
Nga Geri Emiri
Algoritmet po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë faqen kryesore të mediave, duke ndikuar në informacionin që arrin te publiku. Për mediat e pavarura dhe jofitimprurëse, sfida është të përshtaten me këtë realitet, pa u shndërruar në influencues apo faqe argëtimi. Patjetër që edhe ne duhet të ndjekim audiencën, por pa ndryshuar identitetin dhe parimet tona editoriale.
Sot gjithnjë e më shumë redaksitë kontrollojnë përmbajtjen që prodhojnë, por jo algoritmet që ndikojnë në shpërndarjen e saj. Edhe pse sot çdo qytetar mund të raportojë në kohë reale, shoqëria ka ende nevojë për gazetarë që verifikojnë faktet dhe realizojnë gazetari investigative.
Këto ishin disa nga mendimet që ndava si panelist në Konferencën Rajonale të Bashkimit Evropian për Median në Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar në 🇪🇺 Europe House, Beograd, moderuar nga kolegia Marina Zec dhe me pjesëmarrjen e kolegëve Filip Stojanovski nga “Metamorphosis” dhe Marko Miletič nga “Mašina”.
Ishte kënaqësi të ndaja përvojën e Amforës në ushtrimin e gazetarisë së pavarur, inovacionit dhe përshtatjes digjitale, të zhvilluar edhe përmes programit #SustainMedia, të zbatuar nga GIZ Albania dhe të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale Gjermane-Ambasada Gjermane Tiranë.
Gjithashtu, ndava përvojën e “Observatorit të Reziliencës”, një nismë e Qendrës Amfora për monitorimin e dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në mjedisin e informacionit, e zhvilluar përmes angazhimeve dhe mbështetjes së European Union in Albania, Embassy of the Netherlands in Albania dhe Ambasada RP Tiranie/Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë.

