Të kesh idhull Berishën, e të imitosh Ramën

 

Nga Çim Peka

Te kesh paraardhes dhe idhull Berishen, e te imitosh Ramen!!! Ky po me duket te jete Lulzim Basha ne keto prag zgjedhjesh politiko-lokale. Pse kandidatet per kandidate, dalin me te merzitur nga zyra e Kryetarit Basha kur ai u thote "PO", se sa ata qe dikur dilnin nga zyra e Kryetarit Berisha kur ai u thoshte JO? Shume e thjesht. Se cdo njeri qe e njeh Bashen e di qe "PO-ja" e Lulit behet "JO" sa hap e mbyll syte. Dhe "JO-ja" e Berishes te qetesonte e qartesonte se ishte JO nga fillimi deri ne fund. Ky eshte ndryshimi mes drejtimit te PD-se nga Berisha te Basha. Dhe ky eshte shkaku qe Bashes po i dalin kaq shume kandidate te pavarur nga brenda PD-se. Askush nuk enderronte qe Basha te ishte Berisha. Madje as nuk duhet. Por te krahasohej me mungesen e besueshmerise ne ato qe thote me Ed Ramen, dhe kjo eshte e tepert. Nuk eshte e vertete qe Gon Duka eshte propozuar nga Basha sic pretendon Goni, por eshte e vertete qe Basha i ka dhene fjalen se do jete kandidat ne Durres pasi sondazhet e nxjerrin fitues. Vetem me nje paqartesi te spikatur si te Bashes, mund te fusesh ne sondazh Griden per Tiranen e ta kandidosh ne Durres. Vetem Basha mund ti kushtoje me shume rendesi negociatave me Besnik Aliajn se sa me aleatet. Dhe ne fund arritja e madhe. Aliaj i premton se paradite do jete me Gjergj Bojaxhiun e pasdite me Halim Kosoven. Vetem brishtesia politike e Bashes mund te bej qe pasardhesi i Berishes te emocionihet dhe te ndjehet i forte brenda partise, pse Muli ka harruar Kolin. Nuk drejtohet opozita duke i thene kujdo PO. Dhe kur PO-ja e Bashes del JO, kandidateve per kandidat ju lihet te kuptohet se nuk ka dashur Berisha. Si ne rastin e Gon Dukes. Menyra se si po e menaxhon Basha garen e pare elektorale si kryetar i PD-se, nuk eshte gje tjeter vecse nje imitim i dobet i Rames ne fillimet e tij si kryetar i PS-se. Ne kohen kur shumica e kandidateve te mazhorances kane muaj qe futen shtepi me shtepi, Basha akoma nuk ka caktuar te vetet. Gjithsesi, nje gje duhet tja pranoj. Kandidatet qe ka zgjedhur ne qytetet e medha, jane me te miret e mundshem brenda opozites. Por, dyshoj se i ka hedhur shume vone ne fushe. Se fundi, kam frike se Basha si Kryetar i PD-se, do te jete shume me i dobet pas 21 Qershorit, se sa diten qe mijera mbeshtetes te Sali Berishes ne baze e votuan per Kryetar te PD-se. Dhe jo se nuk ka fryme anti-Rame. Por se Basha po praktikon shume nga veset e Rames. Ps: Shikoni si del gjithmone nga makina me celular ne vesh vetem e vetem si tu shmanget militanteve. Sali Berisha edhe kur vinte pa gdhire ne seli per tu nisur ne rrethe, dhe aty ishte vetem roja i PD-se, si "ves" i respektit te militanteve kthehej nga oborri dhe pershendeste me dore. Dhe pse ne sheshin para PD-se mund te ndodhej vetem roja dhe lapidari i Azemit. Por edhe ky siklet i Bashes zgjidhet diten qe do te caktoj kandidatet. Pas kesaj as nuk do te kete nevoje te beje sikur po flet ne telefon, e as te transferoje thirrjet. Thjeshte nuk do ta bezdisin. Madje do bezdiset Basha se pse nuk po e bezdisin me.

SHKARKO APP