Rusia tregon “dhëmbët”: Ja Armata T-14‏ VIDEO

 

Në prag të paradës për Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore, Rusia ka zbuluar gjeneratën e re të tankeve të betejës, të quajtur Armata T-14.

Sipas BBC, ky tank është mes disa armëve të reja që do parakalojnë në paradën madhështore të 9 majit.

Kanë kaluar 70 vite që kur Aleatët dhe ushtria sovjetike mposhtën Gjermaninë naziste në vitin 1945.

Megjithatë shumë liderë perëndimorë nuk do jenë në në Moskë për shkak të krizës në Ukrainë.

Ish- aleatët e Rusisë, SHBA, Franca dhe Britania nuk do jenë në atë që do jetë parada ushtarake më e madhe e mbajtur ndonjherë.

Tanku Armata ka një frëngji që nuk ka nevojë për njerëz dhe një top 125 mm, i cili mund të qëllojë predha, por edhe raketa të drejtuara.

Ekuipazhi prej dy personash ka një mbrojtje më të mirë se në tanket ekzistuese.

Ata do jenë brenda një dhome të përforcuar, larg nga arma kryesore.

Shasia e tankut është e adoptueshme si platformë për sisteme të tjera armësh.

Sipas RT, “Armata mund të evoluojë në një mjet plotësisht robotik për betejë”.

Rusia ka në plan të ndërtojë 2300 Armata, duke nisur nga viti 2020.

Në paradë pritet të marrin pjesë 15 mijë trupa rusë dhe 1300 trupa të huaj, përfshi këtu gardën elitare serbe dhe gardën e nderit kineze, 200 mjete të blinduara dhe 150 mjete fluturuese.

SHKARKO APP