Shqipëria po kalon në check up…

Veç Check up-it shëndetësor si mbulim madhor, gjatë këtij muaji do të hyjë në veprim nga Institucioni më i ri i Vettingut edhe aparati i Makinës së të Vërtetës. Ky aparat që do të kontrollojë trupën e drejtësisë etj shumë shpejt pritet të bëhet familjar. Shqiptarët gënjejnë pa fund e kohë e pa kohë. Ndaj ky aparat mund të shtrihet edhe në sektorë të tjerë…

Nga Ylli Dylgjeri

Muaji Nëndor pritet të jetë muaji i kontrollit  total të shqiptareve. Veç Check up-it shëndetësor si mbulim madhor, gjatë këtij muaji do të hyjë në veprim nga Institucioni më i ri i Vettingut edhe aparati i Makinës së të Vërtetës. Ky aparat që do të kontrollojë trupën e drejtësisë etj shumë shpejt pritet të bëhet familjar. Shqiptarët gënjejnë pa fund e kohë e pa kohë. Ndaj ky aparat mund të shtrihet edhe në sektorë të tjerë. Kërkesat për transparencë janë të mëdha, sa gojët e liga thonë se edhe ky aparat mund të “jepet me koncesion”!!! Problemi i vetëm qëndron se sa do t’i mbajnë linjat elektrike këto aparatura moderne në kushtet e thatësirës dhe të pavërtetave të mëdha që do vërshojnë në publik…

Swiss Digital Desktop Reklama

Por check- up-i nuk përfundojnë këtu. Monitorimet nga ajri dhe toka, për parandalimin e kultivimit të drogave është një Check- Up tjetër i territorit të vendin. Për të vijuar me kontrollin antidobing të ekipit të peshëngritjes në kuadër të përgatitjeve për kampionatin botëror që vjen së shpejti. S’duhet harruar se në garat e kaluara treguam se edhe në këtë sport nuk hymë esëll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrollet më tej do bëhen edhe në nivele të ndryshme të administratës publike, kontrollet ushqimore te AKU-s, apo për matësit e ujit të pijshëm. Këtu nuk kemi parashikuar kontrollet rutinë në qarkullim, hotele, motele, bordelle etj. Pra nëntori është muaji i Check-Up-it

Kontrollet vazhdojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?