SHBA-Rusi, “luftë” me konsullata e diplomatë

Një kronologji e krizës më të fundit diplomatike mes SHBA dhe Rusisë

Kohët e fundit, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duket se kanë huazuar nga një faqe e librit “Hamurabi”: një sy për një sy, një konsullatë për një konsullatë.

Që nga dhjetori, të dy vendet janë angazhuar në përplasje gjithnjë e më të nxehtë diplomatike, “goditjesh” dhe “kundërgoditjesh”.

Muajin e kaluar, Kremlini kërkoi që Shtetet e Bashkuara të shkurtonin stafin diplomatik në Rusi me 755 persona. (Trumpi fillimisht e falenderoi Putin për këtë kërkesë, duke thënë: “Unë jam shumë mirënjohës që ai largoi një numër të madh njerëzish, sepse tani kemi një listë pagash më të vogël, nuk ka asnjë arsye të vërtetë që ata të kthehen në Rusi. Kështu që, unë e vlerësoj faktin që kemi qenë në gjendje të ulim listën e pagave të Shteteve të Bashkuara, do të kursejmë shumë para”.) Si rezultat, rusët që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara duhet të presin më shumë kohë për viza dhe tani, ata mund të aplikojnë vetëm në Moskë.

Këtë javë, zyrtarët e administratës Trump urdhëruan Rusinë të mbyllë konsullatën e saj në San Francisco dhe zyrat në Uashington e Nju Jork. Vendi ka 48 orë për t’u pajtuar me këtë vendim. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka kërcënuar me një “reagim të ashpër” dhe ai la të kuptohet që masa që do të merret, do të “prishë marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara”. Zyrtarët amerikanë, nga ana e tyre, thanë se vendimi thjesht sjell “barazi” midis dy vendeve, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia tani mbajnë të njëjtin numër konsullatash dhe diplomatësh në secilin vend.

Ngjan me një atmosferë nga Lufta e Ftohtë (në vitin 1986, në fakt, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik dëbuan diplomatët e njëri-tjetrit). Por tensionet kanë shumë më tepër të bëjnë me ngjarjet e fundit. SHBA dhe Rusia janë në përplasje për një sërë gjërash, duke përfshirë luftërat në Ukrainë dhe Siri. Rusia është akuzuar se ka futur hundët në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Si rezultat, Trumpi firmosi një ligj për forcimin e sanksioneve më herët gjatë këtij viti, një lëvizje që i zemëroi rusët.

Ja një kronologji e krizës më të fundit diplomatike mes SHBA dhe Rusisë:

29 dhjetor 2016: Presidenti Barack Obama përjashton dhjetëra zyrtarë rusë dhe urdhëron dy qendra rekreative ruse në Nju Jork dhe në Maryland që të mbyllen, në përgjigje të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe sulmeve ndaj diplomatëve amerikanë në Rusi. Masat e reja gjithashtu përfshijnë sanksione mbi agjencitë e inteligjencës ruse dhe kompanitë që besohet se kanë ndihmuar qeverinë në operacionet kibernetike.

30 dhjetor 2016: Çuditërisht, Presidenti rus Vladimir Putin zgjedh që të mos hakmerret kundër Shteteve të Bashkuara – duke shpresuar të presë dhe të shohë se çfarë drejtimi do të marrë Presidenti i zgjedhur Donald Trump.

12 prill: Sekretari i Shtetit Rex Tillerson takon Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ata flasin për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi. [Putin u bëri shumë premtime rusëve në shfaqjen e tij në televizion. Tani, ai është duke i përmbushur.]

10 maj: Trump takohet me Lavrovin dhe ambasadorin rus Sergej Kislyak në Zyrën Ovale. Uashingtoni do të raportonte më vonë se Trumpi u zbuloi informata shumë të klasifikuara zyrtarëve të lartë rusë, gjatë atij takimi.

15 qershor: Një projekt-ligj i ri sanksionesh kundër Rusisë miratohet nga Senati. Masat përfshijnë gjuhë që do të parandalonte Trumpin nga zbutja e sanksioneve kundër Moskës, pa kërkuar fillimisht miratimin e Kongresit. Projektligji shkon në Kongres.

17 korrik: Rusia vazhdon të kërkojë kthimin e dy ndërtesave të saj diplomatike në Shtetet e Bashkuara. Lavrov e quan atë “grabitje në mes të ditës”.

18 korrik: Trump takon Putinin për herë të parë si president, gjatë Samitit të Grupit të G-20 në Gjermani. [Putin thotë se ai mendon që Trump ‘u pajtua’ me faktin, që Rusia nuk ndërhyri në zgjedhjet e SHBA.

27 korrik: Në një goditje të madhe ndaj marrëdhënieve të ngrohta midis Shteteve të Bashkuara dhe Moskës, Senati miraton masën e sanksioneve ndaj Rusisë, pasi Kongresi e kishte miratuar atë dy ditë më herët. Masat kanë në shënjestër sektorët rusë të mbrojtjes, inteligjencës, energjisë, hekurudhave, metalurgjisë dhe minerar.

28 korrik: Në një lëviëjze hakmarrjeje ndaj projekt-ligjit të sanksioneve kundër Rusisë, Kremlini thotë se ka në plan të shtetëzojë dy prona të SHBA dhe urdhëron një reduktim të ndjeshëm të stafit diplomatik të SHBA në Rusi.

30 korrik: Putin urdhëron misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Rusi që të reduktojnë stafin e tyre me 755 persona, në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve.

2 gusht: Trump me gjysmë zemre nënshkrfirmosuan një projekt-ligj që imponon sanksione të reja ndaj Rusisë. Në një deklaratë, Trump e quan projektligjin “me të meta serioze”.

21 gusht: Ambasada e SHBA-së ndalon lëshimin e vizave për rusët, në një përkeqësim të dukshëm të marrëdhënieve diplomatike.

31 gusht: Administrata Trump urdhëron tre objekte diplomatike ruse në San Francisko, Nju Jork dhe Uashington të mbyllen, pas dëbimit të diplomatëve amerikanë nga Rusia. Departamenti i Shtetit tha se objektet, të cilat janë më të vogla se ambasada kryesore ruse në Uashington, duhet të mbyllen më 2 shtator. / The Washington Post –Bota.al

SHKARKO APP