Rudina Xhunga: Po me Xhiselën, çfarë do bëhet?

Nga Rudina Xhunga – 

Në gjithë kete histori, që ka mbërthyer publikun në thënie e kunderthënie, lajmi i fundit për koment është kallëzimi i Ballës për Bashën.

Mbase Balla vërtet nuk ka qenë në komisariat atë natë e nuk kishte pse të shkonte se mbrojtja që kishte babai i djalit të kallëzuar, ishte qënia deputet i partisë së Ballës, jo prezanca fizike në komisariat e vetë atij.

Kush e sugjeroi për deputet e dinte kë po zgjidhnin dhe pse e zgjodhën.

Une nuk shkova në Krujë të pyes për deputetin Rraja, i lexova vetëm biografinë në FB dhe jam e qarte që një njeri që bën të mesmen në “80 dhe të larten në 2003, nuk është tipi deputetit që ka merak do marrë nobelin Kadare, apo jo në tetor.

Ndersa PD të mos mbajë hall për oficerin e policisë, që në vend të vettingut zgjodhi azilin, se sa më shume zhurmë te behet, aq më lehtë do e marrë ai.

Po me vajzën çfarë do bëhet?

Vajza është e pambrojtura në këtë dramë.

Është ajo që u dhunua, u gjet pre e lehtë, se nuk ka babanë, ështe vajzë fshati, jeton vetëm me një moter e nënën, u rrëmbye,shpëtoi pa e vrarë, se terhoqi kallëzimin dhe pastaj u mor serish me dhunë të mohonte kallëzimin.

Se është e thjeshtë të dhunosh një të pambrojtur e pastaj ta bësh këtë edhe publikisht.

Por çështja është kur i hap derën të fortëve, kur bëhesh me të fortin, kundër të dobtit, nesër e ke radhen ti.

LEXO DHE :  Ushqimet që ndryshojnë ngjyrën e syve!

Ngjarja nuk ndodhi në Siri, ndodhi në Krujë. Dhe çfare ndodh kaq afer, të vjen nesër te dera.

Do dalë nesër një i fortë edhe për ty, diku po të pret, se çfare bën, gjen.

E gjen dhe atëhere pyete veten sa të duash, si u bë ky vend kështu?

U bë , se nuk fole ti. U bë se kujtoje që ishin punë kurvash e kriminelësh, punë pozite dhe opozite.

Jo, ishin dhe janë punë drejtësie dhe padrejtësie. Punë shteti dhe antishteti, punë të fortësh qe  jua japim ne fuqinë ne, me heshtjen tonë.

Pastaj ata kujtojnë se janë edhe të mençur.

Epo kur të vijnë deri tek ti, mos prit të vijë kush në ndihmë.

Se kështu bëre edhe ti kur një vajzë e re nga fshati, u rrëmbye, dhunua publikisht dhe nuk e lanë të vuajë as në heshtje se duhej të tregonte se nuk qe Balla në komisariat.

Ore njerëz, keni vajza ju, gra, motra, nena? Vërtet besoni se nuk e kanë radhen ato, nëse kjo klimë kthehet në normalitet?

Une sot jam me Xhiselën, që as emrin nuk ia mësova mirë, se ia thane të gjithë ndryshe, ngaqë më e pakta ju interesonte emri saj.

Epo mua ajo me intereson, vajza e pambrojtur, për të vetmen që nuk do t’ia dijë kush, në këte histori të ndyre dhe të ligë./dritare.net

SHKARKO APP