Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Strukturat politike, helm i ndarjes dhe përçarjes kombëtare!

Forum E enjte, 30 Shtator 2021 11:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Bujar Nishani

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Personi i cili u lobua, sponsorizua dhe katapultua të marrë pushtet absolut në Shqipëri kryesisht vetëm për përfshirjen në dy projektet antishqiptare – atë të shitjes së detit territorial shqiptar jugor dhe atë të garantimit të logjistikës politike të ndarjes territoriale të Kosovës e më tej, për të orientuar një strategji afatmesme për një Shqipëri salamandër me fusha të minuara nacionalizmash shoviniste antishqiptare brenda saj – tashmë ka nisur intensifikimin e platformës shekullore shqiptarofobe të rajonalizimit të saj politik, social e shoqëror.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 11 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 12 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 12 orësh

Deklarimi hapur dhe jetësimi i veprimit politik e institucional me të ashtuquajturin “Këshilli i Rajonit të Veriut”, përbën kulmimin e një platforme politike që ky individ dhe rilindja e tij kanë përdorur si ideologji të përçarjes kombëtare dhe profitit politik mbi këtë përçarje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria nuk është një federatë, por një Republikë unitare, madje shumë e vogël në kontekstin territorial dhe politik për t’u konsideruar e trajtuar me pjesë.

Historikisht, pavarësisht organizimit social/politik të kohës, veçanërisht gjatë pushtimeve apo sfidave kombëtare, shqiptarët kanë reaguar si një të vetëm në bashkëpunim e gjithëpërfshirje.

Malësia dhe Labëria, Dibra dhe Kolonja, Shkodra dhe Bregu, Gjakova dhe Lumi Vlorës kanë qenë vatra të ndezjes së kryengritjeve antiosmane, antisllave, antifashiste e antikomuniste, që prej shekullit XVI.

Kuvendi i Greçës dhe Kongresi i Lushnjes, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, Hasan Prishtina dhe Sulejman Delvina, Prek Cali e Selam Musai, Sali Butka e Ded Gjo Luli, Elez Isufi e Çerçiz Topulli, Postriba dhe Zhapokika, Hysni Lepenica e Abaz Kupi e shumë e shumë të tjerë janë emblema të atij qëndrimi dhe ekzistence unitare shqiptare përpara të cilave e të cilëve del se sa i vockël është ky anarkist i kohëve moderne me misionin për të zhbërë Shqipërinë.

Përdorimi i zhargonit, dialektit të deformuar të veriut në daljet dhe logoretë publike prej tij, nuk kanë qenë as për “gallate”, as batuta, as të rastësishme dhe as për të thyer monotoninë e logoresë. Ato kanë qenë mirë të projektuara, paramenduara dhe pjesë e platformës shqiptarofobe “përça e sundo”!

Padyshim që partitë politike në kuptimin organizativ të tyre kanë strukturë kapilare në çdo lagje, fshat, qytet e zonë të vendit.

Por dizenjimi dhe adresimi i strukturave politike me konotacion krahinor është helmi i ndarjes dhe përçarjes kombëtare në interesin e përfitimit politik brenda vendit dhe shërbimit për lobim prej qarqeve shqiptarofobe.

Platforma e identifikimit, adresimit dhe sjelljes formale, jo vetëm në perceptim por dhe artikulim, të Shqipërisë dhe shqiptarëve si “veriorë” dhe “jugorë”, është një platformë e importuar në këtë vend nga akademitë albanofobe, për ta mbajtur këtë vend e komb të përçarë, të frymëzuar nga urrejtja e xhelozia në vend të fokusimit tek vlerat dhe gjenerimi i burimeve të shumta zhvilluese.

Platformë kjo që u injektua me intensitet të fortë veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte periudha e bumit prosperues të kontinentit tonë, platformë që u adaptua si opium ideologjik gjysmë i fshehtë nga regjimi stalinist, që u vendos në Shqipëri dhe u mbajt gjallë vijimësisht si një nga detajet e poshtra të përçarjes dhe sundimit të shqiptarëve prej regjimit. Platformë, që për fat të keq duhet të pranojmë që jo pak ja ka mbërritur të kompleksojë herë pas herë shqiptarët.

Kjo platformë e poshtër dhe antishqiptare qëndron e inkubuar dhe aktivizohet kur raporti i perceptimit skanohet si frymë virtuale makro, por kur zbret në raportin familjar e individual ajo nuk ka forcë e sot madje injorohet.

Por rreziku i aktivizimit të saj si virus kryesisht për qëllime të pushtetit politik mbahet në jetë e ushqehet vazhdimisht duke identifikuar si laboratorin e së keqes sot, qeverisjen antikombëtare të “rilindsave” që nuk kanë as turpin e as cipën ta artikulojnë atë edhe në zyrat apo tryezat e ambasadave të ndryshme.

Ajo pjesë e shoqërisë, elita e saj, që e kupton fare mirë rëndësinë e unitaritetit social/politik të vendit dhe rrezikun e madh të platformës antishqiptare të copëzimit apo margjinalizimit në kuptimin rajonalist duhet të ndihen jo vetëm të turpëruar por dhe përgjegjës nominal në raport me historinë, nëse heshtin dhe nuk veprojnë në mënyrën e duhur, drejtpërdrejt e vendosmërisht.

Askush prej nesh nuk mund e nuk duhet të pranojë të na deformojnë e të na fusin në mutacion degradimi, identitetin tonë real e të shëndetshëm që kemi: Me qenë shqiptar!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.