Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:00 Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës Futbollistët shqiptarë kanë lënë gjurmën e tyre në kampionatet europiane, menjëherë pas rikthimit nga grumbullimi me Kombëtaren. Kjo fundjavë ka rezultuar mjaft pozitive për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Teatri si festë…

Forum E martë, 28 Shtator 2021 20:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luan Rama*

Edhe unë jam për një teatër të ri. E pas tij, edhe për një teatër tjetër, e për një tjetër më pas. Për shumë të tillë… E për më pak burgje natyrisht.
Për më shumë aktorë, për më shumë artistë, për më shumë muzikantë, piktorë, poetë, për më shumë krijues e për më pak policë, për më pak gardianë.

Njësoj si unë besoj se e duan një teatër të ri të gjithë ata që e duan qytetin, jetën e tij, historinë e tij, artin në tërësi dhe teatrin si tempull të artit.

Sepse Tirana e sotme e më shumë ajo e nesërmja ka nevojë për teatrin. Për teatrin si institucion, për teatrin si tempull, për teatrin si vend të shenjtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tirana ka nevojë edhe për teatrin si shenjë e epërme qytetërimi, si vendin e magjishëm ku njeriu të shkojë e të ndjehet qytetar, siç janë ndjerë prej lashtësisë grekët e vjetër e romakët, e pas tyre gjithë të tjerët. Edhe ilirët e Dyrrahut, Apollonisë, Butrintit…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por, Tirana ka edhe nevojë për teatrin si ndërtesë në shumë hapsira të qytetit, sipas asaj që është quajtur “Tirana policentriste”, përkatësisht, Tirana me shumë qendra.

Sipas kësaj qasjeje mendoj unë, sipas këtij vizioni, do të duhej të ishim përfshirë të gjithë në debatin publik për teatrin, pa asnjë të fshehtë. Që teatrin të gjithë, edhe vetë qyteti, ta kishim festë e jo luftë.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Qeveria është e fortë natyrisht, se ka kartonët e Kuvendit, bashkinë e bashkë me to edhe policë gjithëfarësh. Ka edhe tritol, buldozerë, traktorë, pranga, burgje, gaz lotsjellës.

Por teatri nuk është çështje force. Askund tjetër si në teatër forca nuk ka vend.

Teatri është çështje ndërgjegjeje, çështje shpirti, çështje kulture dhe emancipimi.

Prandaj, teatrin të mos e shohim si sfidë kokëfortësie e budallallëku, por si festë që të na ndihmojë të bëjmë një gjë përbashkuese e me vlerë.

Ajo pjesë e Tiranës ku gjendet sot ndërtesa e burgosur me policë e Teatrit Kombëtar, është gjurmë e rëndësishme qyteti e viteve 1930. Eshte histori, por edhe kulturë, edhe psikologji, edhe shkollë, është mentalitet i kohës kur është ndërtuar. Pse duhet ta zhbëjmë e ta fshijmë ketë gjurmë?

Tetëdhjetë vjet më parë, një qytetar i Tiranës e dha tokën e vet që shteti të ndërtonte një ansambël kulturor. Pse tetëdhjetë vjet më pas, shteti e fal këtë hapësirë që është e të gjithëve tek një subjekt privat dhe krijon një precedent të rrezikshëm antikulturë e madje duke hequr dorë nga detyrimi kushtetues i shtetit për të garantuar e përmbushur detyrimet qe ai ka ndaj qytetarëve te vet?!

Në vitin 2001 kur shërbeja si Ministër i Kulturës në qeverinë socialiste me Kryeministër Ilir Metën, pata inicuar idenë e ndërtimit të një teatri të ri në të njejtin vend, duke ribërë nga e para të njejtin projekt, njësoj siç ishte ideuar dhe inicuar në vitin 1939, sipas parimit dhe filozofisë “kthim në identitet”, edhe për të ruajtur e rivitalizuar zonën monument kulture, një aksion që kish nisur më parë me nismën e Edi Ramës, kur ky qe Ministër i Kulturës, me rikonstruksionin e fasadave të ministrive.

Për këtë projekt u kërkua edhe ndihma e qeverisë së Greqisë, e cila u shpreh e gatshme, e madje dha edhe 5 milionë dollarë si donacion të parë, që për shumë vite janë mbajtur në një llogari të veçantë, me të cilat nuk e di se çfarë është bërë më vone e ku përfunduan.

Ndërkaq, me përgjegjësitë e Ministrit të Kulturës i propozova qeverisë dhe u krijua edhe një komision shtetëror, posaçërisht për teatrin me në krye Kryeministrin Ilir Meta e ku përveç autoritete shtetërorë bënin pjesë edhe shumë aktorë të shquar të teatrit, arkitektë, urbanistë, historianë etj. Ky komision, jo vetëm do të drejtonte gjithë prjojektin për teatrin, por edhe do të garantonte me përgjegjësi të plotë transparencën dhe ndërveprimin e të gjithë aktorëve bashkë; komunitetit të artistëve, qeverisë, pushtetit vendor, qytetarëve.

Mirëpo, rrëzimi i asaj qeverie la pa nisur edhe projektin, i cili në fakt edhe në atë kohë provokoi debate të shumta, pikësëpari prej protagonizmit të Edi Ramës që qe bërë kryetar bashkie e që idenë e tij të sotme e kishte dhe e mbronte edhe atëherë, madje duke këmbëngulur që projektin “kthim në identitet”, ta transferonte nga Ministria e Kulturës ku e kishte nisur vetë, për në bashkinë e Tiranës, në një farë mënyre duke e marrë me vete.

Por le ta lemë historinë e të kthehemi tek teatri.

Le të ribëhet nga e para i gjithë ansambli monumental e kulturor me emrin “Skandërbeg”, ashtu siç është projekti i ruajtur, natyrisht me të gjitha kondicionet infrastrukturore që ofron koha dhe zhcillimi i teknologjisë sot. Kjo është një praktikë e njohur botërisht e nuk ka se pse të mos e aplikojmë edhe ne.

Qeveria përmbush qëllimin e vet për një teatër të ri e me kushte bashkëkohore; me sallën të ndërtuar sipas kritereve që kërkon një sallë teatri, por edhe me gjithë elementët e tjerë të nevojshëm.

Ndërkaq, përmbushet edhe kauza a atyre që mbrojnë teatrin, jo thjeshtë e vetëm për ndërtesën, por për gjithë vlerat historike, arkitekturore, urbanistike e funksionale të të gjithë asaj zone.

Ndërsa qyteti, fiton identitetin e zonës, rivitalizimin e saj funksional e atraktiv, por fiton edhe teatrin që sot nuk e ka.

Aktorët, ata të mëdhejtë që nuk janë më fizikisht, por edhe ata që janë, edhe më të rinjtë, do të kenë shtëpinë e tyre, shtëpinë e artit të shpirtit e pasionit të tyre.

Pa pretenduar se kjo është zgjidhja më e mirë, mendoj se eshtë zgjidhja më oportune.

Gjithësesi, është një ide të paktën rreth të cilës mund të debatojmë, të ballafaqojmë qëndrimet, projektet e të përfshihen në të sa më shumë qytetarë. E pse jo, në fund le të vendosë Tirana me referendumin e qytetarëve të saj.

Kjo është edhe një mundësi prove që qeveria të dëshmojë se nuk ka në projektin për të cilin insiston interesa korruptive që fshihen pas teatrit duke e përdorur teatrin abuzivisht.

Natyrisht, qeveria është e fortë e ia “ban Kajcës tetë me di”, por teatri nuk është çështje force.

Teatri e ka fisnikëruar njerëzimin. Teatri ka gdhendur njeriun dhe e ka çliruar nga egërsia. Teatri ka meritën kryesore për ndryshimin e mendësisë njerëzore, për qytetërimin e shoqërisë njerëzore. Qëndrimi ndaj teatrit shpreh karakterin e një qeverie. Ndaj le ta shijojmë teatrin si festë e jo si luftë, e të dëshmojmë se e meritojmë teatrin si cilësi të epërme qytetërimi.

*Zëvendëskryetar i LSI

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 14 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 21 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 28 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 36 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.