Të gjithë presin Bashën, ai pret Ramën!
Nga Mero Baze/
Partitë aleate të opozitës janë të shqetësuara seriozisht për reformën zgjedhore dhe kanë propozimet e tyre. Dashamir Shehi ka bërë disa propozime racionale, për atë që ai mendon se mund ta bëj sistemin më të sigurt. Dhe aleatët e tjerë kanë propozimet e tyre. Por ata janë duke pritur Lulzim Bashën tu bashkohet propozimeve të tyre ose ti kundërshtoj ato.
Lulzim Basha u shfaq sot publikisht për të hequr sikletin, që nuk merret dot me reformën zgjedhore dhe nuk ka asnjë propozim. I vetmi propozim që prekte sistemin, në ato që tha, është parlamenti me dy dhoma, me shpresë që ti gjej Berishës një vend për pension, por dhe për atë duket që nuk e kishte seriozisht.
Problemi real që ka Lulzim Basha me zgjedhejt në fakt nuk është reforma. Ai është I interesuar për këtë sistem që është pasi ky I siguron pushtet dhe vendimmarrje brenda PD. Pa këtë mekanizëm Lulzim Basha është njeriu më I parëndësishëm në PD ndoshta dhe më I pavotuari nga njerëzit.
Ai është shumë larg popullaritetit të një lideri dhe krjet i pabesueshëm dhe për bashkpunëtorët e vet, të cilët e akuzojnë rëndom si mashtrues. Ndaj ai nuk ka ndërmend të flas për reformën zgjedhore.
Ndërsa të gjithë presn që ai ti bashkohet ndonjë propozimi, ai në fakt është duke pritur Edi Ramën. Me një fushatë banale gjobëvënie ndaj qeverisë, duke prodhuar filma në kompanitë e marketingut të Kunatit të vet, ai shpreson të ulet në tavolinë me Edi Ramën ta zgjidh çështjen e pushtetit. Ajo që tha sot Edi Rama lidhur me takimin e tyre në vitin 2017, në fakt është thelbi I asaj që Lulzim Basha mendon për reformën zgjedhore. Ai do një Pazar nga Edi Rama. Në mos jo në atë formën e rëndomtë “një herë unë, një herë ti”, në një formë tjetër që ti garantoj atij një lloj ndarje pushteti dhe duke qenë në opozitë. Dhe për këtë atij I duhet të mos dorëzoj pushtetin brenda PD që ja garanton vetëm ky sistem zgjedhor.
Nëse Lulzim Basha heq dorë nga sistemi zgjedhor, ai praktikisht duhet të heq dorë nga PD, pasi ata që kandidojnë mund të jenë shumë më të sigurt se ai që do të marrin mandatin.
Mbi të gjitha atij do ti duhet të kandidoj figura popullore të PD, njerëz që mbledhin vota dhe që kanë një personalitet të pavarur në opinionin publik. Ndryshimi I këtij sistemi zgjedhor atë e lë pa ekipin qesharak që ka grumbulluar rreth vetes dhe natyrisht e lë pa pushtet brenda PD. Ndaj është e kot që të presësh prej tij të flasë për një sistem të ri zgjedhor.
Prioriteti I tij tashmë është të prodhoj zhurmë dhe baltë për qeverinë, jo si opozitar, por si shantazhues personal I Edi Ramës me shpresë se ai do ti thotë “eja të ulemi të merremi vesh çfarë do”. Dhe ajo që ai do është të ndaj pushtetin, pavarësisht zgjedhjeve.
Kjo u provua më së miri në vitin 2017, kur ai ndërmori aksionin më të shtrenjtë dhe më të kushtueshëm edhe politikisht për PD, duke përdorur radikalizimin përmes çadrës, si një mënyrë për të spastruar PD nga emrat e njohur dhe për të formuar një ekip që I siguronte atij qetësinë dhe duke e justifikuar këtë me marrjen e disa posteve ministrash dhe drejtorësh për të krijuar idenë se ja doli të bënte një Pazar. Atë është duke kërkuar përsëri. Ti kërkosh atij sot të flas për ndryshimin e sistemit zgjedhor është një torturë e madhe.
Aleatët e sotëm të Bashës, ishin mekanizmi që ai përdori më 2017 për të eleminuar kundërshtarët brenda PD, duke I detyruar dhe joshur për të pranuar pazarin e tij me Ramën. Tani është rradha ta pësojnë ata, pasi janë pengesa e fundit që ai ta gëzoj pushtetin si opozitar I vetëm. Ndaj Ata presin presin më kot . Ndërsa aleatët presin atë, ai është duke pritur Edi Ramën, të cilin në vend që ta tremb, është duke e zbavitur me filmin serial “Babalja” që transmeton çdo ditë.