Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptarët heronjë e ata terroristë

Forum E mërkurë, 4 Nëntor 2020 15:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Ilir Levonja –

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 16 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Pak para se të ndodhte akti terrorist i Vjenës, shqiptarët mbushën faqe të tëra me një mjek të suksesshëm në Amerikë. Dhe me të drejtë. Modeli i mirë gjithmonë duhet ndjekur. Për kë nuk e kanë bërë? Zgjidhet në shqiptare në parlamentin europian, megjithëse me shtetësi suedeze, rrahën gjoksin. Dalin dy këngëtare në Angli, rrahin gjoksin, menderen, çirren nga fyti. Por rrudhen si dreqi sapo ndodh e kundërta. Me të ndodhur akti i Vjenës, kanë filluar të fshehin sytë, fytyrën, duart etj. Madje po justifikohen. Përse? Sepse atentatori ishte me origjinë nga trojet shqiptare. Diku nga periferia e Tetovës, sot në juridiksionin e shtetit të Maqedonisë së Veriut. Sikur ai që bëri gjëmën të mos ishte me origjinë shqiptare, do kishim mbushur faqet me solidaritetin tonë fallco, si ngahera e për t’u dukur, se solidarizohemi me Austrinë. Por na ka rënë kokës. Atetantori shqiptar, viktima shqiptar. Dhe ta mendosh, që shqiptari nga emigrant ekonomik kthehet në një xhihadist rruge, është me plot gojën vraje veten. Tjetri del të pijë një cigare, ti e vret në emër të Allahut. Tjetra zbret nga urbani, ti e vret në emër të Zotit. Dhe pikërisht për ironi të fatit të mbrapshtë të sojit nga vjen, vret një kalimtar që rezulton gjaku i yt. Ajo çfarë është e trishtueshme me ne, është loja me besimin. Jemi kaq o burra, kaq zhurmëtar sa e kemi kthyer besimin në një sfidë sociale. Dhe jo rastësisht në Shqipëri më shumë ka minare a objekte kulti se sa fabrika e kantiere. Por çfarë vret më shumë është edukata fetare që vjen nga vendet e lindjes. Dhe a e dini përse, se andej vijnë edhe paratë. Vendi ynë nuk investon në buxhetin e besimeve, për rrjedhoj nuk i kontrollon dot. Madje as nuk ka ndonjë informacion. Madje ua lejon futjen e parave qofshin këto edhe të nxira. Vetëm në shtetin e Ahmet Zogut buxheti i besimeve buronte nga taksat dhe kontrollohej. Sot në shtetin e kuadrove të nomeklaturës as që bëhet fjalë. Në fund të fundit kishën e Nolit internacionalistët e vet e lanë në mërgim. Kështu edhe me xhamitë. Besimi plot urtësi i gjyshërve patriotë, u zëvendësua me militantë të xhihadit. Një masë e gjerë që nga njëra anë predikon islamizmin, nga ana tjetër ndihet e persekutuar. Kudo ku dalin flasin për një përvuajtje a paragjykim, pavarsisht se shkaqet mund të jenë edhe naive. Dhe ajo që është më e trishtueshmja, është imponimi. Mund të mos ta kesh fare mëndjen tek besimi, qoftë i tyre apo i ndonjë tjetri, ata të imponohen. Ndërkohë të shfaqin pakënaqësi pa fund me paragjykimin social. Aq sa sot tema të tilla janë gati eksplozive për një debat të hapur. Madje një besimtar mylsiman është kthyer në një internacionalist duke mohuar thelbësoren, kombësinë e vet. Sot myslimanët e Shqipërisë janë sa turq, sa arabë, sa sirianë, sa egjiptianë etj., po shqiptarë asesi. Dhe jo vetëm ata, por gjithë e kudo në trojetet e tyre. Nuk e kanë për gjë të luftojnë për ISIS-in, ashtu sikur nuk e kanë për gjë t’i kthejnë kurrizin Shqipërisë në një rast agresioni. Ndaj është e dhimbshme të zbulosh në kampet e Sirisë plot muxhaedinë internacionalistë nga trojet shqiptare. Por ne kurrë nuk e pranuam përse-në, nuk pyetëm përse arritëm deri këtu? Ashtu sikur ishte e tmerrshme ngujimi në mes të Tiranës i një familje që nuk besonte në institucionet e vendit dhe në dritën e diellit. Megjithatë trumbetuam plot pasion propogandën e një qeveritari dështak nga maja e avionit. Kësisoj mos të na vij turp që është shqiptar ky Kujtimi se, më për kokës do dëgjojmë. Jemi tashmë një problem universal. /Koha Jonë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 4 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 4 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 4 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 4 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 4 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 7 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 4 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 6 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.