Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot kam vendosur të mos hesht më

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 11:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Endrit Shabani

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çdo qelizë në trupin tonë ka një mandat të paracaktuar dhe jeton deri kur i vjen momenti për tu larguar. Mirëpo, ka disa qeliza që e refuzojnë këtë urdhër dhe vazhdojnë të jetojnë përtej afatit. Ato nuk i shërbejnë më për asgjë trupit, por vazhdojnë të rriten për hir të rritjes, duke iu marrë përditë territor qelizave të shëndetshme. Rritja e pakontrolluar e tyre, shkakton një sëmundje që e dobëson trupin deri sa e vdes. Siç e ke marrë me mend, kjo sëmundje quhet kancer.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 14 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 15 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 16 orësh

Jo vetëm trupi i njeriut, por edhe trupi i shoqërisë ka një kancer të vetin, që quhet diktaturë. Ashtu sic qelizat kancerogjene nuk rriten brenda natës, edhe Enver Hoxha nuk u bë diktator në një ditë. Ai u ngjit ngadalë, dhe shpesh pa rënë në sy, deri sa një mëngjes shqiptarët u gdhinë në një makth, ku trupi i shqipërisë filloi të vdiste ngadalë. Shumë prej nesh mbyllën sytë, por iu desh t’i mbanin të mbyllura për gati pesë dekada.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk është e thënë që historia të përsërisë në mënyrë identike vetveten, por disa sëmundje kanë simptoma të përbashkëta, që nuk duhen neglizhuar. Kjo sepse, diktatorët nuk fuqizohen në boshllëk, por ata ushqehen nga heshtja, toleranca dhe neglizhenca e shoqërisë. Sjellje këto që për tridhjetë vite shoqëria jonë i ka shfaqur ndaj Edi Ramës, një fenomen ky që po zhvillohet në etapa.

Etapa e parë: Kryebashkiaku Rama

Në vitin 2000 Shqipëria kishte ndjekur një traditë të vendeve demokratike, duke zhvilluar debate mes kandidatëve në fushatën zgjedhore. Këtë bëri edhe një djalë i ri, që kandidonte për bashkinë e Tiranës, i cili mori pjesë në këtë debat, por dha një nga performancat më të dobëta politike të jetës së tij.

Mirëpo, në vend që të përgatitej më mirë për debatet e ardhshme, ky djalë i ri, i quajtur Edi Rama, me tu zgjedhur kryebashkiak vendosi që të mos debatonte më me kundërshtarët e tij. Kështu në 2003, pasi kishte fituar një mandat si kryetar bashkie, ai refuzoi debatin duke instaluar një praktikë të re ku fushata bazohet më shumë në propagandë dhe manipulim, se sa në përballje dhe informim. Unë në atë kohë heshta, se ç’punë kisha unë se me kë debatonte Rama?

Etapa e dytë: Kryetari Rama

Në fillim të viteve 2000 Partia socialiste kishte garë, grupime dhe rryma të ndryshme që bashkëjetonin brenda partisë. Në 2005 Nano dha dorëheqjen dhe Rama u bë kryetar i partisë, në një palë zgjedhje enigmatike, ku një kandidat humbet në darkë dhe fiton në mëngjes (disa thonë se fitoi platforma “një pallat, një votë”).

Me tu zgjedhur në krye të partisë, kryetari Rama ia nisi nga eleminimi i të drejtës së fjalës. Deri në ardhjen e tij Partia Socialiste i ngjante herë nje ansambli polifornik dhe herë një grupi dasmorësh të rrumbullakosur që ia merrnin këndës secili për hesap të vet. Këtë liri Rama ua mori përmes zyrës së komunikimit publik, duke i detyruar të flisnin në media vetëm pasi të kishin marrë aprovimin e tij.

Si mbaroi punë me të drejtën e fjalës, kaloi tek e drejta e zgjedhjes. Ai kishte hyrë në PS sepse kjo parti kishte precedentin që kur partia humbiste zgjedhjet kryetari jepte dorëheqjen. Mirëpo në 2009, pasi humbi zgjedhjet, Rama në vend të dorëheqjes, organizoi farsë ku garonte përballë një kandidati fiktiv, për të cilin thonë se edhe vetë votoi për Ramën.

Dhe për t’ia vënë kapakun kësaj pune, shtatë vite më vonë, Rama ndryshoi statutin e partisë duke e eleminuar fare të drejtën e zgjedhjes. Unë në atë kohë heshta sepse ç’punë kisha unë çfarë bëhej me PS-në?

Etapa e tretë: Kryeministri Rama

Gjatë tetëvjeçarit të parë në pushtet PS-ja ndërroi katër kryeministra dhe formoi rreth dhjetë kabinete qeveritare. Madje kaq të fuqishëm ishin deputetët e partisë, sa kryeministri Nano nuk guxonte të zgjidhte qeverinë pa marrë miratimin e tyre.

Mirëpo, në 2008, sëbashku me të ngjashmin e tij, Rama arriti të ndryshojë Kushtetutën, duke e bërë të pamundur shkarkimin e kryeministrit nga Parlamenti. Nuk habit njeri që në këto vite kryeministri Rama ka qeverisur i patrazuar fare nga (medemek) organi më i lartë vendimmarrës në Republikën parlamentare të Shqipërisë.

Këto ndryshime kushtetuese dhe reforma zgjedhore që pasoi vrau dy zogj me një gur: i dha kryetarit Rama kontroll të plotë mbi deputetët e partisë së tij, dhe eleminoi partitë konkurente brenda të majtës.

Mjafton të mendosh që në legjislaturën 2005 – 2009, në Parlamentin e Shqipërisë përfaqësoheshin 12 parti politike, si dhe kishte dy deputetë të pavarur që ishin zgjedhur direkt nga populli. Por sot, për herë të parë në dekada, kryeministri Rama po qeveris pa patur nevojë për koalicion, ose e thënë me gjuhën e tij: e ka të gjithë tepsinë për vete.

Unë në atë kohë heshta, sepse ç’ndryshim bën kur këta janë të gjithë njësoj?

Etapa e fundit: autokrati Rama

Shumë shtete që kanë një kushtetutë të ngjashme me tonën e vuajnë problemin e ndarjes mes pushtetit ekzekutiv dhe legjislativit, por pak të tilla do quheshin demokratike nëse kryetari i një partie do të kontrollonte çdo pushtet në vend.

Për shembull, Shqipëria nuk mund të jetë demokraci kur Rama nuk është mjaftuar vetëm me kontrollin mbi qeverinë dhe parlamentin, por ka shtrirë kontroll edhe në sektorë të pushtetit të drejtësisë, në institucionet e pavarura dhe në media.

Kur Rama hyri në politikë, partia e tij kontrollonte plotësisht vetëm TVSH-në dhe Zërin e Popullit, ndërkohë që pjesa më e madhe e mediave ishin ose plotësisht opozitare, ose opozitare me mëditje.

Mirëpo sot ka shumë prova që lënë pak për të dyshuar se ai i kontrollon, deri në turpërim, televizionet kombëtare, dhe pjesën më të madhe të asaj që mbetet nga mediat audiovizive apo shtypi i shkruar.

Ashtu si askush më parë, Rama sot qeveris në një mjedis ku mediat i marrin kronikat me kaseta të përgatitura nga zyra e tij e propagandës, dhe ku pronarët e medias heqin nga puna gazetarët nëse këta tentojnë të bëjnë punën e tyre.

Kur Rama hyri në politikë, ai gjeti një gjyqësor që nuk e kishte frikë qeverinë. Për shembull në vitin 2006 Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë bashkisë që ai drejtonte për çështjen e mbikalimit tek Zogu i Zi, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit të asaj kohe.

Por sot jemi në kushtet ku as që kemi Gjykatë Kushtetuese, ku prokurori i përgjithshëm është zgjedhur vetëm me votat e tij, dhe ku gjykatat janë mbushur me gjyqtarë që kanë frikë nga kontrolli i qeverisë, në vend që të ndodhte e kundërta.

Para se të më keqkuptosh, në asnjë moment nuk kam harruar unë korrupsionin e Nanos, abuzimet e Metës, apo autoritarizmin e Berishës. Të tre ata, sëbashku me çetat e tyre, janë po aq të rrezikshëm dhe të korruptuar sa Rama. Ama, Edi Rama është kryeministri i parë që nga fillimet e pluralizmit, që po po afrohet më pranë autokracisë. Duke u ngjitur, pa asnjë dyshim, në shkallët që ia kanë shtruar paraardhësit e tij.

Nëse do ende prova për këtë, më lër të të kujtoj se në zgjedhjet vendore të 2003, kur PS ishte në mandatin e saj të dytë në pushtet, njësoj si tani, ajo mori vetem 34% të votave. Ndërsa ditën e sotme, përmes skemave që i kemi dëgjuar me veshët tanë, por edhe si pasojë e mos futjes së opozitës në zgjedhje, ai po shkon drejt kontrollit të 100% të bashkive të vendit.  Unë nuk kam ndërmend të hesht më, sepse nëse nuk flas sot, mund të mos kem mundësi të flas më kurrë…

Prandaj, dita e sotme, kur fenomeni Rama është në etapën e fundit të zhvillimit të tij, ne duhet të zgjohemi e të kuptojmë që nëse nuk reagojmë tani, nesër mund të jetë shumë vonë. Pasi sot nuk na mbetet gjë tjetër veçse të nisim betejën e fundit kundër instalimit të një diktature të re. Dhe për këtë ka përse të mos mësojmë nga kurat bashkëkohore kundër kancerit.

Ndryshe nga kimiot e të shkuarës, apo molotovi i opozitës, sot kanceri shërohet duke fuqizuar sistemin imunitar. Dhe ky sistem imunitar, nuk ka se çfarë të jetë tjetër, veçse fuqizimi i qelizave të shëndetshme në shoqëri përmes një arkitekture ligjore që i jep mundësi popullit të zgjedhë direkt përfaqësuesit e tij në bashki dhe parlament, por edhe t’i shkarkojë ata në mes të mandatit (kur e trashin zullumin).

Nuk ka se çfarë të jetë tjetër ky sistem, veçse mundësia e popullit për të vendosur mbi pasurinë e vet në mënyrë direkte përmes referendumit, nismave ligjore, peticionit parlamentar dhe asambleve kombëtare. Si dhe ndërtimi i një arkitekture ligjore që mundëson ndarjen përfundimtare mes ekzekutivit dhe legjislativit, duke vendosur një president të zgjedhur nga populli, dhe me  kompetenca për të ushtruar kontroll kushtetues.

Do të jetë ky sistem imunitar shumëçka, por jo pa përfshirjen direkte të publikut në politikë, sepse nëse njerëzit e përgjegjshëm nuk merren me politikë, oligarkët barkçpuar, kriminelët bishpëllumbas dhe batakçinjtë sqimëtarë do vazhdojnë të vendosin për fëmijët tanë, për shtëpitë tona, për shëndetin tonë, madje edhe për jetën tonë.

Prandaj, nuk ka dyshim që ndërtimi i një sistemi të fortë imunitar do të vrasë çdo ëndërr diktatoriale të Ramës, dhe do garantojë që në trupin e Shqipërisë kurrë më nuk do të mbijë më fara kancerogjene e diktaturës. Por duhet të bashkohemi në këtë betejë, sepse të gjithë e dimë që vërtet demokracia nuk vdes në një ditë, por as diktatura nuk shembet brenda një nate.

/Burimi: Lapsi.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.