Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Teatri që do shembë qeverinë

Forum E martë, 28 Shtator 2021 20:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NGA LUÇIANO BOÇI/ 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Që kur shpalosi idenë e tij grabitqare ndaj truallit të Teatrit Kombëtar, Rama e mori shumë lehtë revoltën e artistëve. Mendoi se prishja e Teatrit Kombëtar do vijonte sipas standardit të tij, me pak zhurmë por pa zarar.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 12 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 13 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 13 orësh

Si atëherë kur shkatërroi në mënyrë përfundimtare për ca dollarë më shumë, kinematë e famshme të Kryeqytetit e në vend të cilave lartësoi ambicien e tij për para dhe delirin e tij për pushtet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Diku duke u zgërdhirë, diku duke shitur interesa e diku me marifete depersonalizuese, ai arriti të përçajë kundërvënien e artistëve, por jo të shuajë protestën e tyre.

Ajo pak nga pak u shndërrua në një kauzë qytetare, siç është sot.

Deformimi i qendrës historike të Tiranës me qëllime rrëmbimi e ndërtimi kullash, për të fituar miliona euro me një të rënë të lapsit, duke përdorur si mish për top dhe  ish-ministren Kumbaro, e cila në fakt investoi shumë pasion në këtë krim kulturor, u demaskua hap pas hapi nga vetë artistët dhe opozita me qëndrimet e saj të paekuivok.

Hajdutëria dhe synimi i lavatriçistit kryeministër për të pastruar 200 milion euro me Teatër, u demaskua shpejt.

Ndryshimet ligjore u diskretituan si të bëra qëllimisht për të ligjëruar një grabitje epokale dhe për të shpëtuar paratë e pista të drogës e korrupsionit galopant.

Qëndrimi majtist dhe idiotesk ndaj dekretit të presidentit e përforcoi më shumë këtë bindje.

Ëndrra e vjetër e ish-kryebashkiakut 20%-dësh, për të mbjellë betonin e tij modernist, sikur të ishte kanabis, duke larë para e mbushur sënduqet,  hasi kështu në një pengesë serioze.

Qytetarët dhe artistët nuk mund t’ia falnin Ramës që ky për xhepat e tij të shkatërronte dhjetra vite histori dhe një trashëgimi, e cila nuk mund të rikuperohet më e që asesi nuk duhet varrosur.

Argumentat qesharake prej arlekinësh që nxirrnin sejmenë e dyshes Rama-Veliaj, për zjarre imagjinarë, tallashe e helme u demontuan një nga një.

Gjashtë muaj e qëndresës epike shënuan protestën më jetëgjatë në historinë tonë dhe i dhanë asaj një pamje frymëzimi për sakrificën e durimin e dëshmuar.

E sot më shumë se kurrë sfida ka marrë përmasën e luftës ekzistenciale. Cili ose cila do shembet, Teatri apo qeveria?

Rikrhimi i dyshes tek qëllimi i para gjashtë muajve nuk është i rastit.

Grabitja e votave në një garë votuese pa garë dhe butaforike, ka krijuar brenda tyre iluzionin e të qënurit në zenithin e pushtetit. Arroganca e shumëfishuar i ka ngjallur instiktet e grabitjes e rrëmbimit gjashtë vjeçar që shfaqet çdo ditë e që cënon jo vetëm pronën publike por dhe atë private. Prandaj sot janë hedhur në sulm frontal që gjithçka ta marrin me shpejtësi që në fillim.

Nga ana tjetër, Rama për shkak të pozicionit, e di më mirë që sot ai, përtej perceptimit militantist, është në asimuthin e pushtetit të tij. Thënë ndryshe, në pikën më të ulët të pushtetit. Mjafton një shtyrje mdërkombëtare dhe gjithçka e mbështetur në iluzion, shkërmoqet.

Dinamika e rrjedha e ngjarjeve politike do ta nxjerrin Ramën, si lumi nxjerr mbeturinat e hedhurinat. Prandaj për të fituar milionat e eurove e kohën, ai po nxiton bashkë më Veliajn e emëruar nga ai, të përlajë zemrën e Tiranës dhe të përmbyllë qëllimin fitimprurës.

Ndërkohë ai ka harruar që refuzimi i 85% të shqiptarëve, dufi i i tyre i grumbulluar në protesta që prej 18 shkurtit, me një shkëndijë, siç është tentativa e prishjes së Teatrit, do ndezë një reagim, i cili me siguri do zbrazet shpejt drejt qeverisë. Shenjat janë dhënë dhe precipitimi i situatës duket i shpejtë.

Sfida e dukur dhe e marrë  lehtë fillimet e saj, sot po shndërrohet në një ortek që do shembë me zhurmë qeverinë e kriminalizuar e të korruptuar të rilindjes së shkatërrimit.

Kontrata e artistëve firmëtarë me opozitën i dha të dyja palëve autoritetin e zgjidhjes dhe i hapi rrugën një qëndrese pa kthim.

Deliri i Ramës, etja e babëzia tij dramatike nuk e lejojnë atë të shohë dramën që ai po luan vetë.

Por të jetë i bindur se Teatri është më i fortë se qeveria e se çdo qeveri, pasi brenda tij ka shpirt.

Do jetë Teatri ai që do shembë qeverinë dhe jo qeveria Teatrin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.