Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:05 Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën Lionel Messi ka konfirmuar edhe një herë lidhjen e veçantë me Barcelonën, duke theksuar se dashuria për klubin katalanas dhe qytetin do të mbetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tafil Boletini në mbrojtje të hebrejve

Forum E hënë, 17 Shkurt 2020 11:07
Tafil Boletini në mbrojtje të hebrejve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Moza Boletini-SHBA, shkurt 2020

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas materialit të mësipërm dhe disa dokumentave që më dërgoi Gazmend Boletini nga Mitrovica, bëhet fjalë për shpëtimin e hebrenjve në Prefekturën e Elbasanit në vitin 1943, ku në qendër ndodhet portreti i intelektualit e patriotit Tafil Boletini, atë kohë Prefekt i qytetit të Elbasanit.

Mund t'ju interesojë

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformav...

Para 8 minutash
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 20 minutash
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 16 orësh

Ky material pasqyrohet edhe me disa foto të hebrenjve mbijetuar në atë qytet falë përpjekjeve të vetë Prefektit Boletini. Aty dhe në disa nënshkrime të tjera të tij shihen në detaje lista me emra fëmijësh, të rriturisht, letër njoftimet e tyre, që për t’i shpëtuar gestapos, me iniciativën e Tafil Boletinit ju ndryshohet vendlindja, profesioni.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kërkesës së kuesturës gjermane për emigrantet atë kohë për Elbasanin, Tafil Boletini i përgjigjet me një shkresë zyrtare ku shkruan përbri emrave, e datëlindjeve të hebrenjve, edhe profesionet: lindur ne Prishtine; profesioni: tregtar, shtëpiake, nxënës, e kështu me rradhë. Letra i drejtohet Ministrisë së Brendshme në Mars 1943 dhe mban firmën e Prefektit Tafil Boletini. Këto janë ngjarje të jetuara, si pjesë e historisë që tregon qartë se edhe shqiptarët e Kosovës kanë dhënë një kontribut të çmuar për shpëtimin e hebrenjve dhe këto janë fakte të pamohueshme.

Tafil Boletini ishte diplomuar në Turqi për jurist e avokat. Nip e luftëtar besnik i heroit Isa Boletini që e ka shoqëruar në të gjitha betejat, luftërat e takimet e tij me politikanët e kohës, shqiptarë e të huaj. Ka qenë prezent me Isën në udhëtimin kalorsiak deri në Vlorë për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ku rrugës që nga Mitrovica e largët deri në Vlorë përveç motit të keq, hasën në banda kusarësh e prita të turko-malazezëve.

Isa e mbante afër në këmbë të vëllait të tij më të madh Ahmetit, që shkjau e turku e vrau për ta hequr qafe, pasi edhe ai ishte një trim i vërtetë, strateg e njeri i mençur.  Tafil Boletini ka lenë pas mjaft kujtime për familjen, axhën Isë, i cili e rriti, edukoi dhe shkolloi, si birin e tij. Edhe në momentet e fundit të jetës së Isës në Podgoricë, ka qenë prezent dhe si i mbijetuar i asaj masakre, ka folur për pabesinë e konsullit francez dhe vrasjen nga forcat serbo sllave të Isa Boletinit, djemve, nipave e mbështetësve të kauzës së tij të drejtë.

Tafil Boletini si daja i babait tim, deri në ditën kur humbi jetën aksidentalisht në Tiranë, vinte shpesh në familjen tonë. Jetonte tek e bija Shemsija e familja e saj, deri sa u largua nga kjo botë, e na la pas dhimbje të madhe. I pëlqente dhe e tërhiqte biseda me tim atë, si dy intelektualë të mirëfilltë e si prindi me të birin flisinin qetë, shtruar për hallet e jetës, familjes duke përmenduar edhe ngjarje të luftës. Kujtonin Ahmetin, Isën e plot bij e trima të asaj familje e luftëtarëve të tjerë që shkrinë çdo gjë për Kosovën e popullin shqiptar.

Isha fëmijë, por shpesh qëndroja pranë tyre e dëgjoja me vëmendje, se si ishte ndërtuar historia e jeta e familjes tonë. E kisha xhan Dajë Tafilin, vëreja që edhe ai më donte shumë. E dija ditën kur vinte tek ne e me padurim prisja të dëgjoja prej tij ngjarje dhe histori patriotike. Pra një pjesë e familjeve hebre në Shqipeëi janë shpëtuar edhe nga Prefekti i Elbasanit në vitin 1943, juristi Tafil Boletini.

Falenderoj të afërmin tim Gazmend Boletini për dërgesën e këtyre materialeve e disa dokumentave të tjera që dëshmojnë përkujdesjen që ka treguar Tafil Boletini në mbrojtje të popullit hebre në vitin 1943 në Elbasan. Gjithashtu vlerësoj punën e përkushtuar e të shkëlqyer të Gazit që bën çdo ditë në Muzeumin Isa Boletini në Mitrovicë, vend historik që vizitohet çdo ditë nga personalitete të botës, amerikane etj, si dhe turistë dashamirës të çështjes shqiptare.

Etiketat e lidhura

Moza BoletiniTafil Boletini
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 8 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 20 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 28 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.