Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:31 Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë Portugalja pritet të arrijë 910 milionë dollarë investime në kapital sipërmarrës në 2026, një rritje prej 187% krahasuar me 320 milionë dollarët e 2025-ës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tërmeti nuk është skenë për “show”

Forum E premte, 31 Janar 2020 23:54
Tërmeti nuk është skenë për “show”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, edhe pasi kanë kaluar dy muaj, janë lehtësisht të dukshme kudo në zonat e prekura. Në Durrës, muret e rrëzuara në pallatet shumëkatëshe, apo krisje pa fund të faqeve të tëra të ndërtesave të larta, të kujtojnë në çdo moment jo vetëm atë që ndodhi, por edhe papërgjegjshmërinë e treguar me ndërtimet e reja. Në zonën e Thumanës e në dhjetëra fshatra, çadrat e ngritura përpara shtëpive të shkatërruara, nuk arrijnë të fshehin mjerimin e dhjetëra banorëve, që nën pushtetin e ftohtit, sa vjen e po u humb shpresa.

Vëmendja e medias po zbehet çdo ditë e më shumë. Edhe përfaqësues të lartë të pushtetit, që vetëm pak javë më parë zinin gjithë kohën e edicioneve informative tashmë e kanë kufizuar daljen, sa për të treguar se po punojnë,  se diku po japin ndonjë çelës shtëpie, apo se po kërkojnë fonde (edhe pse për këtë të fundit nuk e dimë se sa do të arrijnë t’i mbushin mendjen donatorëve me shifra të fryra). Gjithçka duket shumë e thjeshtë, me qytetet e reja që premtohet se do të jenë shumë moderne, me qytetarët e prekur që ftohen që të aplikojnë online që të përfitojnë nga programet e rindërtimit, me miliardat, që pritet të mblidhen nga donatorët. Në skenarin virtual, rindërtimi pas tërmetit duket në rrugë të mbarë dhe madje edhe me hapa të shpejtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Realiteti në fakt po rezulton shumë ndryshe. Banorët e prekur nga tërmeti po ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Ata sorollaten në dyert e Bashkive dhe nuk arrijnë të marrin një përgjigje se çfarë do të ndodhë me ta, kur mund të fillojë procesi i rindërtimit, apo nëse banesat e tyre do të shemben, apo riparohen. Në shumë zona nuk ka filluar ende shpërndarja e bonusit të qirasë. Mos marrja e tij si dhe shtrenjtimi i qirave në nivele të papërballueshme për një familje normale, ka bërë që shumë banorë të rikthehen, ndonëse me frikë, në banesat e dëmtuara, që janë shpallur ta pabanueshme. Larg qoftë, por në këtë situatë, një tërmet tjetër, edhe në magnitudë më të ulët sesa ai i 26 nëntorit, do të kishte pasoja shumë më të rënda në jetë njerëzish!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ekonomia ka ndalur në një prej zonave me jetësore të vendit, atë të Durrësit. Kryetari i Dhomës së Tregtisë së qytetit bregdetar thotë se janë lënë në harresë (shih shkrimin në faqet e brendshme të revistës). Bizneset, jo vetëm që nuk po marrin lehtësitë e premtuara, por ata, paradoksalisht, në një situatë të tillë emergjence, kur kanë ndalur punën, apo kur nuk kanë punonjës, po ngarkohen me gjoba. Shteti nuk po u përgjigjet as për atë që u detyrohet, siç është rimbursimi i TVSH-së. Qyteti, i cili kontribuon me 10% të prodhimit të brendshëm bruto, nuk po punon as me 30% të kapacitetit të tij.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Është normale, që një katastrofë e tillë natyrore do të ishte e vështirë të menaxhohej edhe nga qeveri në vende me demokraci më të zhvilluara, korrupsion më të ulët dhe buxhete më të mëdha në dispozicion. Për më tepër, që procesi i rindërtimit po kërkon hartimin e një kuadri tërësisht të ri ligjor, sidomos ai për ndërtimin e zonave të reja të banimit.

Por, kur kanë kaluar dy muaj nga ngjarja fatkeqe, qeveria duket se po e kap lepurin me qerre (si gjithmonë). Këtë po e dëshmojnë më të mirë fondacionet që janë bërë pjesë e procesit të rindërtimit (për parantezë ato arritën të mbledhin shumë më tepër fonde nga donacionet sesa vetë qeveria). Me më pak burokraci, ato janë të gatshme të fillojnë rindërtimin dhe madje e kanë nisur këtë proces, por për paradoks, qeveria nuk po arrin as të zbatojë ligjet që i ka miratuar vetë, si p.sh. nxjerrja e udhëzimeve për përjashtimin e ndërtimeve nga TVSH  dhe taksën e infrastrukturës, apo dhe përshpejtimi i lejeve dhe përcaktimi i trojeve se ku do të ndërtohet.

Edhe vetë banorët, më së paku kanë nevojë të informohen se çfarë do të ndodhë me ta dhe të kenë të qartë një grafik kohor të procesit të rindërtimit. Të paktën për momentin kjo nuk po ndodh. Konfuzioni i ka mbërthyer të gjithë, nga Durrësi e deri në Thumanë e Laç, që ishin dhe zonat më të prekura. Ky konfuzion pastaj rezulton se sjellje të tilla si ndalimi i konsumit, apo blerjeve të mëdha (siç dëshmoi vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë), me efekt në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Duket sikur situata, – në një qeverisje që gjithnjë ka qenë e orientuar nga imazhi -, po zvarritet qëllimisht sa më afër vitit të ardhshëm elektoral për të dhënë shfaqjen e radhës me dorëzimin e çelësave vetëm pak përpara zgjedhjeve. Por, sa më shumë që humbin shpresat e njerëzve, politikanët që nuk arrijnë të përballen me fatkeqësitë natyrore mund të shikojnë besueshmërinë e tyre në popull të shkërmoqet, ashtu si pallatet difektoze, që u shkërmoqën nga tërmeti.

Revista Monitor.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 1 minute

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.