Sokol Balla: Frika dhe ankthi që la pas Donald Trump

Nga Sokol Balla –

Më në fund bota po merr frymë sërish. Më në fund Europa do të ketë një mik në Shtëpinë e Bardhë. Kështu tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ndërsa Donald Trump la për herë të fundit Shtëpinë e Bardhë, për të shkuar në Florida, ku me gjasë do të luajë golf dhe siç premtoi në mesazhin e tij të fundit, të përgatisë rikthimin.

Një rikthim që do ishte hera e parë, sic ishte hera e parë që një president amerikan nuk njihte zgjedhjet, që nuk njihte koronavirusin e pandeminë, një president amerikan që për herë të parë guxoi të nxiste votuesit e tij të sulmonin Kongresin amerikan. Trump ishte Presidenti i shumë herëve të para dhe miliona veë në gjith botën shpresojnë në fakt që këto 4 vjet të tija në Shtëpinë e Bardhë, të jenë hera e tij e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani të gjithe në, kombet e vogla të ketij globi shohim me ankth, nëse Biden do të zgjedhë të bejë paqe me amerikanët që nuk e votuan, apo do t’i përqafojë qasjen globale dhe përqafimi i tij të na arrijë për shembull edhe neve në Ballkan, aty ku Trump na uli me zorr dhe pa kushte në një tavolinë, me ata që na kanë vrarë, e prerë e as nuk na kanë kërkuar falje. Ështe e sigurt që shqiptaret kanë tek Joe Biden një mik të mirë, por ai ka hallet e veta, dhe në një moshë të thyer që i hap rrugë Kamala Harris që të bëhet presidente më shpejt sesa e kishte ëndërruar, sot nuk jemi të sigurt, nëse Amerika do ketë kohë të merret edhe me ne. Gjithsesi ta mbyll me nje notë pozitive: Se me ringritjen e saj brenda natës së 6 janarit, tempulli i demokracisë së paku qëndroi në këmbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shpresojmë se dielli i saj që shkelqeu sot mbi Kapitol Hill të arrijë të na ngrohë dhe të na mbrojë nga ngrica siberiane, që ka vite që troket fort në derën tonë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?