Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Taksa antikushtetuese që qeveria po vendos mbi naftën

Forum E martë, 28 Shtator 2021 10:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Klodian TOMORRI

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar një situatë ku qeveria mund të dhunojë qytetarët sa herë që ka oreks dhe dëshirë. Rasti më i fundit, është taksa antikushtetuese që po përgatitet mbi naftën.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 14 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 15 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 15 orësh

Përmes një projektligji kontrovers, Ministria e Energjisë ka vendosur të ngrejë një agjenci shtetërore që do të krijojë dhe ruajë rezervën kombëtare të karburanteve. Agjencia do të blejë të paktën 300 mijë tonë karburant me tender, të cilin do ta ruajë si rezervë fizike në depozita shtetërore ose të marra me qera. Të gjitha këto shpenzime në rangun e dhjetëra milionë eurove në vit, përfshirë kostot administrative të këtij institucioni, do të financohen përmes një pagese shtesë që qytetarët do të paguajnë mbi çmimin e naftës. Por ky është një atentat i pastër kushtetues.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në projektligj, qeveria thotë se burimi i financimit të rezervës do të jetë një tarifë e re mbi naftën, e cila nuk përcaktohet me ligj, por do të vendoset nga vetë Këshilli i Ministrave. Vetëm ky paragraf i projektligjit ka dy shkelje të rënda të Kushtetutës.
Shkelja e parë lidhet me konceptin e tarifës. Neni 2 i ligjit për taksat kombëtare përcakton qartë se: “Tarifë” është një pagesë, që një individ, person fizik apo juridik, bën në shkëmbim të një shërbimi specifik të marrë, të mirë publike specifike të përdorur apo të drejtë të dhënë.”

Pra tarifa është pagesë kundrejt një shërbimi. Qytetarët paguajnë tarifë pastrimi që bashkia të largojë mbeturinat dhe të mbajë qytetet e pastra. Biznesi paguan tarifë, që të përdorë hapësirat publike. Cili është shërbimi apo e drejta që qeveria është duke i dhënë qytetarëve në rastin e agjencisë së rezervave? Asnjë.

Është e qartë se ajo që qeveria e cilëson si tarifë në projektligj, në të vërtetë është një taksë e mirëfilltë. Dhe klasifikimi si tarifë në draft dhe jo si taksë ashtu siç është në të vërtetëtë, nuk është lapsus por një atentat i qëllimshëm kundër Kushtetutës.

Neni 155 i Kushtetutës sanksionon se taksat caktohen me ligj. Pra i vetmi organ që ka të drejtën për të vendosur taksa mbi qytetarët dhe biznesin është Parlamenti. Qeveria vetëm propozon taksa, por në asnjë rast nuk ka fuqi ligjore t’i miratojë ato vetë. Duke e klasifikuar si tarifë, taksën e re që po përgatitet të vendosë mbi naftën, qeveria ka anashkaluar Parlamentin dhe i ka dhënë vetes të drejtën të taksojë qytetarët sipas oreksit duke i rënë në zemër Kushtetutës së vendit.

Gjithsekush me të drejtë mund të pyesë se çfarë e shtyn qeverinë të ndërmarrë një akt antikushtetues, kur fare mirë mund ta vendoste taksën në Kuvend? Aq më tepër kur Edi Rama ka kontroll të plotë mbi Parlamentin, i cili de facto është shndërruar në një zyrë, që noterizon aktet e qeverisë.
Përgjigja është e thjeshtë. Në Parlament taksat debatohen. Publiku kupton më shumë se çfarë po ndodh. Në qeveri, vendimet kalojnë pa zhurmë. Për më tepër duke anashkaluar Parlamentin, qeveria mund ta rrisë taksën pafundësisht pa zhurmë dhe pa i dhënë llogari askujt.

Sot askush nuk e di sa do të jetë taksa e re që qytetarët do të paguajnë mbi çmimin e naftës. Por një gjë është e sigurtë. Askush nuk mund ta pengojë qeverinë ta vendosë taksën 2, 3 apo dhe 20 lekë për litër. Dhe askush nuk mund ta pengojë atë që pas një muaji të nxjerrë një tjetër vendim për ta dyfishuar taksën.

Përvoja ka treguar se kur qeveritë shkelin ligjin dhe Kushtetutën, nuk kanë asnjëherë interesin publik si motiv, por nga pas fshehin gjithmonë qëllime okulte e madje korruptive. Edhe këtë rast nuk duket ndryshe. Në projektligjin për krijimin e rezervës kombëtare të karburanteve, ka një nen, i cili i jep të drejtën agjencisë shtetërore të kontraktojë subjekte private për të ruajtur rezervën. Praktikisht ky është një koncesion i fshehur, pas të cilit qëndrojnë interesa okulte që do të dalin shumë shpejt në sipërfaqe.

Në një shtet normal, me institucione funksionale dhe pushtet të ndarë, projektligji i Ministrisë së Energjisë për rezervën e karburanteve do të rrëzohej me një ankimim të thjeshtë në Gjykatën Kushtetuese. Por sot qeveria i thotë taksës tarifë sepse nuk ka Gjykatë Kushtetueseqë ta pengojë. Ndaj qytetarëve u ka mbetur vetëm një gjë. Të përkulen dhe të kthehen mbrapsh, sa herë që qeverisë i ngrefet për të vënë taksa apo për të dhunuar të drejtat e tyre. Ky është shteti i Ramës dhe projektligji i Belindës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.