Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samiti i Ballkanit Perëndimor: A po afron zgjerimi i BE?

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 15:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Udhëheqësit e BE, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin francez Edouard Philippe dhe kryeministren britanike, Theresa May, u mblodhën të premten në Poznan, Poloni për ditën e fundit të samitit të Ballkanit Perëndimor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Gjeografia është fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës: kemi të njëjtën histori, të njëjtën gjeografi, të njëjtën trashëgimi kulturore dhe të njëjtat mundësi dhe sfida, sot dhe në të ardhmen.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 14 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 15 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 15 orësh

“Ne jemi fati i njëri-tjetrit. Prandaj, të mos ketë dyshime se vendi i Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian”, tha të enjten komisioneri i BE, Johannes Hahn në fjalimin e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por sa serioze është BE-ja në angazhimin e saj për të vazhduar procesin e integrimit?

Ku ndodhen vendet e Ballkanit Perëndimor, në procesin e tyre të pranimit?

Nga gjashtë aspirantët e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia fqinjë janë në radhë për t’u bashkuar me BE, ndonëse asnjëri shtet nuk ka gjasa të bëhet një vend anëtar në të ardhmen e afërt.

Atyre u është thënë se duhet të çrrënjosin krimin e organizuar, korrupsionin dhe nepotizmin dhe të reduktojnë pikësëpari burokracinë, ndërkohë që elita politike në të dy vendet është thellësisht e ndarë në kampe pro-BE dhe pro-Rusi.

Muajin e kaluar, Komisioni rekomandoi fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mbetet për t’u parë nëse Këshilli do të ndjekë rekomandimin në tetor.

Maqedonia e Veriut shpreson se zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë për emrin me Greqinë, do të jetë bileta e saj e hyrjes. Ndërsa Shqipëria ndesh në një rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore.

A ka mbështetje të mjaftueshme për zgjerimin?

Franca dhe Gjermania i kundërvihen njëra-tjetrës, për temën nëse BE duhet të ecë drejt zgjerimit të mëtejshëm.

“Unë jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës qëndron në zgjerimin e mëtejshëm, kur ne nuk mund të gjejmë marrëveshje as midis 28 shteteve”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron në fillim të javës, mes frustrimit rreth gjetjes së kandidatëve për postet kryesore në BE.

Në të kundërt, kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu publikisht mbështetjen për Maqedoninë e Veriut, që të nisë bisedimet e pranimit.

“Nuk mund të heqim dorë nga zgjerimi. Kjo nuk do të ishte në interesat gjermane dhe as evropiane”, tha ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth. “Anëtarësimi është i lidhur me kërkesa të qarta. Duhet të qëndrojë kështu”.

Zgjerimi kërkon unanimitet, që do të thotë se Macron do të kishte fuqinë e vetos. Hollanda gjithashtu u pozicionua krah Francës, kur dyshja papritmas bllokoi fillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në qershor 2018.

Kur të vijë momenti i fundit, megjithatë, nuk është e qartë nëse Macron do të ushtrojë të drejtën e vetos – sidomos nëse Gjermania është në mbështetje të dy vendeve.

A po e mbyll BE derën, për Ballkanin Perëndimor?

Srecko Latal, redaktor rajonal i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN) tha se vendet e tjera jashtë BE-së janë të interesuar për Ballkanin.

“Bashkimi Evropian është ende opsioni më i sigurt dhe më i mirë për Ballkanin,” tha Latal, “por pyetja kryesore është nëse zgjerimi është ende në tryezë apo jo, dhe kur flas për terma realistë kjo do të thotë diçka që mund të jetë, jo thjesht diçka që mund të arrihet brenda 10 apo 15 viteve, por edhe diçka që do të sjellë pasoja konkrete si projekte, investime, mundësi punësimi”.

“Njerëzit nuk e shohin këtë, dhe për këtë arsye po kthehen gjithnjë e më shumë drejt ndikimeve të tjera si ruse, turke dhe kineze. Paratë kineze janë shumë më të disponueshme, vijnë pa shumë detyrime”, shtoi Latal.

A do të vendoset ndonjë gjë në samit?

Korrespondenti i Euroneës në Bruksel, Jack Parrock tha se asnjë vendim nuk pritet në samitin e sotëm.

“Ajo që mund të presim janë disa diskutime të ashpra midis zyrtarëve të lartë nga ato vende dhe BE”, tha ai duke iu referuar zhgënjimeve të Maqedonisë së Veriut apo Shqipërisë, që mendojnë se kanë bërë gjithçka që u është kërkuar, dhe ende nuk shohin progres në procesin e pranimit.

Euroneës – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.