Saimir Tahiri, çun risku
Nga Ylli Dylgjeri
Nuk do të bëj humor! Më ndjeni miq. Dëgjova me vëmendje z.Saimir Tahiri në Opinion. E dëgjova dhe ndjeva dhimbje per njerzit që i marrin këto përgjegjesi në jete.
Kam punuar dhe une vite në MB. Kam nderuar 4 Ministra të Brendshëm. Të gjithë të majtë. Të gjithë socialistë. Të gjithë familjarë. JO! Ka qenë shkollë e përgjegjësi tjetër e tyre.
E dëgjova, e dëgjove, deri në fund, dhe thashë: Ky është çun risku! Ku jemi sot?
Bilanci që i la vendit: qindra ha drogë të mbjella. Dhjetra ton drogë të magazinuara. Qindra te rinj të droguar. Më tej; Të vrare po. Të prangosur po. Sherre po. Oficerë policie të larguar e të pushuar nga puna si trafikantë. Një rini në ikje. Një opinion të shkatërruar. Një europë të larguar. Një Shqipëri të rënuar. Një ministër të kallxuar.
Ndërkohë, Saimiri djalë i ri mund të dënohet. Mund të bëj edhe disa vite burg. Në fund pasi të dalë mund të jetoj edhe si i pasur. Ja vlen. Ky sot quhet çun risku.