Shqiptarët janë europianë dhe vetëm europianë!

Nga Zef Bushati
Shqiperia eshte shtet qe ndodhet ne JugLindje te Kontinentit Europian. Kohet e fundit po behen perpjekje te reja qe Shqiperine ta rikthejne ne kohet e shkuara. Sajesa fundit e zonjes Merkel ne gjeopolitike quhet “Ballkani Perendimor”. Ne kete sajese Merkel perpiqet te grupoje Serbine, Maqedonine, Malin e Zi, Kosoven dhe Shqiperine. Shteti i pare qe deklaroi se nuk i perket vendeve te gadishullit Ballkanik eshte Sllovenia, me pas as Hungaria, Polonia Cekia e Sllovakia nuk i quajten shtetet e tyre ballkanike por deklaruan se jane shtete europiane. Greket asnjehere nuk e kane quajtur vehten ballkanas por Europiane. Rrugen e europes e ndoqen edhe Kroatet. Pse ?

Natyrisht qe motivet e ketyre shteteve e kane nje element te rendesishem dhe te perbashket: Europa, kontinenti Europian, BE. Drejt BE udhetuan edhe Rumunet e Bullgaret e Bosnja Hercegovina. Shprehja gjeografike “Ballkan” nuk perblidhte me kuptimin e nje grupi shtetesh ne gadishullin  Ballkanik. Kjo pjese e Kontinentit Europian filloi te quhej Europa jug lindore qe natyrshem i bashkohej Europes Perendimore dhe Lindore. Papritur nga Kancelaria Merkel u degjua nje emertese e re e quajtur “Ballkani Perendimor” Cfare interesi gjeopolitik ka Merkel nga kjo sajese ? Per realizimin e interesave te saj politike, Merkel filloi te “perkedhele” Ramen dhe Vuciç duke i konsideruar si dy lideret qe do integrojne ne BE ” Ballkanin Perendimor”. Por Shqiperia me kohe i kishte ngjitur dy shkallet e para drejt BE dhe i kishte mbetur vetem shkalla e trete per te marre statusin e vendit Antar ne BE. Po keshtu edhe Serbia e Maqedonia. Shqiperia me kohe ishte antaresuar ne NATO. Kete rruge kishte nisur edhe Mali i Zi. Te gjitha keto veprime u kryen pa qene pjese e “Ballkanit Perendimor”.

Natyrshem ka lindur pyetja: Pse duhet nje grupim shtetesh brenda BE me emrin Ballkani Perendimor ? Cfare i sjell BE ky grupim ? Shqiptaret dolen ne protesta per te rrezuar sistemin komunist me thirrjen: “E duam Shqiperine si gjithe Europa” Askush nuk therriti e duam si i gjithe Ballkani. Shqiptaret ja kishin pire me kohe lengul ballkanit dhe e duan Shqiperine si Europa. Shqiptaret jane europiane dhe vetem europiane. Integrimi i shqiptareve ne Europe nuk kalon nepermjet Ballkanit e aq me pak nepermjet ballkanit perendimor. Cila eshte e mira e pare qe shqiptaret po perfitojne nga idea e Merkel per nje Ballkan Perendimor ? Vendimi per kufizimin e levizjes pa viza i shteteve te Ballkanit Perendimor. Kjo nuk duhet te ndodhe. Shqiptaret jane europiane e aspak ballkanas. Kete shqiptaret e kane te gdhendur ne historine e lashte europiane me gjuhen e tyre dhe kontributin e pamohueshem si europiane perendimore.

SHKARKO APP