Skenari bolshevik i Ramës me ushtrinë

Nga Artan Manushaqe-Qellimi s’eshte Rinasi, por nxjerrja e ushtrise ne rruge nga njeriu qe ka qeverisur me paranoje, nga frika e humbjes nga Referendumi i 25 Prillit!
Rama e shikon qe po humbet referendumin e 25 Prillit dhe eshte ne panik.
Kryeministri ne ikje, ka kohe qe i mban nen presion punonjesit e Alb Kontroll dhe tani ju kerkon ose tju ul pagen ose zgjidhet kontrata.
Nderkohe, qellimi eshte tjeter te realizoje nje skenar “Sabotimi” e tipit bolshevik.
Rama, i vuri para faktit punonjesit e kontrollit ajeror te Rinasit nderkohe qe ai e dinte rezultatin…! Ai prodhoi dhe nxiti shkakun, uljen e pages per punonjesit e kontrollit ajeror, si dhe duke i detyruar te hidhen ne Greve e duka paralizuar trafikun ajeror ne vend.
Menjehere pasi arriti qellimin e pare, lenine e pa menaxhuar te trafikut ajeror, ai sulmon mediatiksht Presidentin dhe Opoziten si Sabotator dhe nderkohe cone ushtrin ne Rinas duke u shprehur se eshte cenuar Siguria Kombetare!
Me pas ai fut organin e akuzes ne aksion e nis ” hetimin ” ku deri tani jane shoqeruar disa punonjes per kete fakt, qe ne fakt ata i mbron Kodi i Punes dhe Kushtetuta si per mardhenien e punes, te greves apo edhe protestes.
Qellimi nuk eshte Rinasi, qellimi nuk eshte kontrolli ajeror, kontrolli ajeror eshte mjeti per te arritur qellimin, per te ” shpallur gjendjen e jashtezakonshme ” nepermjet ” faktit ” se eshte cenuar siguria kombetare, e nepermjet kesaj ” sinteze ” ai te nxjerr ushtrine ne rruge, qe qytetaret dhe opozita te mos mblidhen ne tubime e grumbullime pasi ka fryme, me qellim kontrollin e procesit dhe votimit te refredumin e 25 Prillit.
Nga paniku dhe frika e madhe, paranoja e nje njeriu me pushtet, me ekuilibra te prishura personaliteti dhe mendore, paranoja fillon dhe zevendeson realitetin me iluzionin, me qellim se mund te” fitoje ” e mbaj pushtetin me dhune, duke pare Sabotatore e ” grusht shteti ” kur ky ka te gjitha pushtetet!
Ky kryeminister ne deshperim e siper, eshte ne ditet e tij te fundit ne pushtet dhe si ben dot derman as, armiqte e klas, as sabotatoret as gjendja e jashtezakonshme me demonstrimin e ushtrise rrugeve te vendit.
25 Prilli do te jete dita kur Shqiperise do ti rikthehet Sovraniteti dhe Shqiperia Shqiptareve!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?