“Të gjithë e njohim nga një Xhisielë”

Nga Danjela Bonollari –

E kuptoj që inatoseni me Xhisielën. Sidomos ju vajza e gra që shembull keni pasur Zhan D’Ark, Hilari Klinton, Meril Strep Ledi Diana po Cat Ëoman. Teknologjia, modernizimi, fukarallëku apo maskarallëku ka vite që prodhon një kontaminim të çuditshëm vajze. Nuk është as Lady Makbeth, as Zonja Bovari. Kjo është “Xhisiela”.

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
E kuptoj që inatoseni me Xhisielën. Sidomos ju vajza e gra që shembull keni pasur Zhan D’Ark, Hilari Klinton, Meril Strep Ledi Diana po Cat Ëoman. Teknologjia, modernizimi, fukarallëku apo maskarallëku ka vite që prodhon një kontaminim të çuditshëm vajze. Nuk është as Lady Makbeth, as Zonja Bovari. Kjo është “Xhisiela”.

Të gjithë kemi njohur në shkollë, lagje, punë nga një vajzë të tillë. Është ajo goca e bukur, me ose pa para, me ose pa familje që beson vetëm tek leku e pasqyra. Pikë kureshtjeje apo lodhje truri sesi i fitojnë lekët prindërit apo i dashuri. Është ajo goca tipike që nuk ka durim të hapë librin sepse është duke hapur sytë nga kangjellat e shkollës se cila fuoristrade kaloi dhe nëse ai Laci me leke ia shkeli syrin. Eshte ajo qe vajza apo djali jot sot e ka ne shkolle, eshte ajo goca e para 20 viteve qe dhe ti e ke pasur shoqe dhe i ke marre nje fustan borxh.

“Xhisiela” edhe pse ne shtepi ha buke me djathe, nga i dashuri kerkon karkaleca, hotel. Qe i thote nenes “mos me ça koken”, nese ajo e pyet ku i gjete parate qe bleve kete makinen dhe qe korrupton tere familje madje fut ne thes e vellain bob me nje ore ‘Rolex”. “Xhisiela” eshte ajo vajza qe pa ditur sesi troket tastiera e kompjuterit ta sjellin ne vendin e punes te komanduar dhe qe ndersa ty te kullon djersa nga stresi e lodhja, ajo i lyen thonjte qete-qete e po aq qete fut ne xhep rrogen e ne shtrat shefin.

Mos u çudit por “Xhisiela” me X5 eshte pikerisht ajo goca qe e ke share ne semafor se te parakaloi keq, ajo vajza qe dje ngrysej e gdhihej me nje pale tuta e sot drejton nje butik me rroba firmato ose ndonje drejtori shteti dhe nen ze te gjithe e dine qe ishte Ai pas gjithe kesaj. Eshte ajo goca qe nuk ka pike zeri, por sot shfaqet tek Arjan Çani me buze e molleza silikon si fenomen ne muzike.

Nje vajze e tille qe pasi ben pakt me djallin edhe nese nje moment sekondar kthjellohet e humb serish gjykimin nese ia kercet dhembet nje mashkull. Arriviste por me “a” te vogel Xhisiela eshte tipja e vajzave qe shou biz e adhuron. Tabloidet sot ‘jetojne’ me Xhisiela. Nuk kane te mbaruar “Xhisielat”, as historite e tyre te vogla apo te medha. “Xhisielat” armatim kane bukurine e trurin e vajisin vetem po u dhe dru.

E di qe ju inatos Xhisiela, e dashura e nje djali deputeti tipik province, tipja qe ju kujton ate vajzen ne lagje, shkolle, pune apo pronaren e Butikut per te cilen ju lind gjithmone pyetja: Po kjo si i paguan taksat kur xhiron ditore e ka zero?

d.ba. – marrë nga shqiptarja.com

SHKARKO APP