Të rritet dhe çmimi i rakisë. Populli s’duhet të votojë më i dehur
Në kulmin e debatit për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, gazetari Ylli Dylgjeri ka bërë një propozim për qytetarët që kritikojnë qeverinë dhe institucionet pas zgjedhjeve.
I njohur për humorin dhe ironinë e tij, Dylgjeri propozon që të rritet dhe çmimi i rakisë. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë qytetarët nuk do të jenë tap ditën e votimeve dhe do të dinë se për kë do votojnë.
Postimi në Facebook i Ylli Dylgjerit:
“LSI, kushte për çmimin e ujit…
Arsyetimet e LSI për rritjen e çmimit te ujit qëndrojnë. Këtyre arsyetimeve do tu shtoja edhe një precendent tjetër: Kur Kryetari i Bashkisë Skraparit kërkoj të rritet 1 lek çmimi i rakisë, që populli t’mos shkoj tapë në zgjedhje PS se votoi. Si mos mjaftonte kjo, sot solidarizohet me Xhelal Mziun e jo me Nesim Spahiun! Plotësoni kërkesat, pastaj shohim në këshill”,- shkruan Dylgjeri.