjithsesi ligji duhet përshtatur me kërkesat e kohës. Parësor mbetet shtimi i buxhetit që duhet, së paku, të arrijë në nivelin e vendeve të rajonit. Për të nxitur prodhimin kinematografik, do të ishte mirë një bashkëpunim edhe më i ngushtë mes Televizionit Publik dhe QKK. Televizioni Publik, veç seksionit të filmit televiziv, mund të ketë edhe seksionin e filmit artistik, qoftë për prodhime të pavarura, qoftë në bashkëpunim me QKK.

6- RINGRITJA E QENDRËS SË ARTIT SKENIK

Ringritja e kësaj qendre, pavarësisht se ajo u menaxhua keq, është nevojë e ngutshme. Artistët e skenës së pavarur kanë nevojë të kenë një pikë referimi e të mos bëhen shërbëtorë të politikës së radhës. Bordet e tyre mbase duhet të zgjidhen nga vetë komuniteti artistik, për të shmangur klientelizmin, interesat etj. Produksionet e pavarura duhet të gjejnë atje një mundësi dhe të mos penalizohen, nëse nuk e gjejnë veten në institucionet publike.

7- STATUSI I ARTISTIT

Është folur e diskutuar shumë për statusin e artistit. Ka ardhur koha që ai të bëhet realitet. Artisti, ashtu si çdo punonjës, ka nevojë të ketë statusin e vet e të mos nëpërkëmbet nga burokrati i radhës.

Së pari duhen parë të gjitha kontratat e deritanishme të punonjësve të skenës, të cilat janë në kundërshtim të plotë me ligjin e punësimit.

Shpërblimi financiar dhe kohëzgjatja e kontratave duhet të jenë në varësi të përvojës, nivelit dhe angazhimit individual të artistit, duke i dhënë atij dinjitet. Shpërblimi financiar të kryhet sipas meritës dhe jo nën një dysheme, e cila duhet të përcaktohet me ligj.

Po ashtu, duhet riparë ligji për pensionet speciale, që iu jepen artistëve. Ato duhet të bazohen mbi kritere të qarta e të mirëstudiuara dhe jo të jepen sipas dëshirës së Kryeministrit, kushdo qoftë ai, që deri tani i ka dhënë në bazë njohjesh e militantizmash.

8- POLITIKË PËR EDUKIMIN E RINISË NËPËRMJET ARTIT

Për të pasur një të ardhme të shëndetshme të kombit e për të penguar sadopak largimin e të rinjve nga vendi, duhet t’i jepet përparësi edukimit të brezit të ri nëpërmjet artit. Për këtë është e nevojshme të hapen sa më shumë qendra leximi. Sallat e kulturës në qytete e fshatra mund t’u jepen në menaxhim të rinjve, për t’i kthyer në qendra multifunksionale, për të zhvilluar në to aktivitete kulturore nga më të larmishmet.

Çdo trupë teatrore duhet të ketë detyrimin të bëjë së paku edhe nga një shfaqje për fëmijë e të rinj.

Nëpër shkolla duhet të futet ora e artit, teatrit etj. Mësimdhënia të kryhet kryesisht nga të diplomuar në shkollat e artit. Duhet të nxiten grupet teatrore e artistike në shkolla e të organizohen festivale mes tyre.

Shkollat e artit duhet të kenë edhe një status të posaçëm. Të aplikohen bursa dhe lehtësira për të rinjtë, që merren me krijimtari artistike. Të organizohen kurse specializimi për të rinjtë, që duan të çojnë më tej talentin e tyre etj.

Ky është thjesht një këndvështrim. Pa dyshim që gjithçka është në zhvillim dhe mund të pasurohet e thellohet më tej. Por një program i mirëmenduar për kulturën, artin dhe trashëgiminë është domosdoshmëri e së tashmes, si investim për vazhdimësinë e të ardhmen e kombit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.