SHBA kishte planifikuar shkatërrimin e Moskës me super­bombën

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin planifikuar të bombardonin 1200 qytete në mbarë botën, përfshirë Moskën, Pekinin dhe Varshavën. Një dokument i zbuluar së fundmi zbulon planin e SHBA­së në Luftën e Ftohtë. Lista e përpiluar nga “Strategic Air Command” e SHBA­së kishte piketuar disa shtete që do të goditeshin me bombë bërthamore.

Lista e mbajtur për shumë dekada sekrete është deklasifikuar së fundmi. Ditën e djeshme është bërë publike edhe për mediat ajo që cilësohej si “skema e shkatërrimit sistematik”. Objektivat kryesore ishin vendet e bllokut sovjetik, Kina dhe Polonia. “SAC” kishte planifikuar të hidhte bomba nga 1,7 deri në 9 megatonë në Rusi, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme. Gjithashtu “SAC” kishte përgatitur një superbombë 60 megatonë për të goditur në qendër të Moskës. Ajo ishte 4 mijë herë më e madhe se bomba që goditi Hiroshimën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?