Shkarkime në media/Pas Shkullakut ikën dhe Alfred Lela. Përgjigjet Çili
Dita e mërkurë ishte ditë shkarkimesh në media. Pas Armand Shkullakut, drejtuesit emblematik të ABCNews , ikën Alfred Lela drejtor i gazetës Mapo.
Nga Alfred Lela
Nuk jam me drejtor i Media Mapo. Jo sepse kam sulmuar Erion Veliajn, sic shkruan syrit.net, por sepse une kam patur nje kontrate deri me dt 31 dhjetor. E cila mund te rinovohej ose jo pas kesaj date. Botuesi Henri Cili me dha tre opsione, i treti i te cileve ishte puna si pedagog i Komunikimit ne UET. Dy te tjerat parashikonin nje linje editoriale qe perputhej me shpalljen e Henrit ne nje shkrim te para ca koheve “nje mandat te dyte per Ramen reformator”. Une kam patur dhe kam kritikat e mia per opoziten e Bashes, por profesionalisht dhe as personalisht, nuk mund te shtyhesha drejt nje qendrimi te tille, i cili shuante nje pjese te madhe te qendrimeve te mia publike. Nuk kam bere asnje heroizem duke zgjedhur te drejten e qendrimeve te mia te lira dhe pranimin e nje rroge si pedagog, qe eshte sa nje e pesta e asaj si drejtor i Mapo. Kam punuar te Mapo qe nga numri 0 i saj dhe ndihem i lire dhe i hapur per te thene se ka qene e mbetet edhe projekti im. Pavaresisht ngecjeve dhe shtyrjeve, rreth 7 vitet qe kam kaluar me koleget e Mapo dhe botuesin Cili, mbeten te paperseritshme. Ky rrugetim ne te shkuaren nuk duhet te na pengoje, per motivime te se tashmes, te cojme ne dreq te miren bashke me te ligen, dhe ta projektojme te ardhmen si pusi te njeri-tjetrit. Gjej rast ne kete status te pershendes kolegun Armand Shkullaku dhe te perseris ate qe i thashe ne whatsupp: me e pakta qe mund te thuhet, ke bere nje televizion joprovincial! Pershendetje dhe falenderime te gjithe atyre qe me kane lexuar te Mapo, dhe qe do vazhdojne ta bejne kete shenje nderimi ndaj meje dhe tekstit te shkruar, aty apo tjeterkund ne te ardhmen.
Reagon Henri Çili
Henri Çili: Përfundimi i kontratës, me Lelën patëm bashkëpunim të shkëlqyer
Botuesi i Mediave Mapo, Henri Çili reagoi pas largimit të drejtorit Alfred Lela. Çili e falenderon Lelën për punën e tij dhe sqaron opsionet e bashkëpunimit në të ardhmen.
Çili komentoi po ashtu edhe diskutimet për linjën editoriale të Mediave Mapo.
“Formulimi dhe shpallja e linjës editoriale të mediave MAPO ka qenë një proces i hapur, profesional dhe i shpallur publikisht nga unë si botues, në numrin e parë të çdo viti të gazetes apo për çështje kruçiale, si zgjedhjet, reforma në drejtësi apo reformizmi në tërësi, përmes editorialeve të posaçme.
Profesioni i djeshëm i gazetarit ma jepte këtë luks drejtpërdrejt edhe pse me kosto shpesh. Me pëfundimin e kontratës që kishim me drejtorin Alfred Lela është rasti të vë në dukje se patëm një bashkëpunim të shkëlqyer, duke i shtuar kësaj përbashkësinë e shumicës së ideve, koncepteve mbi zhvillimet e shoqërisë shqiptare në çdo plan, pavarësisht diferencave për zhvillimet korrente apo pozicionimin aktual të aktorëve politikë në Shqipërinë e momentit.
Ky bashkëpunim pozitiv, i hapur, etik dhe intelektual, i pëfunduar këtu në këtë format, është një rast për koperim në formate të tjera pune me këtë figurë të medias shqiptare dhe së shpejti edhe DR i shkencave të komunikimit . Sepse Mapo ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht LIBERALE. Thanks Lela dhe simpati për lirinë e mendimit!”.