Dokumenti/Si u burgos Kardinali Mikel Koliqi

Ish- kreu i Arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi zbulon një dokument ku flitet për dënimet që i ka bërë diktatura komuniste Kardinalit Mikel Koliqi, vëllai i Kardinalit Ernest Troshani.
Pasi u persekutua dhe u burgos, Sigurimi i Shtetit i ndezi radion që i gjetën në shteti dhe “konstatuan” së dëgjonte Radio Roma.

Operativi i Gjazës, Kristaq Pleqi dhe radioja e Kardinalit Mikel Koliqi

Kardinali Mikel Koliqi ishte vëllai i Ernestit. Për hakmarrje ndaj vëllait që ishte një personalitet i emigracionit politik shqiptar, regjimi komunist e burgosi të përmendurin për 13 vjet (tri dënime më 1945, 1946-1950 dhe 1977-1986) si dhe e internoi për 23 vjet në vitet 1954 – 1977 (më 1954-1955 në Shtyllas e Radostimë të Fierit; më 1955-1958 në Kuç të Vlorës; më 1958-1969 në Gradishtë dhe më 1969-1977 në Gjazë të Lushnjës).

Në vitin 1977 Mikel Koliqi ishte 75 vjeç. Jetonte në një barakë në Gjazë. Kishte pasuri një radio dore dhe disa libra. Punëtori operativ Pleqi që e kishte vazhdimisht në mbikëqyrje shihte rrezik të madh për regjimin te ky i moshuar. Organizon kontrollin në banesë dhe e ndez radion e dorës për të parë se ku ishte vendosur stacioni. Nuk kishte fund ligësia e oficerëve të Sigurimit. Për këtë hartohet procesverbali i mëposhtëm:

SHKARKO APP