Spartak Ngjela: Shtroju Reformës Ramë ziu…
Nga Spartak Ngjela
Na habit Rama me një vajzë që na paskan vrarë gjermanët në luftë. Pse nuk merret ky “humanist i madh” me të vrarët që iu bëri Enver Hoxha prapa krahëve bashkë-luftëtarëve të tij shqiptarë, që nga Qemal Stafa e deri te Vasil Shanto; nga Asim Zeneli e deri te Raqi Qirinxhi; që nga Mustafa Gjinishi e deri te të tjerë me radhë; ai që e dorëzoi gjeneralin britanik, Devis, te Gjermanët edhe pse e kishte aleat!
Dhe më duket se Rama e di vlerë këtë.
Këtë politikë kërkon të imitoshti ti Ramë; domethënë vobegtësinë e intelektit Hoxha që të çon në terrorizëm!
Vërtet mendon se e mallëngjen Angela Merkelin me ato broçkulla që përmend kot, pa fare lidhje!
Shtroju Reformës Ramë ziu, se nuk shpëton dot po ke futur duart, dhe leri përkujtimoret dhe Lulëzim Bashën, në vendin e tyre, se hetimi ka filluar.
ll.
Asnjë kacdhe nuk merr dot Rama në Perëndim pa Reformën në Drejtësi. Dhe nëse nuk merr dot: përse ta duan shqiptarët, që t’i shohin atletet!
Nuk heq dorë Uashingtoni nga Reforma, mjerë ata që mendojnë apo kanë menduar për Rusinë!
lll.
Filloi Rama të merret me Gjermaninë tani se ka presionin e Merkelit. Çështë kjo politikë shterpë si ajo e Enver Hoxhës pikërisht ku duhet të fillojë demokracia me rrënjë katërfishe në Shqipëri: në procesin zgjedhor; në sistemin gjyqsor; në pushtetin lokal, në riinstitucionalizimin e shtetit shqiptar.
Të shohim… por shenjat nuk janë të mira për Ramën.