Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të gjithë e dinin, askush nuk foli kur minorenia abuzohej seksualisht

Forum E diel, 31 Maj 2020 19:42
Të gjithë e dinin, askush nuk foli kur minorenia abuzohej seksualisht
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Anila Hoxha – Javët e fundit prindërit e 15-vjeçares të abuzuar seksualisht e kaluan duke fshirë nëpër muret e lagjes emrin e saj. E gjithë lagjja ku emri katërgërmësh i fëmijës ka zënë muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe përse. Të gjithë e dinin, përveç policisë dhe familjes. Shfrytëzimi i gjimnazistes tregohej prej një viti si një ‘hit’ nëpër gojët e lagjes dhe të shkollës, mes banorësh e fqinjësh, ku disa e përshkruanin si “fëmija i përhedhur”. Ndërsa të tjerët e përshkruanin 65-vjeçarin si mostra që u tregonte fotografitë dhe videot e të miturës duke u mburrur “shikojeni këtë”.

Por ky informacion nuk kishte mbërritur në veshët e vulosur të policisë. Në veshët e askujt, as të agjentëve të krimeve, as të patrullave që pinë birra në lokalin përballë shkollës dhe nuk shikonin të afishuar ngado emrin e S, apo të shikonin se si një vajzë kalohej dorë me dorë dhe si një i moshuar ndërkohë tregonte videon në serviset e makinave të lagjes, në birrari, dhe tek të tjerë aty që pastaj ktheheshin në shtëpi dhe ruanin fëmijët e tyre, duke parasysh se një tragjedi po luhej me fëmijën e komshiut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe mësuesit e shkollës në lagjen në periferi të Tiranes nuk dinin gjë. As psikologet nuk dinin gjë, ndonëse profili i rojës ishte aq i diskutueshëm sa ai u përzu prej aty. As oficeret e sigurisë që paguhen nga Ministria e Arsimit. Roja i shkollës njihet në lagje për profilin e tij të diskutueshëm. Por ai u hoq nga puna jo për këtë gjë, por pasi ishte punësuar aty së bashku me gruan dhe djalin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Emri i S. dhe sharjet për të ndërkohë të vrasin sytë në hyrje të shtëpisë së saj në të dy krahët, në muret e shkollës, në muret e lagjes. Prej një viti është shkruar emri i vajzës dhe në anglisht ‘mirëserdhe në ferr’. Prindërit nuk ia dolën ta mbulonin me gëlqere emrin e fëmijës së tyre që përdhunshëm u shkarravitej prej muajsh, POR vetëm ata s’po dinin se përse emri i të miturës po vulosej si “A” e turpit të shoqërisë sonë.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Këtë të diel ia kushtova S. Një banore më thotë duke tundur kokën se fëmija doli duarsh për faj të prindërve që nuk e kontrollonin. ‘E dinim të gjithë këtë gjë – thotë një tjetër. Videot e vajzës qarkullonin ngado. I moshuari doli mendsh kur prindërit e mbyllën fëmijën në shtëpi dhe ajo nuk po dilte më”. Pasi ata denoncuan, dhe katër banorë të lagjes u arrestuan, mes tyre adoleshentë dhe ish-roja, prindërit janë ngujuar brenda në shtëpi. Poshtë pallatit të tyre qëndron një grup të rinjsh, me në krye djalin e të akuzuarit si përdhunues. Skandal. Presion fare i hapur. Ndonëse janë të afërmit e këtij 65-vjeçari që e përzunë nga familja disa muaj më parë, për të kundërshtuar sjelljen e tij. Skandal i paprecedentë mungesa totale e informacionit të shkollës, policisë, a kujtdo tjetër që paguhet dhe ka për detyrë të mbrojë e të ruajë fëmijët dhe nxënësit në shkolla. Një skandal i tillë nuk kishte nevojë të zbulohej nga kallëzimi i dy prindërve që për shkaqe të ndryshme iu drejtuan policisë, atëherë kur emri i fëmijës së tyre, dhe video e fëmijës së tyre po postohej ngado. Një skandal i tillë ishte zbuluar prej një viti nga banorët e lagjes në periferi të Tiranes, kur shikonin fëmijën duke u ngjitur në një shtëpi që i përkiste dikujt që jeton në Greqi, kur e shikonin t’u nënshtrohej edhe të rinjve të tjerë aty. Diçka po ndodhte, por që policia ta merrte vesh duhet se pari qe qytetaret ta besojnë.

Skandal i paprecedentë që pavarësisht zërave në lagje, asnjë nga përfaqësuesit e shkollës nuk e referoi çështjen në polici. Skandal i paprecedentë që i afërmi i një abuzuesi vazhdon të qëndrojë poshtë shtëpisë se dy prindërve që tashmë janë të rrezikuar dhe kanë frikë të dalin, pasi katër të dyshuar në lagje janë arrestuar për abuzim seksual.

Skandal që disa orë pas shpërthimit të kësaj bombe, veç versionit të policisë nuk ka asnjë deklaratë nga bukuroshja e Ministrisë së Arsimit, ku i ka psikologët e shkollës, ku është stafi pedagogjik i kësaj shkolle?

Skandal që familja është braktisur dhe ka mbetur pa mbrojtje.

Ata janë te kërcënuar. I pashë sot dhe e dëshmoj këtë gjë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.