Roberto Saviano: Shqiptarët nuk kënaqen vetëm duke të hequr qafe, ata të zhdukin me fis e farë

 

Roberto Saviano ka botuar një libër të ri, “Zeri, zero, zero”, të cilin do të vijë ta promovojë edhe në Tiranë nën masa të rrepta sigurie.

Në të flitet për trafikun e narkotrafikëve.

Saviano në libër iu bën një përshkrim edhe vrasjeve që kryejnë kriminelët e vendeve të Ballkanit kryesisht.

Mes tyre, edhe shqiptarët, që sipas Savianos, të zhdukin e me fis e farë.

Serbët. Të saktë, të pamëshirshëm, të përpiktë në tortura.

Broçkulla. Nuk ke parë çeçenët. Kanë disa thika ata, aq të mprehta saqë, sa hap e mbyll sytë, e gjen veten të therur përtokë, të rrëgjakur.

Vetëm se këta janë krejt diletantë para liberianëve.

Ata të shkulin zemrën nga kraharori dhe ta hanë pa të dalë shpirti akoma.” Kjo është një lojë e vjetër sa bota.

Klasifikimi i mizorive, dhjetë popujt më mizorë në botë.

Po shqiptarët? Ata nuk kënaqen vetëm kur të heqin qafe. Jo, jo, ata pastaj fillojnë e merren edhe me brezat e ardhshëm. I fshijnë të gjithë. Një herë e mirë.

Rumunët ta mbështjellin kokën me qese plastike, të lidhin kyçet e duarve te qafa dhe pastaj lënë kohën që të bëjë punën e saj.

Kroatët të gozhdojnë këmbët dhe nuk mund të bësh gjë tjetër veçse të lutesh që vdekja të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan në librin e tij Saviano./

SHKARKO APP