Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sokol Berberi VS Ardian Dvorani, dy anët e së njëjtës medalje

Forum E mërkurë, 6 Maj 2020 20:07
Sokol Berberi VS Ardian Dvorani, dy anët e së njëjtës medalje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Klodiana Lala –
Më duhet të sqaroj që në fillim, që Sokol Berberin se kam takuar asnjëherë personalisht dhe skam njohje direkte me të. Sigurisht, që e kam njohur atë si profesionist përmes vendimeve, sidomos në ato raste kur ka dalë pakicë, sepse aty kupton (gjithmonë sipas meje) edhe më qartë mendimin e një gjyqtari kushtetues. Ditët e fundit, teksa shfletoja dokumenta, shkresa, ligje, etj etj, për të kuptuar më shume rreth insistimit të Ardian Dvoranit, për të qëndruar me çdo kusht në karrigen e anëtarit të gjykatës së Lartë, e për rrjedhojë edhe në krye të KED, më doli përpara syve letra e dorëheqjes së Sokol Berberit nga anëtar i gjykatës Kushtetuese në 2017. Ja çfarë thotë ai konkretisht: “Largimin tim nga detyra e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese e mbështes në arsyet si më poshtë vijojnë: Siç jam shprehur me mendimin në pakicë në vendimin e GJ-së, 41/2012, neni 125 i Kushtetutës, duke vendosur në mënyrë të qartë një kohëzgjatje të caktuar të mandatit kushtetues, përbën një nga faktotët që garantojnë pavarësinë e gjykatës. Një mandat kushtetues i parashikuar specifikisht në kohëzgjatje shmang rrezikun e influencës dhe presioneve politike ndaj gjyqtarit, duke qenë se këtij të fundit i garantohet kohëzgjatja dhe paprekshmëria e mandatit. Rregulli i vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të gjyqtarit Kushtetues, deri në emërimin e pasardhësit të tij, i parashikuar ne nenin 125/7 të Kushtetutës, garanton mbi mbi të gjitha funksionimin e normal të gjykatës. Në përputhje me frymën e Kushtetues, qëndrimi në detyrë i gjyqtarit Kushtetues deri në emërimin e pasardhësit te tij, nënkupton respektimin e tre parakushteve: së pari, organet kushtetues, duhet të ushtrojnë vullnetin e tyre nëpërmjet akteve përkatëse, brenda kompetencave që u janë dhënë nga Kushtetuta; së dyti, këto organe duhet të veprojnë brenda një kohe të arsyeshme,m dhe sipas një procedurë transparente ku janë të përcaktuara në mënyrë të qartë afatet kohore të domosdoshme për mbylljen normale të procedurës së emërimit të gjyqtarit të ri; dhe së treti, vazhdimësia e gjyqtarit në detyrë duhet të kuptohet dhe zbatohet si një vazhdimësi, brenda një kohëzgjatje të arsyeshme. Unë, vlerësoj se deri në këto momente, nuk janë respektuar kushtet e mësipërme dhe nuk ka një situatë të parashikueshme për përfundimin e këtij procesi. Mosveprimi në kohë i organeve përkatëse të ngarkuara nga Kushtetuta, mund të bëhet shkak për krijimin e një ndikimi të papërshtatshëm të gjyqtarët kushtetues. Në këto kushte, duke patur bindjen se vazhdimi i qëndrimit në detyrën e gjyqtarit kushtetues nuk mbështetet në kërkesat dhe frymën e dispozitave kushtetuese përkatëse dhe në përkushtimin për ruajtjen e legjitimitetit dhe të autoritetit të Gjykatës Kushtetuese, jap dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit Kushtetues”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

Të kthehemi të rasti “Dvorani”. I emëruar në detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë në 2005, Ardian Dvoranit, i ka përfunduar mandati në 2014. Prej 6 vitesh, ai qëndron në detyrë pa mandat, duke argumentuar se po zbaton pikë për pikë Kushtetutën dhe ligjin, në pritje të zëvendësuesit të tij. Nisur nga letra e Berberit, kupton se nuk mjafton vetëm zbatimi pikë për pikë i neneve të Kushtetutës, pasi akti themeltar i shtetit ka edhe frymë, që shpesh tejkalon normat e ngurta. Në këto 6 vite kanë rrjedhur shumë ujëra, janë artikuluar akuza dhe kundër akuza mes palëve duke patur në fokus Ardian Dvoranin, duke e çuar atë deri në dyert e SPAK. Personalisht hyj në listën e atyre personave që mendoj se Ardian Dvorani duhet të largohet. Më këtë nuk u jap të drejtë akuzuesve të tij (në rastin konkret Presidenti Ilir Meta apo dhe të tjerë), të cilët mund të ndodhë të kenë edhe interesa okulte. Po përpiqem ta shoh çështjen pak më gjerë. Është e vërtetë, që jo për fajin e Dvoranit, ai nuk është zëvendësuar nga një gjykatës i ri. Por, kjo nuk i jep apsak të drejtë të zaptojë një karrige. Sepse sic shkruan Berberi: “Mosveprimi në kohë i organeve përkatëse të ngarkuara nga Kushtetuta, mund të bëhet shkak për krijimin e një ndikimi të papërshtatshëm të gjyqtarët kushtetues”. Me të drejtë mua më lind dyshimi, se Ardian Dvorani mund të ndikohet në mënyrë të papërshtatshme në ushtrimin e detyrës. duke qëndruar në detyrë në kushte të tilla, mes akuzash dhe dyshimesh të forta, qëndrimi i Dvoranit në detyrë, më shumë po e dëmton punën në Gjykatën e Lartë dhe KED, sesa po e çon përpara atë. Por më së shumti po dëmton ecurinë e Reformës në Drejtësi. “Vazhdimi i qëndrimit në detyrën e gjyqtarit kushtetues nuk mbështetet në kërkesat dhe frymën e dispozitave kushtetuese përkatëse dhe në përkushtimin për ruajtjen e legjitimitetit dhe të autoritetit të Gjykatës Kushtetuese, jap dorëheqjen nga funksioni”, arsyeton Berberi. Në fakt, a nuk duhej që edhe Ardian Dvorani të arsyetonte në këtë mënyrë sigurisht në zbatim të Kushtetutës e ligjit? Këtë përgjigje duhet ta japë vetë ai, sikurse duhet të shpjegojë dhe arsyet përse qëndron peng i një karrigeje duke kryer një detyrë dhe “shërbim” ta pakërkuar, siç tha dje në mbledhjen online, një nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Derisa Ardian Dvorani të flasë, një gjë duhet kuptuar: vërtetë është LIGJI, por është edhe MORALI. Disa zgjedhin të ikin më kokën lart, të tjerë….!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.